Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​96 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Lajme
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka shënuar rënie. Aktualisht në Gjilan janë 96 raste aktive me virusin korona. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli në takimin e sotëm të komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ismajli derisa bëri të ditur numrin e rasteve aktive, sërish iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit. Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10020 mostra, 3511 kanë rezultuar pozitivë, 3307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar ...
Komentet te ​96 raste aktive me COVID-19 në Gjilan Janë të Mbyllura

Lloji i ri brazilian i koronavirusit zbulohet në Zvicër

Rajoni dhe Bota
Rasti i parë i infeksionit me llojin brazilian të virusit korona është zbuluar në Zvicër, raporton e përditshmja Blik. Tani për tani, është e paqartë se si ky lloj ishte “importuar” në Zvicër. Sipas Virginia Maserej nga Shërbimi Federal i Shëndetit (BAG), lloji brazilian gjithashtu infektoi njerëzit që kishin kontraktuar më parë llojin “e vjetër”. Ndërsa numri i infeksioneve me “llojin klasik” në Zvicër është në rënie, prania e llojeve të reja po përcaktohet gjithnjë e më shumë. Një total prej 4.411 lloje të reja janë identifikuar deri më tani në Zvicër, shumica e tyre britanikë./KosovaPress ...
Komentet te Lloji i ri brazilian i koronavirusit zbulohet në Zvicër Janë të Mbyllura

Trajkoviq kujton Ivanoviqin: Edhe Lista kriminale Serbe duhet të gjykohet për vrasjen

Lajme
Kandidatja për deputete nga radhët Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Rada Trajkoviq, u prononcua për media nga vendi ku ishte vrarë politikani tjetër serb Oliver Ivanoviq. Ajo tha se kishte zgjedhur pikërisht vendin për të respektuar përpjekjet e Ivanoviqit për të përmirësuar jetën e qytetarëve serbë në veri si dhe për të kërkuar përgjigje rreth ngjarjes që i mori jetën atij. Trajkoviq tha se familja e Oliver Ivanoviqit por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë të vërtetën se kush e vrau dhe kush mori pjesë në organizimin e urdhrave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ajo shtoi se kandidatët e tjerë serbë që janë në garë në zgjedhjet e ...
Komentet te Trajkoviq kujton Ivanoviqin: Edhe Lista kriminale Serbe duhet të gjykohet për vrasjen Janë të Mbyllura

Kurti: Drejtësia e vonuar për Balajn dhe Xheladinin, drejtësi e mohuar

Lajme
Në 14-vjetorin e vdekjes së dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, familjar e aktivistë, së bashku me kreun e VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë. Kurt nga aty tha se drejtësia e vonuar për Balajn dhe Xheladinin është drejtësi e mohuar edhe pas 14 viteve. Kurti: Drejtësia e vonuar për Balajn dhe Xheladinin, drejtësi e mohuar Video “Para 14 viteve në këtë shesh janë shkrepur 232 plumba gome mbi trupat e protestuesve paqësor dhe të paarmatosur teksa po tërhiqeshin nga gazi lotsjellës. 8 sekonda pas gazit lotsjellës janë shkrepur nga policia e UNMIK-ut nga njësitit rumun dhe ...
Komentet te Kurti: Drejtësia e vonuar për Balajn dhe Xheladinin, drejtësi e mohuar Janë të Mbyllura

Kurti nuk i përgjigjet Mustafës për “Republikën e Tretë”

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka komentuar deklaratat e të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa lidhur me aleatët e tij për “Republikën e Tretë”. Kurti është përgjigjur shkurt duke thënë se nuk ka mundësi t’i ndjek deklarimet e të tjerëve. Megjithatë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë deklarimit të tij tha se Kosova ndodhet para një referendumi gjithëpopullor që shënon dalje nga kriza për vendin. Kurti: Nuk po kam mundësi me i ndej deklarimet e të tjerëve Video “Republika e Kosovës është para një referendumi gjithëpopullor me të cilin numri 127 shënon avancimin socio-ekonomik euroatlantik dhe gjithashtu daljen nga kjo krizë ...
Komentet te Kurti nuk i përgjigjet Mustafës për “Republikën e Tretë” Janë të Mbyllura

