Numri i rasteve të reja me koronavirus ka shënuar rënie në botë me 17 për qind, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve me 10 për qind. Raporti i OBSH-së thekson se numri i njerëzve të infektuar rishtas në botë është në rënie për të katërtën javë me radhë, raporton Reuters. Nga 1 deri më 7 shkurt, OBSH regjistroi 3,153,426 infeksione të reja në të gjithë botën, 17 për qind më pak se javën e kaluar dhe 88,369 vdekje, 10 për qind më pak se në shtatë ditët e mëparshme./KosovaPress ...
Komentet te Bie numri i rasteve dhe vdekjeve të reja me koronavirus në botë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Donald Trump nuk do të lejohet të kthehet në Twitter nëse kandidon përsëri për ndonjë zyrë politike, tha drejtori financiar i kësaj kompanie, Ned Segal. “Mënyra se si funksionon platforma jonë është se sapo të jeni hequr, kjo është kjo. Nuk ka rëndësi nëse jeni një komentues i rregullt, apo një ish-zyrtar publik,” tha Segal Squawk Box për CNBC. Kujtojmë, se prej trazirave në Kapitol Hill, Donald Trump jo vetëm që është “shënjestruar” nga kundërshtarët e tij politikë, por rrjetet tradicionale sociale nuk kanë qenë kurrë më agresive në ndalimin e llogarive të tij, ose heqjen e postimeve dhe videove në të cilat shfaqet dhe adresohet ish-presidenti amerikan. Kryesisht, arsyet ...
Komentet te Twitter përjetë ndalon Trump? Janë të Mbyllura
Rrjedhjet e logos së re të Interit u konfirmuan falë një kërkese për markën tregtare të paraqitur nga klubi. Dizajni i ri i logos së “Nerazzurrëve” ishte zbuluar aksidentalisht nga Nike në fund të Janarit dhe “Footyheadlines” tani ka treguar se si do të duket logoja Interit.e cila pritet të zyrtarizohet në muajin mars. Logoja është rrethore me shkronja të bardha të stilizuara të përshkruara në një sfond blu, përcjell KosovaPress. Ajo duket se është zhvilluar rreth shkronjave I dhe M, për Inter Milan, por mund të lexohet gjithashtu “I’m” për të forcuar trashëgiminë midis klubit dhe tifozëve të tyre, sipas “La Gazzetta dello Sport”./KosovaPress ...
Komentet te Zbulohet jozyrtarisht logoja e re e Interit – foto Janë të Mbyllura
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se rreshtimi i frymës çlirimtare, të cilën e bartë partia e tij do të jetë në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Madje, ai tha se do t’i thyejnë të gjitha parashikimet e atyre që po bëjnë sondazhe dhe po paraqesin Nismën nën pragun zgjedhor. Limaj gjatë tubimit elektoral në fshatin Komoran të Drenasit tha se angazhimi dhe puna në teren e dëshmon se Nisma do të jetë në parlament. Limaj: Me 14 shkurt do t’i thyejmë të gjitha parashikimet e tyre Video: “Ju kujtohet para 20 viteve, dikur kur kanë menduar shkatërrimin e UÇK-së, pas ofensivave të ...
Komentet te Limaj për sondazhet: Me 14 shkurt do t’i thyejmë të gjitha parashikimet e tyre, Nisma do të jetë në Kuvend Janë të Mbyllura
U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit me kryeqytetin e Kosovës, priti në takim nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushin. Në komunikatën për media thuhet se Kryeshefi Ekzekutiv në detyrë, në emër të Menaxhmentit të Lartë të Postës së Kosovës ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe nënkryetarin, Muhedin Nushin për qasjen tejet profesionale dhe në interes të publikut karshi Postës së Kosovës. Në këtë takim, u nënshkrua marrëveshja për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe u zotuan të dyja palët që edhe më tutje të thellohet ...
Komentet te Posta dhe Komuna e Prishtinës, marrëveshje për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë Janë të Mbyllura
Edhe në Gjilan, kandidati për kryeministër i LDK-së ka deklaruar se kjo garë zgjedhore është për fitoren e demokracisë apo të autokratëve me shamia të kuqe. Bartësi i listës, Avdullah Hoti ka deklaruar se në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka përballë ata të cilët janë duke tentuar regjimin totalitor, i cili ka për qëllim ndërtimin e njeriut të ri. Edhe në ditën e tetë të fushatës zgjedhore, ai u shpreh i bindur se do të fitojnë në këtë garë zgjedhore.. Hoti: Përballë në këtë fushatë kemi ata me shamia të kuqe (Video) “Në këtë fushatë po duhet të kthehemi në bazament, në fundament të ndërtimit të shoqërisë demokratike, ...
Komentet te Hoti në Gjilan: Në këtë fushatë përballë kam ata që duan të ndërtojnë njeriun e ri Janë të Mbyllura
Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë filluar përgatitjet për ndeshjet shumë të rëndësishme që do t’i zhvillojnë këtë muaj. Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të synuar kualifikim në rrethin e ardhshëm. Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Të martën mbrëma kemi mbajtur stërvitjen e parë, ku atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë. Basketbollistët janë të motivuar dhe sigurisht se do të japin maksimumin në dy takimet që do t’i kemi gjatë muajit shkurt.” “Unë besoj fuqishëm në basketbollistët e Kosovës se do t’i qasen ...
Komentet te Rugova: Besoj fuqishëm se do të kualifikohemi në rrethin tjetër të garave Janë të Mbyllura
I madhi i Real Madridit, Enrique Perez Diaz, i njohur më mirë si “Pachin”, ka vdekur në moshën 82 vjeçare. Gjigandët spanjollë konfirmuan lajmin për vdekjen e ish-mbrojtësit të mërkurën. Pachin bëri 218 paraqitje për Madridin midis viteve 1959 dhe 1968 dhe ishte pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të klubit. Ai fitoi dy Kupa Evropiane, një Kupë Ndërkontinentale, shtatë tituj të LaLigas dhe një Super Kupë Spanjolle përgjatë nëntë viteve të tij në “Santiago Bernabeu.”, përcjell KosovaPress. Madridi i dha nderim reprezentuesit të Spanjës me tetë ndeshje në faqen e tyre zyrtare. Në deklaratën e tyre thuhet: “Real Madridi dëshiron të shprehë ngushëllimet, ngrohtësinë dhe simpatinë e ...
Komentet te Vdes legjenda e Real Madridit Janë të Mbyllura
Bordi i SHSKUK-së emëron Valbon Krasniqin drejtor të SHSKUK-së. Kështu ka vendosur bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ku në mënyrë unanime e ka votuar Raportin e Komisionit Vlerësues. “Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2021, në mënyrë unanime, e ka votuar Raportin e Komisionit Vlerësues, në bazë të të cilit drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së emërohet dr. Valbon Krasniqi”, shkruhet në njoftimin e ShSKUK-së./KosovaPress ...
Komentet te Valbon Krasniqi emërohet drejtor i ShSKUK-së Janë të Mbyllura
Tekniku gjerman thuhet se është i inatosur me krerët e kampionëve të Premier Ligës, pasi që nuk arritën të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Napoli-t Kalidou Koulibaly, raporton “The Sun”. Jurgen Klopp kishte shprehur dëshirën për të transferuar Koulibalyn këtë janar, por krerët e Liverpool-it FSG, për shkak të pandemisë Covid-19 nuk arritën ta financojnë këtë blerje, pasi që çmimi që e kërkonte Napoli ishte më i lartë se 100 milionë euro, përcjell KosovaPress. Mbrojtësi i Napol-it ishte top synimi i Klopp për afatin kalimtar të transferimeve gjatë janarit, por “Fenway Sports Group” zgjodhën që mos ta financojnë këtë blerje, pavarësisht lëndimeve të shumta që është duke kaluar klubi i ...
Komentet te Klopp i inatosur me krerët e Liverpool-it Janë të Mbyllura