Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

500 euro false në një bankë në Drenas

Lajme
Një bankë në Drenas të hënën është pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitet policore kanë konfiskuar monedhën për procedura të mëtejme. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. “ Ankuesja femër kosovare zyrtare në një bankë, ka raportuar se kishte pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka konfiskuar monedhën për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KosovaPress ...
Komentet te 500 euro false në një bankë në Drenas Janë të Mbyllura

Moti për ditën e sotme

Lajme
Edhe gjatë së martës në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e pasdite parashihen reshje shiu. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius. Ndërkohë që Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) gjatë së hënës ka paralajmëruar sërish vërshime në vend. “Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e ...
Komentet te Moti për ditën e sotme Janë të Mbyllura

​1 mijë e 526 të vdekur nga COVID-19

Lajme
Në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani, 62 mijë e 548 qytetarë janë infektuar me virusin SARS CoV2. Ndërsa janë 1 mijë e 526 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19. Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) nga ky virus kanë arritur që të shërohen 54 mijë e 231 persona. Aktualisht në vend janë 6 mijë e 791 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë që Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e ...
Komentet te ​1 mijë e 526 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura

52 vjet më parë u realizua fluturimi i parë testues i Boeing 747

Rajoni dhe Bota
Boeing 747 nisi prodhimin në vitet `60 dhe fluturimin e parë e kreu më 9 shkurt 1969, ndërsa fluturimin e parë komercial në janar 1970. Shumë shpejt ky tip evoluoi dhe u krijuan lloje të reja si 727-200B me kapacitet më të madh pasagjerësh,747-200F për transport mallrash dhe 747-200C i kombinuar për transport udhëtarësh dhe mallrash në distanca të gjata. Në total kanë ndodhur rreth 50 aksidente ajrore me Boeing 747, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 3707 njerëzve. Ndër aksidentet më të mëdha ajrore të Boeing 747 është edhe ai i aktit terrorist të 11 shtatorit 2001. Konfigurimi “Boeing 747” peshon 397 mijë kilogramë dhe është 70 ...
Komentet te 52 vjet më parë u realizua fluturimi i parë testues i Boeing 747 Janë të Mbyllura

​Hoxhaj për refuzimin e Kurtit për debat: Do ta mposhtja bindshëm

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka folur rreth ftesave që ai i ka drejtuar disa herë kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti për debat televiziv, të cilat ky i fundit i ka refuzuar vazhdimisht. Hoxhaj në Prime Time të Kanal 10 ka thënë se Kurti frikësohet të marrë pjesë në një debat, pasi që ai nuk ka program. “Do ta fitoja çdo debat për tema të caktuara”, ka thënë Hoxhaj duke shtuar se ai do ta fitonte bindshëm debatin me Kurtin – 80 për qind me 20 për qind./KosovaPress ...
Komentet te ​Hoxhaj për refuzimin e Kurtit për debat: Do ta mposhtja bindshëm Janë të Mbyllura

​Hoxhaj: Me Kurtin është një pasiguri totale

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj ka deklaruar se qytetarët e Kosovës duhet ta njohin adresën e duhur para se t’ia besojnë votën e tyre në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt. Ai në PrimeTime të Kanal 10 ka thënë se me Albin Kurtin e Vetëvendosjes është një pasiguri totale në vend dhe se asnjë parti politike nuk ofron siguri, program dhe ekip sikur PDK-ja. Duke folur rreth koalicioneve të mundshme të qeverisjes, Hoxhaj tha se PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike. Hoxhaj ka folur edhe rreth njohjes nga Izraeli dhe vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke thënë se kudo që ...
Komentet te ​Hoxhaj: Me Kurtin është një pasiguri totale Janë të Mbyllura

​Sllovenia do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në KFOR

Lajme
Ministri i Mbrojtjes sllovene Matej Tonin dhe shefi i shtabit të përgjithshëm gjeneral majori Robert Glavash vizituan trupat sllovene që aktualisht shërbejnë në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe njoftuan se Sllovenia do të zvogëlojë numrin e ushtarëve në mision për shkak të rishpërndarjes së forcave. “Sllovenia ka në plan të zvogëlojë kontributin e saj në KFOR deri në një masë, pasi një pjesë e trupave të saj në Kosovë do të transferohen në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe misione të tjera të BE,” i tha Tonin komandantit të KFOR-it gjeneral Major Franco Federici, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë. Sipas agjencisë së lajmeve STA, ministri slloven konfirmoi ...
Komentet te ​Sllovenia do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në KFOR Janë të Mbyllura

​Hoxhaj në Obiliq: PDK, adresa e vetme e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Obiliq para të cilëve ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj tha se vetëm PDK ka program e vizion për rimëkëmbje të shtetit, derisa theksoi se vetëm me PDK në qeveri do të ketë zhvillim ekonomik, punësim e shëndetësi të mirëfilltë. Hoxhaj: Qytetarët e Obiliqit mos ta çojnë votën kot – të votojnë për adresën e sigurt PDK Video “Ata të cilët në këto zgjedhje do të votojnë për PDK-në, për platformën e rimëkëmbjes e cila është rimëkëmbje edhe politike edhe kombëtare edhe ekonomike edhe arsimore edhe shëndetësore, duhet të dalin dhe të votojnë ...
Komentet te ​Hoxhaj në Obiliq: PDK, adresa e vetme e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit Janë të Mbyllura

​Limaj: ‘Shkoi errësira, erdhi drita’, është deklaratë për gjynah e Kurtit

Lajme
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për kundërshtarët politikë, duke thënë se ata nuk kanë histori. “Mohuesit nuk na duhen, ata të cilët mohojnë të arriturën më të madhe të këtij vendi dhe mendojnë se gjithçka fillon me ta. Si mundeni me thënë shkoi errësira e erdhi drita, vetëm se fitova unë”, ka thënë Limaj. Ai tha se errësira në Kosovë ka përfunduar në qershor të vitit 19999, ku janë ndarë dy epokat. “Si munden të gjitha ato përpjekje të luftës çlirimtare, e deri te ndërtimi i shtetit të Kosovës i sheh errësirë. Për gjynah janë ata që thonë kështu”, ka thënë Limaj ...
Komentet te ​Limaj: ‘Shkoi errësira, erdhi drita’, është deklaratë për gjynah e Kurtit Janë të Mbyllura

​Limaj: Jam krenar për gjurmët që kam lënë në ndërtimin e Kosovës

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se ai derisa ka qenë ministër i Infrastrukturës, ka kontribuar jashtëzakonisht për ndërtimin e Kosovës. Ai në emisionin “Debat” të RTK-së tha se kanë ndërtuar autostrada, rrugë dhe shumë pjesë tjera të infrastrukturës që ende sot janë aktuale. “Kemi ndërtuar autostrada, hyrjet në Prishtinë… E kemi bërë zgjerimin e rrugëve në drejtim të Aeroportit, duke e nxjerrë këtë aset nga izolimi. E kemi ndërtuar autostradën e Kombit dhe e kemi projektuar autostradën ‘Arbën Xhaferi’”, tha Limaj. Sipas tij, me projektin e tij për koncensionimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Kosova përfiton 400 milionë euro dhe ky aset prapë i mbetet Kosovës. “Oponentët ...
Komentet te ​Limaj: Jam krenar për gjurmët që kam lënë në ndërtimin e Kosovës Janë të Mbyllura