Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Vizita e Thaçit në shtëpinë e Shalës, Kushtetuesja ndërpret procedurën e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve

Lajme
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në shtëpinë e deputetit Haxhi Shalës. Parashtrues të kërkesë ishin Fitore Pacolli dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së vizitës së presidentit të Kosovës më 3 qershor 2020 në shtëpinë/banesën private të deputetit të Kuvendit të Kosovës. Në kërkesën e tyre, parashtruesit pretendonin që duke përdorur mekanizma jo kushtetues, se presidenti ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës, në veçanti të nenit 83 [statusi i presidentit], të nenit 84 [Kompetencat e presidentit], paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 14, të nenit 4 ...
Komentet te ​Vizita e Thaçit në shtëpinë e Shalës, Kushtetuesja ndërpret procedurën e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve Janë të Mbyllura

OBSH: Vaksina “AstraZeneca” e vlefshme edhe për personat mbi 65 vjeç

Rajoni dhe Bota
Vaksina antiCOVID-19 e zhvilluar nga “AstraZeneca” mund të përdoret edhe për personat mbi 65 vjeç, tha sot Komiteti i Ekspertëve të OBSH-së për Vaksinat. Në rekomandimet e tij të shumëpritura për këtë vaksinë, Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve i OBSH-së për Imunizimin (SAGE), gjithashtu, rekomandoi përdorimin e saj edhe në vendet ku ekzistojnë variante të virusit, raporton ATSh. “Personat mbi 65 vjeç duhet ta marrin vaksinën”, tha presidenti i Grupit të Ekspertëve, Alejandro Cravioto, në një konferencë shtypi. Këto rekomandime vijnë në një kohë kur kjo vaksinë e vektorit viral, e zhvilluar nga laboratori britanik “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oksfordit, ka përjetuar pengesa javët e fundit, ndërsa efikasiteti i saj ...
Komentet te OBSH: Vaksina “AstraZeneca” e vlefshme edhe për personat mbi 65 vjeç Janë të Mbyllura

​Katër shenjat e Zodiakut që e kanë të vështirë të merren me të kaluarën

ShowBiz
Disa njerëz e kanë të lehtë të shohin “prapa”, por këto shenja të zodiakut të kaluarën e përjetojnë jashtëzakonisht vështirë. Akrepi Për shkak se janë sekret, nuk është e lehtë të hapen para të tjerëve, por sapo të fitoni besimin e tyre, atëherë ata janë plotësisht të përkushtuar dhe besnikë. Sidoqoftë, nëse dikush i tradhton, akrepat e kanë të vështirë ta durojnë dhe u duhet shumë kohë për ta pranuar. Edhe kur falin – ata kurrë nuk harrojnë. Virgjëresha Virgjëreshat janë njerëz analitikë. Çfarëdo që të ndodhë, pa marrë parasysh se sa kohë më parë, ata vazhdimisht do ta analizojnë atë – derisa të jenë plotësisht të gatshëm për të ...
Komentet te ​Katër shenjat e Zodiakut që e kanë të vështirë të merren me të kaluarën Janë të Mbyllura

​Koronavirusi në Shqipëri, 15 viktima në 24 orët e fundit

Rajoni dhe Bota
Në 24 orët e fundit, 1143 persona janë prekur me koronavirus dhe 15 të tjerë kanë vdekur në Shqipëri, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nga 4083 testime të kryera më së shumti raste janë konfirmuar në Tiranë 453, Vlorë 110, Kuçovë 58, Fier 57, Sarandë 35, Shkodër 34 etj. Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53.616 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën ...
Komentet te ​Koronavirusi në Shqipëri, 15 viktima në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

Tuchel zbulon se cili lojtar i Chelseat po e mahnitë në stërvitje

Sport
Shefi i Chelsea Thomas Tuchel është i kënaqur që ka shansin të punojë më në fund me N’Golo Kanten, një mesfushor që sipas tij “i bën skuadrat më të mira”. Për shkak të një dëmtimi të muskulit, Kante ka bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues që kur Tuchel zëvendësoi Frank Lampardin në krye të skuadrës nga “Stamford Bridge” muajin e kaluar. Sidoqoftë, ai është konsideruar i gatshëm për të luajtur nga fillimi në ndeshjen e së enjtes në Kupën FA me Barnsleyn dhe Tuchel ka folur për cilësitë e francezit, i cili ishte i lidhur fort me Paris Saint-Germain gjatë kohës që trajneri gjerman ishte në krye të klubit të ...
Komentet te Tuchel zbulon se cili lojtar i Chelseat po e mahnitë në stërvitje Janë të Mbyllura

