Paul Pogba do të mungojë disa javë për Manchester United për shkak të një lëndimi ka konfirmuar trajneri Ole Gunnar Solskjaer Mesfushori fitues i Kupës së Botës Pogba u kthye në formacionin startues të United për t’u përballur me Evertonin në fundjavën e kaluar, por luajti vetëm 39 minuta në barazimin 3-3. 27-vjeçari duket se pësoi një dëmtim në kofshë dhe menjëherë u raportua se është në dyshim për ndeshjen e së martës në raundin e pestë të Kupës FA me West Ham United të martën. Solskjaer ka zbuluar shkallën e dëmtimit, i cili mund ta detyronte Pogban të qëndronte jashtë fushës për një varg ndeshjesh shumë të rëndësishme, përcjell ...
Komentet te Lëndohet Paul Pogba, mungon për disa javë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Chelsea ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar mbrojtësin e Bayern Munchen, Jerome Boateng në fund të sezonit, gjithnjë sipas “Todofichajes”. “Blutë” e Londrës kanë finalizuar një marrëveshje në parim me agjentin e 32-vjeçarit, dhe ai tani është vendosur të transferohet në “Stamford Bridge” për një transferim falas kur kontrata e tij skadon në verë, përcjell KosovaPress. Boateng, i cili ka luajtur më parë në Premier League me Manchester Cityn, ka luajtur në 17 ndeshje të Bundesligës për Bayernin në këtë sezon./KosovaPress ...
Komentet te Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje me lojtarin e Bayernit Janë të Mbyllura
Temperaturat e ulëta vazhdojnë të prekin Holandën duke shkaktuar mbylljen e shkollave fillore, që do të hapnin portat për herë të parë pas shtatë javësh. Qendrat e depistimit dhe vaksinimit kundër koronavirusit mbeten gjithashtu të mbyllura në të paktën tetë qytete të vendit, të goditura dje nga stuhia e parë e dëborës që prej më shumë se 10 vitesh. Reshjet e dëborës, të shkaktuara nga stuhia, që meteorologët e kanë quajtur “Darcy”, janë ndalur sot, por Holanda po bëhet objekt i alarmeve të ndryshme meteorologjike, raporton ATSh. Shkollat fillore, të mbyllura që prej mesit të dhjetorit në kuadër të kufizimeve më të ashpra që ka njohur Holanda që prej fillimit ...
Komentet te Holandë, moti i keq mbyll shkollat dhe qendrat e depistimit për COVID-19 Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa vizitoi kampin ushtarak Bondsteel ku bashkëbisedoi me ushtarët në këtë kamp. Gjatë këtij takimi, ushtarët amerikan patën rastin të njoftohen me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, punët që janë kryer deri tani si dhe për planet e së ardhmes në këtë sektor. Ministri në detyrë Mustafa informoi të pranishmit se si ai i është qasur sfidave që i ka hasur në bujqësi. “Për një periudhë të shkurtër kohore arrita t’a stabilizoj financiarisht Ministrinë e Bujqësisë, duke e eliminuar borxhin që kishte ministria ndaj fermerëve dhe njëkohësisht bëra që fermerët të kenë mjete të sigurta financiare për t’i kryer obligimet ...
Komentet te Mustafa bashkëbisedoi me ushtarët amerikan në Kamp Bondsteel Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shtunën ka pranuar 2 mijë e 776 mijë zarfe të votimit përmes postës së shpejt. Ndërsa fletëvotimet për votimin në Kosovë pritet të arrijnë në vend ditën e premte. Kështu ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së KQZ-së, kryeshefi Ekzekutiv i KQZ-së, Burim Ahmetaj, ku ka dhënë edhe informacione të tjera lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor. Ai ka thënë se pranimi i votave të diasporës ka shkuar sipas procedurave të parapara dhe nën përcjelljen e policisë. “Të shtunën i kemi marrë rreth 3 mijë zarfe apo pako të votimit përmes postës, nga posta e shpejtë DHL. Ky është kontingjenti i parë që e ...
