Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Borxhi ndaj KRU “Prishtina” dërgohen rreth 1 mijë lëndë te Përmbaruesit Privat

Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A ka dërguar 1 mijë lëndë të borxhlinjve tek Përmbaruesit Privat. Kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro. Kështu bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga KRU “Prishtina”. “Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” Sh.A., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve kërkon nga konsumatorët që, të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e ...
Komentet te Borxhi ndaj KRU “Prishtina” dërgohen rreth 1 mijë lëndë te Përmbaruesit Privat Janë të Mbyllura

Szunyog: Kosova nuk mund të ketë furnizim të plotë me vaksina nga COVAX, para pjesës së dytë të vitit

Lajme
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szuyog thotë se Qeveria e Kosovës dhe BE duhet të bëjnë më të mirën që sa më parë të sigurojnë vaksinat antiCOVID-19. Ambasadori thotë se Kosova ka ndjekur procedurat e duhura për t’u furnizuar me vaksina nga COVAX, mirëpo që thekson se furnizimi i plotë nuk pritet të ndodhë para pjesë së dytë të vitit. Ambasadori i BE-së në një intervistë ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë me 14 shkurt, ku thotë se thelbësore është që të formohet sa më shpejt Qeveria në mënyrë që menjëherë t’i bartë përgjegjësitë. Szunyog është deklaruar edhe rreth investitorëve të ...
Komentet te Szunyog: Kosova nuk mund të ketë furnizim të plotë me vaksina nga COVAX, para pjesës së dytë të vitit Janë të Mbyllura

​KOMF: Mbani fëmijët larg aktiviteteve zgjedhore

Lajme
KOMF apelon tek subjektet politike të cilat janë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet nacionale, që të mos i shfrytëzojnë fëmijët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas KOMF, përfshirja e fëmijëve në fushatë elektorale nga subjektet politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, shfrytëzim, e në të njëjtën kohë nuk është në interesin më të mirë të fëmijës. “Për më tepër, përfshirja e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore gjatë kësaj periudhe, përbën rrezik të drejtpërdrejtë edhe për shëndetin e tyre për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia. KOMF bën me dije se përfshirja e fëmijëve në fushatë zgjedhore është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. KOMF i ...
Komentet te ​KOMF: Mbani fëmijët larg aktiviteteve zgjedhore Janë të Mbyllura

Pireva: Të gjitha debatet janë të drejtuara për ta ulur LDK-në, por do të fitojmë

Lajme
Punët e mira të bëra nga Qeveria Mustafa e Hoti do të kenë ndikim te qytetarët që Lidhja Demokratike e Kosovës të fitojë këto zgjedhje. Kështu vlerëson anëtari i Këshillit të LDK-së, Avdi Pireva, i cili shton se entuziazmi i qytetarëve që po hasin në teren dëshmon më së miri një gjë të tillë. Pireva në një intervistë për KosovaPress shprehet kritik për debatet televizive, për të cilat thotë se kanë për qëllim që të ulin LDK-në. Megjithëkëtë, ai shprehet i bindur se me punët e LDK-së në qeverisjet e kaluara LDK do të dalë shumë mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas tij, ëshë tendencë e grupeve të caktuara ...
Komentet te Pireva: Të gjitha debatet janë të drejtuara për ta ulur LDK-në, por do të fitojmë Janë të Mbyllura

Sulmohet punëtori teknik në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë

Lajme
Një person është arrestuar në Klinë për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës një punëtor teknik. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KosovaPress ...
Komentet te Sulmohet punëtori teknik në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë Janë të Mbyllura

“Gjykatat janë të ndikuara politikisht”, kërkohet që të trajtohen dosjet për dëmet e luftës

Lajme
Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të nëntë dosje në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. Meqë padia e bërë sot përkoi me fushatën zgjedhore, drejtori i kësaj shoqate, Jahir Bejta, ka apeluar tek subjektet politike që të fusin në programet e tyre edhe çështjen e dëmeve të luftës. Ai tha se deri më tani nga gjyqësori kanë marrë vetëm përgjigje negative për shkak siç thotë ai të ndikimit politik në institucionet e drejtësisë. Bejta: Partitë politike të fusin çështjen e dëmeve të luftës në programet e tyre Video ...
Komentet te “Gjykatat janë të ndikuara politikisht”, kërkohet që të trajtohen dosjet për dëmet e luftës Janë të Mbyllura

​Varianti britanik i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në SHBA

Rajoni dhe Bota
Rastet e infektimit me variantin e ri, i cili konsiderohet më i rrezikshëm janë shtuar në Amerikë, sipas studimit. Të infektuarit me këtë mutacion të Covid 19 janë dyfishuar javën e fundit në Shtetet e Bashkuara. Përhapja e variantit, e njohur si B.1.1.7, ka bërë presion të shtuar në përpjekjet e vaksinimit në të gjithë botën. Qendra e SHBA-së për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ka parashikuar se ky variant mund të jetë mbizotërues deri në mars. Raporti është një bashkëpunim midis disa studiuesve dhe shkencëtarëve. Megjithatë, numrat e rasteve të variantit të ri konsiderohen ende të ulëta në SHBA. Florida udhëheq me rastet e raportuara të B.1.1.7 me 187 ...
Komentet te ​Varianti britanik i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në SHBA Janë të Mbyllura

Mjekët shqiptarë në Evropë: Vaksinohuni të mbroni veten dhe të tjerët

Rajoni dhe Bota
Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, kanë ndarë një mesazh ndërgjegjësimi mbi procesin e vaksinimit kudo në botë. Për këtë nismë foli në A2, mjekja onkologe në Zvicër, Elona Cekani. “Ne zgjodhëm të vaksinohemi që të mbrojmë veten, të mbrojmë të tjerët, t’ju mbrojmë edhe ju. Ne jemi një grup mjekësh, që në fillim të pandemisë u bashkuam me një shtëpi marramendëse dhe tashmë një grup prej rreth 6 mijë personash. Ideja ishte që ne të ofronim informacion në kohë reale. Kjo nisi kryesisht për mjekët në fillim, ndërsa më pas edhe për qytetarët”, tha ajo. Më tej, mjekja shqiptare theksoi se duhet të vaksinohemi që të marrim ...
Komentet te Mjekët shqiptarë në Evropë: Vaksinohuni të mbroni veten dhe të tjerët Janë të Mbyllura

​Qeveria do të ndaj afër 600 mijë euro për riparim të protezave për invalidët e UÇK-së

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza. Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme. Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i zyrës për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Sylë Vitia./KosovaPress ...
Komentet te ​Qeveria do të ndaj afër 600 mijë euro për riparim të protezave për invalidët e UÇK-së Janë të Mbyllura

​Hyri në zyrën e drejtorit të shkollës me armë, arrestohet

Lajme
Një person është arrestuar në Viti, pasi me armë në brez ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës. Njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress ...
Komentet te ​Hyri në zyrën e drejtorit të shkollës me armë, arrestohet Janë të Mbyllura