Në provincën austriake të Tirolit, lloji i koronavirusit në Afrikën e Jugut po përhapet me shpejtësi të madhe dhe po prek të gjitha komunat. Sipas njoftimit të autoriteteve provinciale, 438 raste me llojin e Afrikës së Jugut tashmë janë konfirmuar plotësisht ose pjesërisht. Në 176 raste, është kryer sekuencimi i plotë për të konfirmuar llojin e Afrikës së Jugut, në 14 raste është konfirmuar pjesërisht, dhe në 248 raste ekziston një dyshim i bazuar në testin PCR. Sipas përvojës së deritanishme, siç shtohet, në shumicën e rasteve dyshimi konfirmohet. Më shumë se 60 për qind e rasteve bien në komunën e Schwaz, 20 për qind në rrethin e Kufstein dhe ...
Komentet te Në Tirol të Austrisë regjistrohen 438 raste të reja me llojin e ri të Afrikës së Jugut Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi (84) kaloi natën në spital pasi ai u rrëzua natën e kaluar në shtëpinë e tij në Romë, pesë muaj pasi mbijetoi betejën “ferr” me COVID, tha zëdhënësi i tij. Berlusconi u rrëzua ndërsa ishte në shtëpi në Romë, ku ai erdhi për të mbështetur Mario Draghi si kryeministri i ardhshëm i Italisë, për shkak të krizës politike në Apenine, raporton Daily Mail. Berlusconi pësoi mavijosje në njërën anë të trupit të tij dhe u dërgua në vendlindjen e tij në Milano, ku u ekzaminua në detaje, dhe këtë mëngjes ai u lirua për në shtëpi, deklaroi zëdhënësi. Politikani dhe magnati mediatik, i cili dominoi jetën ...
Komentet te Berlusconi rrëzohet në shtëpi, kalon natën në spital Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pranuar pakot me fletëvotime nga diaspora dhe deri pasditen e sotme kanë mbërritur 15 mijë e 966 të tilla. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha KosovaPress-it se pranimi i pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës, vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri në ora 16:00 numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen ...
Komentet te Rreth 16 mijë pako me fletëvotime nga diaspora mbërrijnë në Kosovë Janë të Mbyllura
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara. Andaj, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në shumë prej 43,700.00 euro. 22,700.00 euro, Nisma Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 20,000.00 euro. PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 1,000.00 euro. Ky është njoftimi i plotë: Lëvizja Vetëvendosje, ka paraqitur dy ankesa, një kundër PDK, dhe një kundër AAK. Lidhja ...
Komentet te PZAP gjobit AAK-në me rreth 23 mijë euro, Nismën 20 mijë euro Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe numri dy i listës së përbashkët, Vjosa Osmani kanë vazhduar sot ecjen dhe shpalosjen e programit të tyre qeverisës edhe para qytetarëve të Istogut. Qytetarë të shumtë në numër ishin tubuar për të pritur liderin e LVV-së, Albin Kurti. Me pankarta në duar që shkruanin “127” dhe “Krejt dhe Drejt”, qytetarët brohorisnin “Albin ti ku je, krejt Istogun këtu e ke”. Krahas flamurit kombëtar, qytetarët e Istogut në duar mbanin edhe flamurin dardan. Para tyre pretendeti për postin e shefit të ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti premtoi mbështetje për bujqit dhe prodhuesit vendor. Ai tha se duke votuar 127, votohet për ...
Komentet te Kurti: Besoni Vjosës dhe mua, atyre tjerëve iu ka humbur lëmshi Janë të Mbyllura
Ashtu si në shumë vende të tjera evropiane, varianti britanik ka përkeqësuar transmetimin e koronavirusit, deklaroi sot Cecilia Miller, kryeinspektore shëndetësore e Hungarisë. Ndërkohë, Qeveria hungareze ka vendosur të prezantojë certifikata të imunitetit COVID-19 për personat e vaksinuar ose janë shëruar nga sëmundja, ka bërë të ditur kreu i kabinetit të kryeministrit hungarez, Djerdj Djulyash, raportoi agjencia e lajmeve MTI. “Certifikata do t’u lëshohet njerëzve që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës me datën e shënuar të marrjes. Dokumenti nuk do të ketë një datë skadimi, pasi nuk ka mjaftueshëm për momentin informacion se sa zgjat imuniteti i një personi pas vaksinimit”, tha Djuljash. Ai vuri në dukje se ...
Komentet te Hungari: Varianti britanik përkeqëson transmetimin e virusit Janë të Mbyllura
Vaksina AstraZeneca nuk është e përsosur, por funksionon dhe do të ketë një ndikim të madh në pandeminë COVID, tha sot drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie farmaceutike, Pascal Sorio. Vaksina Cowidschild, e zhvilluar në Oksford, është quajtur “vaksina për botën” pasi është e lirë dhe e lehtë për t’u shpërndarë. Sidoqoftë, miratimi masiv në Evropë dhe botë është ndalur nga dyshimet për sasinë e dozës që do të injektohet dhe intervalin midis vaksinimeve, raporton Reuters. Të dhënat gjithashtu treguan se është më pak efektive kundër llojit të COVID në Afrikën e Jugut, dhe AstraZeneca ishte “në një kopsht” me Bashkimin Evropian për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave, sipas ...
Komentet te Drejtori i AstraZeneca: Vaksina jonë nuk është perfekte, por funksionon Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës mori sot vendim që të lehtësojë masat antiCovid. Madje këtë tha që e ka bërë me rekomandim të IKSHPK-së dhe Bordit Këshillëdhënës. Por një gjë të tillë po e mohon Lul Raka, anëtar i Bordit Këshillëdhënës, i cili ka dhënë sqarime se asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Përmes një statusi në Facebook, Raka ka thënë se në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik, shtrirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit ...
Komentet te Raka demanton Qeverinë: Asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për lehtësimin e masave Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me katër vjet burg dhe një mijë euro gjobë të pandehurin S.M., shtetas i Kosovës, për shkak se ka kryer veprën penale detyrimi. I pandehuri më 12.02.2016 në Ferizaj, nën kanosjen e armës, ka futur në veturë personat E.R dhe L.A., të cilët i ka dërguar në Pejë, ku ka grabitur prej tyre telefonat mobilë Iphone 4S dhe Samsung 4. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./KosovaPress ...
Komentet te Grabiti dy telefona mobilë, dënohet me 4 vjet burg dhe 1.000 euro gjobë Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje. Gjyqtari i procedurës Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 10.02.2021 deri me datën 25.02.2021. “Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., ka vlerësuar se ekzistojnë ...
Komentet te Sulmoi anëtarët e familjes, 15 ditë paraburgim për të pandehurin Janë të Mbyllura