Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me anëtarin e kryesisë, Muzafer Shala kanë takuar sot qindra mësimdhënës të vendit, para të cilëve ka prezantuar Planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e arsimit. Hoxhaj tha se arsimin e kanë prioritet dhe se gjatë qeverisjes së tij vëmendje të veçantë do t’i kushtojnë krijimit të kushteve më të mira për nxënësit e mësimdhënësit. Ai u zotua se me të marrë mandatin do të bëjë rritje të pagave për mësimdhënësit e të gjitha kategorive. Hoxhaj: Do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit Video “Nuk mund të ketë cilësi në arsim pa rritje të pagës së ...
Komentet te Hoxhaj takon mësimdhënësit e Kosovës: Pos rritjes së pagave, do ta digjitalizojmë procesin mësimor Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sipas të dhënave të botuara së fundi nga CIA amerikane, vetëm 26 për qind e popullsisë në Korenë e Veriut ka qasje në energji elektrike. Sipas të dhënave nga i njëjti burim, rreth 36 për qind e njerëzve që jetojnë në qytete dhe rreth 11 për qind e popullsisë në provinca kanë qasje në energji elektrike në 25.8 milionë të Koresë së Veriut, raporton Yonhap. Koreja e Veriut siguron rreth 45 për qind të energjisë elektrike në termocentralet dhe rreth 55 për qind nga termocentralet, ndërsa nuk ka prodhim nga burimet bërthamore dhe të ripërtërirë të energjisë, shton agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut..KosovaPress ...
Komentet te CIA: Rreth 26% e popullsisë së Koresë së Veriut ka qasje në energji elektrike Janë të Mbyllura
Kompania jugkoreane Hyundai mori vendimin për tërheqjen e një pjese të prodhimit nga SHBA dhe kthimin e tij në vend në mënyrë që të mbajë forcën e punës në impiantet e saj. Sipas marrëveshjes midis menaxhimit të prodhuesit të makinave në Korenë e Jugut dhe sindikatës së punëtorëve, prodhimi i rreth 70,000 modeleve Sonata dhe Avanta do të zhvendoset nga Alabama në Shtetet e Bashkuara për herë të parë në qytetin Ulsan në Korenë e Jugut, raporton Yonhap. Sidoqoftë, kompania do të zhvendosë një pjesë të prodhimit të modelit SUV “Taxon” nga Ulsan në Alabama, pasi fabrika në Ulsan filloi prodhimin e modelit të ri SUV Genesis GV70 në fund ...
Komentet te Hyundai tërheq një pjesë të prodhimit nga Shtetet e Bashkuara Janë të Mbyllura
Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Pfizer dhe BioNTech për të shpërndarë 300 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre COVID-19, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian. BE siguroi 300 milionë doza të vaksinës Pfizer në nëntor të vitit të kaluar dhe njoftoi një marrëveshje paraprake për 300 milionë doza të tjera më 8 janar, e cila parashikon mundësinë e diskutimit të kushteve të kontratës së re. “Komisioni miratoi një marrëveshje të re sot,” i tha një zëdhënës Reuters. Zyrtari i përfshirë në bisedimet me Pfizer tha se sipas marrëveshjes së re, vendet e BE-së kanë porositur tashmë 200 milionë doza që do të dorëzohen këtë vit, ndërsa bisedimet ...
Komentet te BE dakordohet me Pfizer për 300 milionë doza të tjera të vaksinës Janë të Mbyllura
Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së dhe kandidati për deputet, Daut Haradinaj, ka ftuar partitë tjera politike që të merren më shumë me popullin dhe sa më pak me sondazhe. “Me aktivistët më të devotshëm të AAK-së bashkëbiseduam për rëndësinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Energjia e madhe që e pashë te ta garanton sukses të pa diskutueshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. “Duke qenë prezent në shumë takime e në shumë tubime në këto 10 ditë fushatë, me ç’rast takova mijëra njerëz, kam përshtypjen që këto zgjedhje do të jenë befasi për të gjithë ata që shpenzojnë mjete financiare për ta lajthitur opinionin. Shihemi më 14 shkurt! Me Forcën ...
