Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​“Rri larg se të godas”, kërcënimi i Paraticit drejt Orialit

Sport
Burimet e Interit pretendojnë se Fabio Paratici kërcënoi Lele Orialin gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes Juventus – Inter. Përplasja midis Andrea Agnellit dhe Antonio Contes ishte vetëm një nga shumë përballjet që u zhvilluan gjatë sfodës Juventus-Inter mbrëmë. Sipas burimeve të Interit të cituara nga “La Gazzetta dello Sport”, CFO i Juventusit Fabio Paratici ishte gjithashtu i përfshirë në një përplasje me Lele Orialin. “Më mirë të qëndrosh larg nesh, ose unë do të të godas”, thuhet se Paratici i tha menaxherit teknik të Interit në tunel gjatë pushimit të gjysmës së parë të ndeshjes. Oriali thuhet se po përpiqej të mbronte lojtarët e tij duke paralajmëruar ...
Komentet te ​“Rri larg se të godas”, kërcënimi i Paraticit drejt Orialit Janë të Mbyllura

Tërmete të fuqishme regjistrohen në Oqeanin Paqësor

Rajoni dhe Bota
Katër tërmete me magnitudë mbi 6 të shkallës rihter janë regjistruar brenda një ore në Oqeanin Paqësor, me lëkundjen më të fuqishme 7,2 i shkallës rihter. Tërmeti është regjistruar rreth 400 kilometra larg ishullit të Kaledonias së Re, që ndodhet në Melanezi, një territor francez me mbi 200 mijë banorë, shkruan A2. Deri tani, nuk ka njoftim për dëme, por ekziston frika për tsunam./KosovaPress ...
Komentet te Tërmete të fuqishme regjistrohen në Oqeanin Paqësor Janë të Mbyllura

Thaçi takoi Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE

Lajme
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, me të cilin diskutuan lidhur me sigurinë në institucione korrektuese dhe fushën e trajnimeve të stafit të SHKK-së në përgjithësi. Gjatë takimit, Thaçi e njoftoi Anderson rreth trajnimeve të stafit, punës, sfidave dhe të arriturave të SHKK-së. Tutje, e njoftoi edhe mbi menaxhimin e masave kundër pandemisë COVID-19, ku si rezultat i menaxhimit të mirë, aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia. Sipas komunikatës për media nga ShKK, Anderson e përgëzoi Thaçin për punën e treguar deri më tani, duke vlerësuar se ShKK gjatë ...
Komentet te Thaçi takoi Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE Janë të Mbyllura

OMK reagon për sulmin ndaj mjekut në Istog

Lajme
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka reaguar ndaj sulmit ndaj mjekut në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog. Ata janë shprehur të zhgënjyer ndaj këtij sulmi, ku kanë theksuar se mjeku është bërë viktima e përhershme e sulmeve serike. “Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut i cili u sulmua dje në hapësirat e vendit të punës përkatësisht në QKMF-në e Istogut. Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat si duket nuk kanë të ndalur. Vetëm gjatë ...
Komentet te OMK reagon për sulmin ndaj mjekut në Istog Janë të Mbyllura

​Ford S-MAX dhe Galaxy me makinë hibride

Lajme
Pas njoftimit të vitit të kaluar, Ford ka lansuar S-Max Hybrid dhe Galaxy Hybrid në Evropë. Në zemër të sistemit të shtytjes është i njëjti benzinë 2.5 litërsh i përdorur në modelin e prezantuar më parë Kuga Hybrid, i ndihmuar nga një motor elektrik dhe një bateri litium-jon 1,1 kWh. Fuqia totale e kombinuar e sistemit hibrid është 190 kuaj fuqi, dhe makinat përshpejtojnë nga 0 deri 100 km/h për 9.8 sekonda. Sistemi është i pajisur gjithashtu me frenim rigjenerues, për të cilin Ford pretendon se mund të kursejë deri në 90% të energjisë që përndryshe do të humbiste gjatë frenimit. Për sa i përket konsumit, S-Max Hybrid, sipas ciklit ...
Komentet te ​Ford S-MAX dhe Galaxy me makinë hibride Janë të Mbyllura