Haxhiu: Deri në verë do të vaksinojmë 70 përqind të popullatës

Lajme
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu është i bindur se në rast se dalin të parët në zgjedhjet e 14 shkurtit do të arrijnë që deri në gjysmën e parë të vitit të realizojnë 70 përqind të vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti-COVID. Haxhiu në një intervistë për KosovaPress ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe Hoti për keqmenaxhim të pandemisë, pasi sipas tij, përmes këtij menaxhimi të dobët Serbia ka arritur të bëjë propaganda në dobi të saj. Ai deklaron se me ardhjen e Partisë Demokratike në Kosovës në ekzekutiv do të arrijnë që të implementojnë sigurimet shëndetësore dhe se do të ofrojnë 580 lloje të barnave ...
Komentet te Haxhiu: Deri në verë do të vaksinojmë 70 përqind të popullatës Janë të Mbyllura

OAK vazhdon të punoj për ndërlidhjen e të rinjve me tregun e punës

Lajme
Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët, ofrimin e këshillave profesionale, angazhimit të studentëve të A.U.K në praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-së, bashkëpunimit edhe në fusha tjera, krahas fushave dhe veprimtarive që ushtrojnë të dyja subjektet është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K). Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Universiteti Amerikan në Kosovë (A.U.K) përmes këtij Memorandumi të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, pajtohen që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë mekanike. OAK, me nënshkrimin e këtij memorandumi ritheksoi se këto bashkëpunime do të implementohen ...
Komentet te OAK vazhdon të punoj për ndërlidhjen e të rinjve me tregun e punës Janë të Mbyllura

​Mustafa reagon për vendosjen e shamive të kuqe: VV duhet ta qartësoj kush janë partnerët për Republikën e Tretë

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar lidhur me shamitë e kuqe të vendosura nëpër shtyllat e kryeqytetit. Mustafa për këtë thotë se vota është shprehje e vullnetit politik, ku shton se nuk është i sigurt nëse qytetari e di simbolikën e shamive të vendosura nëpër Prishtinë. “Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit. Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata. Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe ...
Komentet te ​Mustafa reagon për vendosjen e shamive të kuqe: VV duhet ta qartësoj kush janë partnerët për Republikën e Tretë Janë të Mbyllura

​Kurti për dialogun: Në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë

Lajme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën se pas ardhjes së tij në krye të ekzekutivit do ta nxjerrin Kosovën nga pazaret me Serbinë dhe se në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojë borxhin Serbisë. Kështu ka deklaruar Kurti për KosovaPress pas homazheve që bëri tek varri i aktivistit Arben Xheladini, në 14 vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit ku mbetën të vrarë nga plumbat e gomës Arbeni dhe Mon Balaj. Ai tha se krahas nxjerrjes së vendit nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës, do të nxjerrin Kosovën edhe nga pazaret me Serbinë. Kurti: Do të nxjerrim Kosovën nga pazaret me Serbinë Video “Ne jemi të ...
Komentet te ​Kurti për dialogun: Në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë Janë të Mbyllura

Arrestohet një person, në kamionin e tij fshehu 12 shtetas afganë që dyshohet se u bartën nga Greqia

Lajme
Një person është arrestuar në terminalin doganor Hani i Elezit pasi që në kamionin e tij kishte fshehur 12 persona shtetas Afganistan. Transportimi i shtetaseve afgan po bëhej në mënyrë të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga ...
Komentet te Arrestohet një person, në kamionin e tij fshehu 12 shtetas afganë që dyshohet se u bartën nga Greqia Janë të Mbyllura