Komentet te Daut Haradinaj: Mos harxhoni në sondazhe, por dilni e takoni popullin Janë të Mbyllura
Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një punonjës të Policisë së Kosovës, staf civil – pa autorizime policore, nën dyshimet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor. IPK ka pranuar përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin së një punonjës i PK-së ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor në Prishtinë. Hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, janë njoftuar edhe ...
Komentet te Arrestohet një punonjës i Policisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Pas Gjermanisë edhe Polonia dhe Suedia morën masa të ashpra kundër Rusisë duke dëbuar sot diplomatë të saj, pasi Moska mbrojti vendimin për të bërë të njëjtën gjë javën e kaluar, duke tensionuar marrëdhëniet me BE dhe duke provokuar më shumë sanksione nga blloku, të cilat i përmendi sot edhe shefi i diplomacisë i BE-së, Josep Borrell. Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, pas rikthimit nga Moska, u shpreh i shqetësuar nga refuzimi i autoriteteve ruse për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me Bashkimin Europian dhe u kërkoi drejtuesve europianë të bëjnë të ditura pasojat që vijnë nga sanksionet. Ministria e Jashtme e Gjermanisë e deklaroi punonjësin e ambasadës ...
Komentet te Pas Gjermanisë edhe Polonia dhe Suedia dëbojnë diplomatë rusë Janë të Mbyllura
Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një video-konference sot me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ka mirëpritur zhvillimet e fundit pozitive në lidhje me mosmarrëveshjen midis Greqisë dhe Turqisë, dhe u bëri thirrje të dy palëve që të vazhdojnë dialogun. “Në bisedimet me presidentin turk Erdogan, kancelarja mirëpriti sinjalet e fundit pozitive dhe takimin e fundit midis të dy palëve dhe theksoi rëndësinë e këmbënguljes në dialogun e vazhdueshëm midis Greqisë dhe Turqisë,” tha qeveria gjermane, raporton Reuters. Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje për dekada të tëra, duke përfshirë shtrirjen e kufijve të tyre kontinentalë, kalimet në Detin Egje dhe Qipron e ndarë etnikisht dhe një sërë raundesh bisedimesh u ...
Komentet te Merkel: Është e rëndësishme që Turqia dhe Greqia të vazhdojnë dialogun Janë të Mbyllura
Gjermania vazhdon të jetë edhe sot nën sulmin e stuhive të dëborës, që ka rezultuar në vonesa të shpërndarjes së vaksinave në disa rajone. Kushtet ekstreme të motit çuan në vonesa në shpërndarjen e vaksinave në rajonin verior gjerman të Saksonisë së Ulët, ku Ministria e Shëndetësisë anuloi vaksinimin në 12 qendra, që u planifikuan të rinisin pas përmirësimit të motit, raporton ATSh. Gjithashtu, u raportuan ndërprerje të rrugëve dhe hekurudhave në të gjithë vendin, pasi temperaturat ranë nën zero në zona të gjera të Gjermanisë, ndërsa dëbora vazhdon të bjerë. “Ministri i Transportit, Andreas Scheuer, u ka kërkuar qytetarëve në Gjermaninë veriore dhe qendrore të qëndrojnë në shtëpi dhe ...
Komentet te Gjermani, stuhitë e dëborës vonojnë shpërndarjen e vaksinave Janë të Mbyllura
Greqia konfirmoi sot 25 vdekje shtesë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 5 997 në total, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Mosha mesatare e të gjitha fataliteteve ishte 79 vjeç, 95,6 % kishin një gjendje shëndetësore bashkëshoqëruese, raporton ATSh. Gjithsej, në kujdesin intensiv (ICU) janë 276 individë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. EODY regjistroi, gjithashtu, edhe 638 raste të reja infektimi me COVID-19, nga të cilat katër u identifikuan në pikat e hyrjes në vend. Rastet në Greqi janë gjithsej 164 575 nga të cilat 6 045 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë ...
Komentet te Greqi, 25 viktima nga COVID-19, rriten rastet në kujdesin intensiv Janë të Mbyllura