Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Publikohet lista e basketbollistëve për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë

Sport
Gjatë muajit shkurt, Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023. Xhiroja e tretë e kësaj gare parasheh që të gjitha ndeshjet e Grupit B të zhvillohen në Prishtinë, përcjell KosovaPress. Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë më 18 shkurt, ku e presin Kombëtaren e Luksemburgut, ndërsa dy ditë më vonë, më 20 shkurt, do të ballafaqohet me Sllovakinë. Trajneri i Kombëtares së Kosovës Christos Marmarinos së bashku me stafin e tij kanë publikuar listën prej 16 basketbollistëve, të cilët do t’i zhvillojnë ndeshjet e muajit shkurt. Seancën e parë përgatitore ekipi i “Dardanëve” ...
Komentet te ​Publikohet lista e basketbollistëve për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë Janë të Mbyllura

Njoftime shtesë (Video)

Lajme
Nisma Socialdemokrate mban takim në Komoran (Restorant “Sharri”, ora 15:00) Do të ketë video – LIVE Nisma Socialdemokrate mban takim në Komoran (Restorant “Bimi 3”, ora 17:00) Do të ketë video – LIVE Kandidatja për deputete nga radhët Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Rada Trajkoviq, mban aktivitet zgjedhor në veri (Video) Intervistë: Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga PDK (Video) Intervistë: Besart Dreshaj, kandidat për deputet nga LDK (Video)/KosovaPress ...
Komentet te Njoftime shtesë (Video) Janë të Mbyllura

​Milan dëshiron ta bëjë blerjen e Dalot permanente

Sport
Milan dëshiron të nënshkruajë me Diego Dalot në formën e transferimit permanent, raporton “Calcio Mercato”. 21-vjeçari aktualisht është në formë huazimi në “San Siro” nga Manchester United, dhe “Rossonerët” dëshirojnë ta bëjnë permanente blerjen e tij në verë, përcjell KosovaPress. United ka paguar dëmshpërblim 25 milionë euro për transferimin e Dalot nga Porto në vitin 2018, por Milan shpreson ta sjellë lojtarin në radhët e tyre për gjysmën e çmimit që pagoi Manchester. Këtë sezon, Dalot ka regjistruar tetë paraqitje në Serie A për skuadrën e Milan./KosovaPress ...
Komentet te ​Milan dëshiron ta bëjë blerjen e Dalot permanente Janë të Mbyllura

Publikohen masat e reja antiCOVID-19 në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë në Shqipëri njoftoi këtë të mërkurë për masat e reja shtrënguese për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se lëvizja ndalohet nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: “- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt. – Ndalimi i ...
Komentet te Publikohen masat e reja antiCOVID-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura

Atalanta-Napoli, sot vendoset kundërshtari i Juventusit

Sport
Pasi që ndeshja e parë e kësaj gjysmëfinaleje përfundoi pa gola, Atalanta pret sot në Bergamo skuadrën e Napolit, ku do të vendoset kundërshtari i Juventusit në finalen e Kupës së Italisë. Juventus barazoi pa gola mbrëmë me skuadrën e Interit, ku ndeshja e parë që ishte zhvilluar, kishte përfunduar në të mirë të “Zonjës së Vjetër”, kështu duke e siguruar biletën drejt finales, përcjell KosovaPress. Napoli do të shikojë të vazhdojë rrugëtimin drejt finales, për mbrojtjen e titullit të Kupës së Italisë, të cilin e fitoi në sezonin 2019/20 kundër Juventusit, ndërsa Atalanta do të hyjë në këtë ndeshje me qëllim për të siguruar biletën drejt finales, që në ...
Komentet te Atalanta-Napoli, sot vendoset kundërshtari i Juventusit Janë të Mbyllura

Dreshaj: Do rrisim pensionet, mbështetje edhe për rininë e bujqit

Dreshaj: Do rrisim pensionet, mbështetje edhe për rininë e bujqit
Kandidati për deputet nga LDK, Besart Dreshaj, tha se politikat qeverisëse të Lidhjes Demokratike do të ndikojnë në mirëqenien e çdo qytetari. Sipas tij, në fokus kanë rimëkëmbjen ekonomike, mbështetjen e rinisë dhe të bujqve. Dreshaj në një intervistë për KosovaPress thotë se rrugëtimi i tij 10-vjeçar në politik i ka ndihmuar që t’i njoh nga afër nevojat e qytetarëve, prandaj ka vendosur që të garojë për një vend në Kuvendin e Kosovës për të qenë zëri i çdo qytetari. Dreshaj Ofrojmë mbështetje për bizneset, rininë e bujqësinë   Video   “Pas një rrugëtimit politik mbi 10 vite duke filluar nga strukturat e forumit rinor, nga ekzekutivi lokal dhe niveli ...
Komentet te Dreshaj: Do rrisim pensionet, mbështetje edhe për rininë e bujqit Janë të Mbyllura

​FA Cup angleze, Everton kundër Tottenham

Sport
FA Cup angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të fazës së kualifikimeve për në çerekfinale. Mbrëmë siguruan kualifikimin tutje Bournemouth dhe Manchester United. Bournemouth siguroi fitore si mysafir kundër Burnley-t me rezultat 0:2, kurse “Djajtë e Kuq” triumfuan kundër West Ham, me rezultat minimal 1:0. Ndërsa, dy ndeshjet më interesante të programit për ditën e mërkure do të jenë mes Swansea City e Manchester City dhe Everton e Tottenham Hotspur, përcjell KosovaPress. Everton rikthehen në këtë ndeshje nga barazimi me Manchester United, dhe Tottenham arritën në fundjavë të sigurojnë tre pikë kundër skuadrës së West Brom. Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ...
Komentet te ​FA Cup angleze, Everton kundër Tottenham Janë të Mbyllura

​Kupa e Kosovës rikthehet me disa ndeshje interesante

Sport
Kupa e Kosovës vazhdon sot me disa ndeshje në kuadër të kualifikimeve për çerekfinale. Dje kishte disa rezultate befasuese, ku Llapi mposhti skuadrën e Ballkanit dhe Prishtina arriti të shënoi fitore kundër Dritës, duke siguruar kështu biletat drejt çerekfinales, përcjell KosovaPress. Ndër ndeshjet më interesante të programit do të jetë ajo ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit. “Stuhia e Kuqe” pret në shtëpi skuadrën e Feronikelit, ku fituesi do të vazhdojë drejt fazës së çerekfinales. Programi i plotë: 13:00 KF A&N – Flamurtari (Stadiumi Përparim Thaçi) 13:00 Arbëria – Feronikeli (Stadiumi Sami Kelmendi) 13:00 Istogu – Gjilani (Stadiumi Demush Mavraj) 13:00 Trepça ’89 – Ferizaj (Stadiumi Riza Lushta) /KosovaPress ...
Komentet te ​Kupa e Kosovës rikthehet me disa ndeshje interesante Janë të Mbyllura

455 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Lajme
Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Për mosrespektim të këtyre masave, Policia e Kosovës brenda ditës ka shqiptuar 455 gjoba. Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19. Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste./KosovaPress ...
Komentet te 455 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Austria konfirmon 1.469 raste të reja dhe 43 të vdekur nga koronavirusi

Rajoni dhe Bota
Në Austri, ditën e tretë pas zbutjes së masave, numri i të sapo infektuarve arriti në 1.469. Kjo është, krahasuar me të njëjtën ditë javën e kaluar, vetëm rreth 50 më pak. Një rritje e lehtë në numrin e rasteve të reja me koronavirus ka të bëjë edhe me testimin e detyrueshëm të personave që punojnë në aktivitete shërbimi, të cilët ishin të infektuar por asimptomatikë. Aktualisht, ka 1.564 pacientë COVID në spital, nga të cilët 267 janë në kujdes intensiv. Shumica e infektuar rishtas u regjistruan në Austrinë e Poshtme me 283, pasuar nga Shtajerska me 269, dhe Austria e Epërme me 213, pastaj Vjena me 203, Salzburg me ...
Komentet te Austria konfirmon 1.469 raste të reja dhe 43 të vdekur nga koronavirusi Janë të Mbyllura