Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Austria dëshiron edhe gjashtë milionë vaksina shtesë

Rajoni dhe Bota
Qeveria austriake mori një vendim sot për të blerë edhe gjashtë milionë doza shtesë të vaksinave. Shumica e vaksinave, 4.7 milionë, do të prokurohen nga kompania amerikane Moderna dhe do të jenë në dispozicion në fund të tremujorit të dytë, tha ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anshober. Pjesa tjetër është porositur nga koncerni francez Valneva dhe është një vaksinë që nuk është aprovuar ende dhe e cila do të mund të dorëzohet në fund të vitit. Gjashtë milionë vaksina janë pjesë e kontingjentit të BE-së që vendet anëtare mund të kërkojnë shtesë. Në një konferencë shtypi, Anshober hodhi poshtë pretendimet se Austria ishte shumë e varur nga vaksina AstraZeneca. Ai vuri ...
Komentet te ​Austria dëshiron edhe gjashtë milionë vaksina shtesë Janë të Mbyllura

​KE propozon përshpejtimin e dëbimit të migrantëve

Rajoni dhe Bota
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar përshpejtimin e dëbimit të migrantëve që nuk plotësojnë kushtet për azil, ndërsa gjithnjë e më shumë kritika po vijnë nga Kombet e Bashkuara për mohimin e të drejtave të migrantëve në BE. Sipas një dokumenti të brendshëm dërguar vendeve të BE sot, në të cilin Reuters kishte qasje, dëbimet do të jenë falas për vendin për të vendosur mbi bazën e rregullave të vendosura, dhe KE gjithashtu mund të dënojë anëtarët e papajtueshëm, të gjitha me qëllimin se vendosja e një sistemi të përbashkët do të funksionojë më mirë, tha agjencia. OKB aktualisht po bën presion mbi Bashkimin Evropian për të ndaluar praktikën në rritje ...
Komentet te ​KE propozon përshpejtimin e dëbimit të migrantëve Janë të Mbyllura

Gjendet e vdekur gruaja e Jerome Boaten

Sport
Ish-e dashura e mbrojtësit Jerome Boateng është gjetur e vdekur, vetëm një javë pasi çifti kumtoi lajmin e divorcit mes tyre, raporton “Bild”. Kasia Lenhardt u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj në Berlin, ku policia nuk është duke e trajtuar rastin si vdekje e dyshimtë, përcjell KosovaPress. Një deklaratë nga policia gjermane u publikua në gazetën “Bild” duke dhënë informata për rastin në fjalë. “Dje rreth orës 20:30, kishte një operacion policor në Charlottenburg, për dyshime rreth një vetëvrasje. Një person i pajetë është gjetur në shtëpi. Ende nuk kemi prova ose të dhëna të mjaftueshme nëse është e përfshirë ndonjë palë tjetër”, thuhet në deklaratë. Mësohet se ...
Komentet te Gjendet e vdekur gruaja e Jerome Boaten Janë të Mbyllura

Vdes nëna e Jurgen Klopp, tekniku gjerman nuk mund të udhëtojë në Gjermani

Sport
Sot ka ndërruar jetë nëna e teknikut gjerman Jurgen Klopp, Elisabeth Klopp, në moshën 81-vjeçare. Klopp u pa i mërzitur nga mediat sot, për shkak se ai nuk do të ketë mundësi të udhëtojë drejt Gjermanisë për funeralin e nënës së tij, përcjell KosovaPress. “Ajo ishte gjithçka për mua”, tha Klopp në një telegram që u publikua nga një gazetë gjermane. “Ajo ishte një nënë e vërtetë në kuptimin më të mirë të fjalës”, shtoi 53-vjeçari, i cili nuk e kishte vizituar nënën e tij që nga datëlindja e 80-të e saj. “Si një krishterë i devotshëm, unë e di që ajo tani është në një vend më të mirë”, ...
Komentet te Vdes nëna e Jurgen Klopp, tekniku gjerman nuk mund të udhëtojë në Gjermani Janë të Mbyllura

​Kurti: Prizrenin me Tetovën do t’i lidhim përmes tunelit

Lajme
Edhe në këtë fushatë zgjedhore, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po premton se nëse bëhet kryeministër, do të fillojë përgatitjen e projektit që lidh Prizrenin me Tetovën përmes tunelit. Këtë, Kurti e ka thënë sot në Prizren, qytet për të cilin ka premtuar buxhet më të madh nga qeveria e ardhshme e Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidati për kryeministër të vendit Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani e cila në këto zgjedhje garon me listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë takuar sot qytetarët e Prizrenit, në ecjen përgjatë qytetit. Përveç aktivistëve, ata morën përkrahje edhe nga kryetari i Aleancës për ...
Komentet te ​Kurti: Prizrenin me Tetovën do t’i lidhim përmes tunelit Janë të Mbyllura

Arrestohen hakerët – vodhën 100 milionë dollarë në valuta digjitale

Rajoni dhe Bota
Europol njoftoi sot se ndihmoi në arrestimin e dhjetë personave të dyshuar për vjedhje të valutave digjitale me vlerë 100 milionë dollarë përmes sistemit “shkëmbimi i kartës SIM”, i cili u mundësoi të dyshuarve të hynin në telefonat e viktimave të tyre. Një total prej tetë kriminelësh u arrestuan dje si rezultat i një hetimi ndërkombëtar mbi disa sulme hakerësh ndaj figurave publike në Shtetet e Bashkuara dhe ata ndoqën kapjen e mëparshme të një personi në Maltë dhe Belgjikë që i përkiste këtij rrjeti kriminal. “Banda e organizuar kriminale kishte në shënjestër mijëra viktima në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, duke përfshirë njerëz të famshëm, yje sportivë, muzikantë ...
Komentet te Arrestohen hakerët – vodhën 100 milionë dollarë në valuta digjitale Janë të Mbyllura

​1.212 raste të reja dhe 62 viktima nga COVID-19 në Bullgari

Rajoni dhe Bota
Në Bullgari, 1.212 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, dhe 62 njerëz kanë vdekur, është bërë e ditur në faqen zyrtare të internetit për monitorimin e epidemisë. Që nga seksioni i fundit, 13.228 mostra janë testuar. Aktualisht ka 22.065 raste aktive në Bullgari, raporton agjencia e lajmeve BTA. Janë 3.129 pacientë në spitale, nga të cilët 266 janë në kujdes intensiv. Në 24 orët e fundit, 3.540 njerëz u vaksinuan kundër koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të imunizuarve tani është 62.428, nga të cilët 17.946 qytetarë morën të dyja dozat./KosovaPress ...
Komentet te ​1.212 raste të reja dhe 62 viktima nga COVID-19 në Bullgari Janë të Mbyllura

​Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona pasi dyshohet të kenë kryer një grabitje në Vitomiricë të Pejës. Të dyshuarit me inicialet F.O. (1985), F.R. (1995) dhe O.H. (1999), më 8 janar 2020, rreth orës 01:00, në një pompë të derivateve, nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe një telefon personal. Ata gjatë grabitjes e kanë goditur personin që ndodhej në zyrën e pompës së derivateve, duke i shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Policia ka bërë të ditur se personi i katërt i dyshuar lidhur me rastin gjendet në arrati. Pas intervistimit tre të ...
Komentet te ​Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje Janë të Mbyllura

​Manchester City pranë marrëveshjes me talentin e Fluminenses

Sport
Manchester City është afër arritjes së marrëveshjes me tinejxherin e Fluminenses Kayky, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano. 17-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re me klubin anglez, ku spekulohet se do t’iu kushtojë rreth 10 milionë euro, por nuk do të bashkohet menjëherë me skuadrën e grup-moshave të reja, përcjell KosovaPress. Një numër i madh i skuadrave spanjolle ishin afër të arrijnë marrëveshje me Kayky, por ishte vetë lojtari që zgjodhi Manchester City-n si klubi, në të cilin do ta zhvillojë karrierën/KosovaPress ...
Komentet te ​Manchester City pranë marrëveshjes me talentin e Fluminenses Janë të Mbyllura

​Real Madrid është i interesuar për yllin e RB Leipzig

Sport
Gjiganti spanjoll Real Madrid ka shprehur interesim në mesfushorin e RB Leipzig Dani Olmo, raporton “OkDario”. “Galaktikët” dëshirojnë të transferojnë 22-vjeçarin si zëvendësim të Lucas Vazquez-it, i cili pritet të largohet nga madrilenët këtë verë, përcjell KosovaPress. Olmo, i cili e filloi karrierën e tij tek akademia “La Masia” e Barcelonës, ka regjistruar dy gola në 20 paraqitje për skuadrën e RB Leipzig në Bundesliga./KosovaPress ...
Komentet te ​Real Madrid është i interesuar për yllin e RB Leipzig Janë të Mbyllura