Norvegjia zgjat kufizimet hyrëse antiCOVID-19

Rajoni dhe Bota
Qeveria norvegjeze zgjati sot kufizimet e rrepta për hyrjen në vend, si pjesë përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e mutacioneve më të transmetueshme të COVID-19. “Këto masa janë të nevojshme për shkak të situatës së rasteve të infektimit në Europë dhe do të jenë në fuqi deri në fund të shkurtit”, tha ministrja e Drejtësisë, Monica Maeland. Përjashtimet vlejnë për personat e përfshirë në shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve kryesore ose për punonjësit në sektorin shëndetësor. Norvegjia kërkon një test negativ të COVID-19 para mbërritjes, regjistrim të qëllimit të udhëtimit dhe vetëkarantinim për 10 ditë, raporton ATSh. Shpërthimet e lidhura me llojet e viruseve të zbuluara në BM dhe Afrikën ...
Komentet te Norvegjia zgjat kufizimet hyrëse antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

​Haradinaj: Do të ndihmojmë qeverinë të zgjidhë problemin ekonomik

Lajme
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur tubim elektoral në Pejë për zgjedhjet e 14 shkurtit, në të cilat po kërkon përkrahje që të bëhet president i ardhshëm i Kosovës. Bartësi i listës së AAK-së ka premtuar ringjallje të ekonomisë së vendit dhe anëtarësim të shtetit në Bashkim Evropian, në të kundërtën, sipas tij, Kosova do të bashkohet me Shqipërinë. Para përkrahësve të tij në Pejë, në sheshin e qytetit, Haradinaj ka thënë se Kosova do të ecë përpara në rrugëtimin e saj. Haradinaj: I kemi njerëzit tanë andej kufirit, bashkohemi me Shqipërinë në union (Video) 26 “Ata që kujtojnë se e bllokojnë Kosovën mashtrohen, ata e ...
Komentet te ​Haradinaj: Do të ndihmojmë qeverinë të zgjidhë problemin ekonomik Janë të Mbyllura

Mali i Zi vendos orën policore

Rajoni dhe Bota
Një ndalim policor është duke u futur në Malin e Zi nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe është paralajmëruar ndalimi i trafikut ndërmjet qyteteve gjatë fundjavave, njoftoi sot drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq. Sipas masave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ambientet e hotelerisë do të jenë të hapura deri në orën 18:00. Në Budva dhe Tivat, ku situata epidemiologjike është më komplekse, tubimet publike dhe të jashtme janë të ndaluara dhe objektet e hotelerisë nuk do të funksionojnë, sikurse nuk do të funksionojnë edhe kompanitë që shesin produkte jo ushqimore. Në këto komuna, siç njoftoi Galiq, puna në institucionet arsimore është pezulluar dhe ...
Komentet te Mali i Zi vendos orën policore Janë të Mbyllura

Në Danimarkë rritet numri i rasteve me llojin e ri të koronavirusit

Rajoni dhe Bota
Numri i njerëzve që vuajnë nga një variant më ngjitës i koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në Britani, po rritet në Danimarkë, raportuan autoritetet sot, duke iu referuar të dhënave paraprake. Në javën e parë të shkurtit, 27 për qind e rasteve pozitive materiali gjenetik i të cilave u analizua kishin variantin B117, krahasuar me 20 për qind të javës së kaluar, sipas një raporti nga Instituti Shtetëror i Serumit (SI). Numri riprodhues i variantit të ri, i cili tregon shkallën e transmetimit të virusit nga një person, është 0.99 për qind, tha Instituti Shtetëror i Serumit, që do të thotë që virusi aktualisht është në ...
Komentet te Në Danimarkë rritet numri i rasteve me llojin e ri të koronavirusit Janë të Mbyllura

Guardiola lë pa fjalë gazetarët: Ne tashmë jemi kampion dhe nuk e di pse duhet ende të luajmë

Sport
Pep Guardiola ka lëshuar një paralajmërim sarkastik për yjet e tij në Manchester City, duke deklaruar se “ne tashmë jemi kampionë”. City ka një epërsi prej pesë pikësh në krye të tabelës në Premier League duke mposhtur kampionin aktual Liverpoolin në “Anfield Road” të dielën, dhe ata ende kanë një lojë më pak për ta zhvilluar. Guardiola po lufton për ta sjellur titullin e kampionit në “Etihad Stadium” për herë të tretë në maj, por spanjolli nuk po merret nga pozicioni aktual i ekipit të tij, përcjell KosovaPress. Në një konferencë për shtyp, Guardiola deklaroi: “Dy ose tre muaj më parë ishim jashtë gjithçkaje, nuk kishim asnjë shans për të ...
Komentet te Guardiola lë pa fjalë gazetarët: Ne tashmë jemi kampion dhe nuk e di pse duhet ende të luajmë Janë të Mbyllura