Komentet te Vetëm të shtunën KQZ ka pranuar rreth 3 mijë zarfe të votave me postë Janë të Mbyllura
Zinedine Zidane ka mohuar sugjerimet se ai është afër largimit nga Real Madridi, megjithëse nuk ofroi asnjë garanci për të ardhmen e tij. Trajneri i Madridit Zidane deklaroi qartë para takimit të së shtunës së kaluar me Huescan se nuk do të dorëzohej pasi pa ekipin e tij të mundte Deportivo Alaves dhe të humbte në shtëpi nga Levante në mungesë të tij për shkak të koronavirusit, përcjell KosovaPress. Kur u pyet për disa shqetësime në mes tifozëve se ai mund të ishte duke dalë nga klubi, Zidane u përgjigj: “Jo, dëgjo, e rëndësishme është puna e përditshme, atë që po bëjmë. Ditën tjetër, çfarëdo që të ketë ndodhur, ne ...
Komentet te Zidane flet për të ardhmen e tij, jep sinjale jo të mira Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që është edhe kandidat për shef ekzekutivi në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka mbajtur tubim elektoral në Obiliq ku ka premtuar mbështetje për këtë komunë që sipas tij do të jetë pjesë e zhvillimit të përgjithshëm në Kosovë. Hoti ka thënë se janë duke punuar në rikonstruimin e Kosovës B në mënyrë që t’i përmbushë të gjitha standardet ambientaliste. Hoti: Me fondet tona dhe të BE-së po punojmë që të rikonstruojmë Kosovën B (Video) “Ne jemi duke punuar shumë tash, edhe me fondet tona edhe me fonde të Bashkimit Evropian të rikonstruojmë Kosovën B në mënyrë që t’i përmbushë plotësisht standardet ambientaliste ndërkohë që të ...
Komentet te Hoti në Obiliq: Jam i bindur që më 14 shkurt qytetarët do të na japin besimin Janë të Mbyllura
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa vizitoi kampin ushtarak Bondsteel ku bashkëbisedoi me ushtarët në këtë kamp. Gjatë këtij takimi, ushtarët amerikan patën rastin të njoftohen me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, punët që janë kryer deri tani si dhe për planet e së ardhmes në këtë sektor. Ministri në detyrë Mustafa informoi të pranishmit se si ai i është qasur sfidave që i ka hasur në bujqësi. “Për një periudhë të shkurtër kohore arrita t’a stabilizoj financiarisht Ministrinë e Bujqësisë, duke e eliminuar borxhin që kishte ministria ndaj fermerëve dhe njëkohësisht bëra që fermerët të kenë mjete të sigurta financiare për t’i kryer obligimet ...
Komentet te Mustafa në Bondsteel, takohet me ushtarët e kampit Janë të Mbyllura
Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare thuhet se është në shënjestër të klubit gjerman RB Leipzig në Bundesligën Gjermane. Drejtori i “Biancocelestëve”, sipas “Tuttomercatoëeb”, përfundoi në radarin e Red Bull për projektin e tyre në Leipzig, përcjell KosovaPress. Tare u emërua drejtor sportiv në Aquile në korrik të vitit 2008 dhe ish-lojtari ka bërë përshtypje fantastike në rolin e tij në “Olimpico”. Puna e tij në Itali nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe shqiptari është lidhur me RB Leipzigun, por “TMË” pretendon se skuadra gjermane ende nuk ka kontaktuar klubin italian. Raporti pretendon se Leipzig mund të bëjë një lëvizje në muajt e ardhshëm, pasi ata janë duke kërkuar ...
Komentet te Gjiganti gjerman e kërkon Igli Taren si drejtor sportiv Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm ...
Komentet te Tre të vdekur dhe 290 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura