Të premten e 10 shkurtit 2006, Fatmir Sejdiu mori postin e presidentit të Kosovës me 80 vota për, 12 kundër dhe 17 të pavlefshme, pas tri runde të votimit. Ai ishte kandidati i vetëm i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke vazhduar kështu mandatin e ish-kryetarit Ibrahim Rugova deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në seancën solemne të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit ishin të pranishëm 110 deputetë. Por Sejdiu nuk mundi ta përfundonte mandatin e tij pesëvjeçar siç parashihet me Kushtetutë. Më 27 shtator të vitit 2010, ai dha dorëheqje pas vendimit të Kushtetueses për shkelje të rëndë të aktit më të lartë juridik të vendit me ...
Komentet te Dita kur Fatmir Sejdiu u zgjodh president Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga Policia rumune e UNMIK-ut, 14 vjet më parë. Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që u hoqën rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse. Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri më sot. Madje, erërat e lotsjellësit nuk u hoqën ...
Komentet te 14 vjet nga protesta e përgjakshme e 10 shkurtit Janë të Mbyllura
Sot mbushen 68 vjet nga lindja e Jashar Salihut, përfaqësuesit të parë diplomatik të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Zvicër dhe ish-kryetarit të Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”. Jashar Salihu u lind në fshatin Batushë më 10 shkurt 1953 dhe vdiq më 16 dhjetor 2000, në spitalin e kantonit Aarau në Zvicër. Shkollimin fillor e kreu në fshatin Molliq, ndërsa të mesmen në Gjakovë. Fakultetin e mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik, ku studioi gjuhën angleze. Që nga vitet e 70-ta Jashar Salihu ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve shqiptare në Jugosllavi. Respektivisht ishte ndër anëtarët më aktiv të grupeve ilegale të asaj kohe ...
Komentet te 68-vjetori i lindjes së Jashar Salihut Janë të Mbyllura
Agjenda e takimeve të kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti: 12:30- Sheshi i qytetit, Viti 14:00- Restorant “Astoria”, Gjilan 15:15- Restorant “Konaku” në Borivojcë, Kamenicë 16:30- Shkolla e Mesme Llabjan, Novobërdë 18:00- Restorant “Briliant”, Prishtinë Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj mban tubime me qytetarë në Fushë Kosovë, Drenas dhe Skenderaj: 17:45 – Hotel “Nobel”, Drenas 19:00 – Restorant “Freskia”, Skenderaj AAK mban tubim zgjedhor në Deçan. (Restorant “Maturanti”, ora 13:00) AAK mban tubim zgjedhor në Pejë. (Sheshi i qytetit, pranë hotel “Dukagjinit”, ora 16:00) /KosovaPress ...
Komentet te Ngjarjet e datës 10 shkurt Janë të Mbyllura
Kandidati për deputet nga rradhët e Nisma Socialdemokrate Prof. Dr. Artan Haziri, shprehet i indinjuar me raportet sociale e politike në vend. A ka të drejtë secili të deklarohet se i përket një partie politike të caktuar? Me sa po vërej unë, jo! Njerëzit që më përkrahin mua shprehen se nuk mund të dalin në foto sepse iu rrezikohet vendi i punës. Deri kur kështu? Postimi i plotë: https://www.facebook.com/artan.haziri.9/posts/3901680609895569 ...
Komentet te Prof.Ass.Dr. Artan Haziri pyet: Deri kur kështu? Janë të Mbyllura
Sot rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, si pasojë së cilës një person ka marrë lëndime fizike. Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, sipas të cilës pas marrjes së informacionit njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. “Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./KosovaPress ...
Komentet te Përleshje fizike në Prishtinë, një i lënduar Janë të Mbyllura
Angel Di Maria do të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në e 1/16-të të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Paris Saint-Germain. Argjentinasi pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren e PSG-së 2-0 në Ligue 1 ndaj Marseille të dielën. Trajneri kryesor Mauricio Pochettino thotë se 32-vjeçari do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen në “Camp Nou” më 16 shkurt, si dhe ndeshjen e Kupës së Francës me Caen të mërkurën e po ashtu edhe ndeshjen e ligës të shtunën në shtëpi me Nice, përcjell KosovaPress. “Siç tha klubi, do të ketë komunikim të mëtejshëm brenda javës në lidhje me Angel por pjesëmarrja e tij në ndeshjen ...
Komentet te Lëndohet ylli i PSG-së, mungon kundër Barcelonës Janë të Mbyllura
Kandidati për president nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj ka folur serish rreth idesë së tij për një referendum për bashkim me Shqipërinë. Ai në Debat të RTK-së ka thënë se bashkimi me Shqipërinë do t’i tregojë Serbisë që të mos presë kompromise për Kosovën. “Serbia të mos presë kompromise për Kosovën dhe me idenë e bashkimit i tregojmë bashkësisë ndërkombëtare se Kosova nuk do të presë pakufi dhe se edhe Kosova ka afatet e veta kohore”, u shpreh Haradinaj. Haradinaj nuk pret që ideja e tij për referendum për bashkim kombëtar të pritet me skepticizëm nga Bashkimi Evropian. “Nuk janë të befasuar, pasi që edhe ata vetë e dinë ...
Komentet te Haradinaj për bashkimin me Shqipërinë: Serbia të mos presë kompromise për Kosovën Janë të Mbyllura
UEFA ka njoftuar se Benfica do të luajë me Arsenalin në stadiumin “Olimpico” në Romë më 18 Shkurt. Më herët sot, UEFA lëshoi një deklaratë duke njoftuar se ndeshja Real Sociedad – Manchester United do të zhvillohet në “Allianz Stadium” në Torino, përcjell KosovaPress. Tani, vendimi është marrë edhe për ndeshjen Benfica – Arsenal e cila do të zhvillohet në stadiumin e Romës dhe Lazios në Serie A. “UEFA mund të konfirmojë që raundi i fazës 1/32 i ndeshjes së parë të UEFA Europa League midis SL Benfica dhe Arsenal FC do të luhet tani në “Olimpico” në Romë,” thuhet në këtë deklaratë. “Data e ndeshjes (18 shkurt 2021) dhe ...
Komentet te Benfica – Arsenal, UEFA vjen me vendim zyrtar Janë të Mbyllura
Kandidati për president, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë një rritje të madhe të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai në Debat të RTK-së sondazhet e partive tjera për një rezultat jo të mirë për AAK në zgjedhje i ka quajtur axhamillëk. “AAK ka rritje të votës në të gjithë vendin”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se partia që ai drejton do të marrë më shumë se 100 mijë vota më 14 shkurt. Ndryshe, AAK në zgjedhjet parlamentare garon si subjekt i vetëm politik./KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj thotë se AAK do të ketë rritje në zgjedhjet e 14 shkurtit Janë të Mbyllura