Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Arrestohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur duke marrë nga viktima para në vlerë 1.490 euro për t’i ndihmuar në një procedurë në të cilën i dyshuari ishte zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress ...
Komentet te ​Arrestohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare Janë të Mbyllura

​Avokati i Popullit: Votuesit jashtë vendit kanë kërkuar që të shtyhet afati për pranimin e votave

Lajme
Avokati i Popullit ka pranuar ankesa nga qytetarët lidhur me procesin zgjedhor që ka të bëjë me verifikim e aplikacioneve jashtë vendit, vështirësitë për shkarkim të formularëve të fletëvotimeve nga Web faqja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), mospërfshirje të qytetarëve me të drejtë vote në listën e votuesve si dhe mospranimi përmes e-mailit të ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP). Votuesit jashtë vendit kanë adresuar kërkesë që të shtyhet afati për pranimin e votave të dërguara me postë. Lidhur me këtë Avokati i Popullit i ka bërë thirrje KQZ-së që t’i shqyrtojë këto kërkesa dhe që askush të mos privohet nga e drejta për të votuar. “Avokati ...
Komentet te ​Avokati i Popullit: Votuesit jashtë vendit kanë kërkuar që të shtyhet afati për pranimin e votave Janë të Mbyllura

Avokati i Popullit: Partitë politikë nuk po respektojnë masat antiCOVID, kjo është selektive

Lajme
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID-19 nga subjektet politike në kohë fushate. Avokati i Popullit shpreh shqetësimin lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 gjatë fushatës zgjedhore. “Avokati i Popullit shfaq shqetësimin e tij lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme 2021. Avokati i Popullit ka vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat anti -covid nga ana e partive politike ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar. Ky është ...
Komentet te Avokati i Popullit: Partitë politikë nuk po respektojnë masat antiCOVID, kjo është selektive Janë të Mbyllura

Mbyllen sot bisedimet për qeverinë e re në Itali

Rajoni dhe Bota
Mbyllet sot në mesditë raundi i dytë 36 orësh i takimeve mes të deleguarit për krijimin e qeverisë italiane me bazë të gjerë të Mario Draghi dhe partive në Senat. Deri atëherë, Draghi do i parashtrojë palëve planin konkret të ndërtimit të qeverisë ku në takime priten partitë e mëdha. Pas kësaj mund të gjykohet për një takim palësh jashtë Senatit si dhe prezantimi para shoqërisë civile. Deri me tani ai duket se e ka mbështetjen e gjerë që do të thotë se nesër mund të bëhet edhe prezantimi i emrave të piketuar për ministra./KosovaPress ...
Komentet te Mbyllen sot bisedimet për qeverinë e re në Itali Janë të Mbyllura

Kupa e Italisë, vendoset sot finalisti i parë mes Juventus dhe Inter

Sport
Juventus përballë Inter. Për të tretën herë në harkun e 3 javëve, por me ndeshjen që këtë herë luhet në shtëpinë e bardhezinjve. Dy rivalët historikë të kampionatit italian përplasen sërish, këtë herë për të vendosur se cila do të jetë skuadra që do të shkojë në finale. Ndërsa në kampionat të dy skuadrat i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë, javë pas jave, në aktin e dytë gjysmëfinal, “zonja e vjetër” është e favorizuar prej fitores 2-1 në 90 minutat e luajtura në “San Siro”, nën shenjën e Cristiano Ronaldos. Fitorja në Torino e Inter mungon prej vitit 2013, megjithatë referuar ballafaqimeve të fundit, skuadra e Conte vjen këtë herë në ...
Komentet te Kupa e Italisë, vendoset sot finalisti i parë mes Juventus dhe Inter Janë të Mbyllura

480 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Lajme
Masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona po vazhdojnë të mos respektohen nga qytetarët. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 480 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVD-19. Ndërkohë aktualisht në vend janë 6 mijë e 791 raste aktive me COVID-19./KosovaPress ...
Komentet te 480 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Gjendet i vdekur punëtori i një shkolle në Budrigë të Parteshit

Lajme
Një person është gjetur i vdekur në tualetin e një shkolle fillore në fshatin Budrigë e ulët e Komunës së Parteshit. Personi pa shenja jete është gjetur mbrëmjen e së hënës. Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima ka qenë punëtor i një shkolle tjetër. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një sholle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit trupi i ...
Komentet te Gjendet i vdekur punëtori i një shkolle në Budrigë të Parteshit Janë të Mbyllura

​Kongresi nis sot gjykimin e Donald Trump

Rajoni dhe Bota
Kongresi amerikan nis sot gjykimin ndaj ish-presidentit Donald Trump me akuzat e organizimit të kryengritjeve në Kapitol më 6 janar ku mbetën të vrarë 5 persona, mes të cilëve një zyrtar policor. Nëse faktohen akuzat dhe Trump dënohet, atij i ndalohet rikandidimi për të njëjtin post. Pala përfaqësuese e mbrojtjes ndërkohë kërkon rrëzimin e akuzave për sa kohë që shkarkimi i Trump nuk mund të jetë më një mundësi. Gjithsesi, për të dënuar Trumpin, demokratëve iu duhen edhe 17 vota nga pala republikane, çka sipas gjasave zor se arrihet./KosovaPress ...
Komentet te ​Kongresi nis sot gjykimin e Donald Trump Janë të Mbyllura

Ngjarjet e datës 9 shkurt (Video)

Lajme
OJQ “Ngritja e Zërit” dorëzon për herë të nëntë dosje në Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 09:00) Do te ketë video   Demokracia në Veprim mban konferencë për media. (KDI, ora 13:00) Do te ketë video – LIVE   Kandidati për kryeministër nga VV Albin Kurti dhe u.d. presidentja Vjosa Osmani marrin pjesë në tubim zgjedhor në Suharekë. (Sheshi i qytetit “Fadil Vata” ora 13:30) Do te ketë video – LIVE   Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, mban tubim elektoral në Rahovec (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00) Do te ketë video ...
Komentet te Ngjarjet e datës 9 shkurt (Video) Janë të Mbyllura

58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

Lajme
58 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 42 pacientë raportohet të jenë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 të tjerë në respirator (CPAP). Siç njoftojnë nga spitalin, 10 nga këta pacientë të infektuar me virusin korona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. 58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm ...
Komentet te 58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura