Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Kurti: Moni dhe Arbeni dëshmorë të vullnetit të popullit për liri

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në 14 vjetorin e protestës së përgjakshme të 10 shkurtit, ku vdiqën dy aktivistët. Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, anëtarët e partisë, aktivistë e familjarë të Xheladinit fillimisht bënë homazhe në Podujevë tek varri i Mon Balajt, e më pas tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë. Me këtë rast lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Moni dhe Arbeni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri. Kurti: Moni e Arbeni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri Video “Pas homazheve në Besianë tek Moni, ne erdhëm këtu tek ...
Komentet te ​Kurti: Moni dhe Arbeni dëshmorë të vullnetit të popullit për liri Janë të Mbyllura

Refuzoi ta kontrolloj pacienten pasi kishte përfunduar orarin, sulmohet mjeku në Istog

Lajme
Një mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Istog gjatë së martës është sulmuar pasi që kishte refuzuar ta kontrollonte një pacientë me arsyetimin e se kishte përfunduar orarin e punës. Me këtë rast policia ka arrestuar tre persona. Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi ...
Komentet te Refuzoi ta kontrolloj pacienten pasi kishte përfunduar orarin, sulmohet mjeku në Istog Janë të Mbyllura

61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Lajme
61 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga ta 47 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 janë në respirator (CPAP). Nga spitali njoftojnë se 12 të tjerë po ashtu të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 204 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe ...
Komentet te 61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

Ngjarjet e datës 10 shkurt (Video)

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje organizon homazhe në përkujtimin e 10 shkurtit 2007, demonstratës ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. (Varri i Arben Xheladinit, ora 09:00) Do të ketë video Homazhe te pllaka përkujtimore në sheshin “Nënë Terezë” në Prishtinë (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:00) Do të ketë video    Kandidati për kryeministër, Albin Kurti i shoqëruar nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani do të mbajnë tubim në Prizren (Sheshi Shatërvan, ora 11:30) Do të ketë video   AAK mban tubim zgjedhor në Deçan. (Restorant “Maturanti”, ora 13:00) Do të ketë video – LIVE Agjenda e takimeve të kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti: 12:30- Sheshi ...
Komentet te Ngjarjet e datës 10 shkurt (Video) Janë të Mbyllura

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Deçan

Lajme
Një person është gjetur i vdekur në rrugët e fshatit Strellc të Epërm të Deçanit mbrëmjen e së martës. Policia e Kosovës njofton se tashmë i ndjeri ishte gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtarë të cilët e kishin dërguar në Spitalin e Pejës. Me konsultim me prokurorin e rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë i shtrirë dhe nga disa kalimtar ishte dërguar në spitalin e Pejës. Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me konsultim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në ...
Komentet te Gjendet i vdekur në rrugë një person në Deçan Janë të Mbyllura

Qeveria ndan 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së

Lajme
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Vendim ky që u miratua në mbledhjen elektronike të qeverisë në detyrë. “Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë e treqind e dyzet e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të luftës së UÇK-së”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit. Këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet e ...
Komentet te Qeveria ndan 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së Janë të Mbyllura

​6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19

Lajme
Që nga 13 marsi i vitit 2020, kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka shkuar në 62 mijë e 782 raste. Shkak i infektimit të virusit korona kanë humbur jetë 1 mijë e 528 persona. Sipas njoftimit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani 54 mijë e 440 persona janë shëruar nga infektimi me koronavirus. Ndërkohë që në vend janë 6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe ...
Komentet te ​6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

Moti sot në Kosovë

Lajme
Moti në Kosovë gjatë të mërkurës do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton edhe se të enjten do të ketë reshje shiu dhe në viset e larta do të ketë edhe reshje bore. “Të enjten parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura

​Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt, disa nga rreziqet

Lajme
Rreziqet nga përdorimi i internetit rriten sa më shumë që fëmijët shkathtësohen në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative. Ata krijojnë një lloj pavarësie, e cila mund të nxisë zbulimin dhe gjetjen e mjeteve dhe mënyrave të komunikimit dhe informacioneve në faqe të internetit me përmbajtje të papërshtatshme. Rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit mund të jenë: • Përdorimi i tepruar i internetit në dëm të aktiviteteve sociale dhe fizike në natyrë, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijës. • Rrezik për dëmtime fizike, ngacmime, abuzim fizik dhe seksual nga personat me të cilët fëmijët mund të organizojnë dhe realizojnë takime të drejtpërdrejta. ...
Komentet te ​Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt, disa nga rreziqet Janë të Mbyllura

Gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi

Lajme
Sot bëhen gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Prishtinës dhe Beogradit. Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi. Kjo sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini është arritur rreth orës 2 pas mesnate. “Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, shkroi ajo në Twitter. Pas takimit Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë. I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla. Ai ka thënë se nuk ...
Komentet te Gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi Janë të Mbyllura