Historia/ Ja si u thyen marrëdhëniet ndërmjet Contes dhe Agnellit

Sport
Andrea Agnelli dhe Antonio Conte fyen njëri-tjetrin në fund të ndeshjes Juventus-Inter, por cila është historia prapa marrëdhënies së tyre të tensionuar? Ishte një natë plot me dramë në “Allianz Stadium” ku Juventusi mbajti Interin larg golit duke arritur në finalen e 20-të të Kupës së Italisë në historinë e tyre. Andrea Agnelli dhe Antonio Conte u bënë pjesë e titujve kryesorë të mediave me një larmi ofendimesh që vinin nga të dy palët gjatë pushimit të pjesës së parë dhe pas fishkëllimës përfundimtare, përcjell KosovaPress. Marrëdhënia mes tyre u dridh në verën e vitit 2014 kur Conte, i cili kishte fituar tre tituj të Serie A me radhë, dha ...
Komentet te Historia/ Ja si u thyen marrëdhëniet ndërmjet Contes dhe Agnellit Janë të Mbyllura

​4 të vdekur dhe 307 raste të reja me COVID-19

Lajme
4 të vdekur dhe 307 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës, ku janë shënuar 128 raste pozitive. Njoftimi i plotë i IKShPK-së: 221 TË SHËRUAR DHE 307 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.787 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 307 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me ...
Komentet te ​4 të vdekur dhe 307 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

Mbyllen katër ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kualifikohen

Sport
Janë zhvilluar sot edhe katër ndeshje të vlefshme për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, raporton KosovaPress. Skuadra që janë kualifikuar për në fazën tjetër janë A&N e cila e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat minimal 1-0, njëjtë sikur edhe Feronikeli që po me të njëjtin rezultat e mposhtu Arbërinë. Befasia e ndeshjeve të ditës së sotme ishte Istogu që e ka eliminuar Gjilanin me rezultat 2-0, ndërsa Trepça 89 ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ferizajit për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare./KosovaPress ...
Komentet te Mbyllen katër ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kualifikohen Janë të Mbyllura

Haradinaj nga Deçani: Si president kam me lidhë fort Kosovën me ShBA-të dhe aleatët për anëtarësim në NATO

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në tubimin përmbyllës zgjedhor me simpatizantë të kësaj partie në Deçan ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që ta votojnë këtë parti për zhvillimin e vendit, për siguri, rend dhe ligj në Kosovë, siç theksuan me presidentin Ramush Haradinaj. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka rritje të votës në gjithë vendin, ku sipas të cilit më 14 shkurt do të jetë një referendum për AAK. Ish-kryeministri Haradinaj pati edhe një porosi për kundërshtarët politik. Haradinaj: Me 14 shkurt është referendumi për Aleancën Video “Këta që po kujtojnë që e dorëzojnë Aleancën duke u munduar me dërgu lajme çfarë po çojnë, po ...
Komentet te Haradinaj nga Deçani: Si president kam me lidhë fort Kosovën me ShBA-të dhe aleatët për anëtarësim në NATO Janë të Mbyllura

​Konfirmohen vendet ku klubet angleze do të zhvillojnë ndeshjet në garat evropiane

Sport
UEFA ka konfirmuar stadiumet dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e skuadrave angleze në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe asaj të Evropës. Siç e dimë, Gjermania dhe Spanja janë dy shtetet të cilat nuk po iu lejojnë klubeve nga shtetet e tjera të udhëtojnë drejt tyre për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, përcjell KosovaPress. UEFA ka dhënë opsion që ndeshjet që nuk mund të zhvillohen në Gjermani ose Spanjë, të luhen në një stadium neutral, në një shtet që rastet e Covid-19 nuk janë alarmante. Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur listën e klubeve dhe vendet në të cilat do ...
Komentet te ​Konfirmohen vendet ku klubet angleze do të zhvillojnë ndeshjet në garat evropiane Janë të Mbyllura