​Kongresi nis sot gjykimin e Donald Trump

- in Rajoni dhe Bota

Kongresi amerikan nis sot gjykimin ndaj ish-presidentit Donald Trump me akuzat e organizimit të kryengritjeve në Kapitol më 6 janar ku mbetën të vrarë 5 persona, mes të cilëve një zyrtar policor.

Nëse faktohen akuzat dhe Trump dënohet, atij i ndalohet rikandidimi për të njëjtin post.

Pala përfaqësuese e mbrojtjes ndërkohë kërkon rrëzimin e akuzave për sa kohë që shkarkimi i Trump nuk mund të jetë më një mundësi.

Gjithsesi, për të dënuar Trumpin, demokratëve iu duhen edhe 17 vota nga pala republikane, çka sipas gjasave zor se arrihet./KosovaPress