Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​COVID-19: AstraZeneca ‘në kurs’ për të goditur variantet e reja deri në vjeshtë

Rajoni dhe Bota
AstraZeneca ka thënë se është në rrugë e sipër për të krijuar një vaksinë të koronavirusit që është efektive kundër varianteve të reja deri në vjeshtë. Kompania, e cila ka prodhuar një vaksinë COVID-19 së bashku me Universitetin e Oksfordit, tha se provat klinike për brezin e ardhshëm të vaksinës do të fillojnë në pranverë dhe planifikohet që ajo të hyjë në prodhim masiv brenda gjashtë deri nëntë muaj. Duke folur ndërsa zbuloi rezultatet vjetore të AstraZeneca, shefi ekzekutiv Pascal Soriot tha se duhet të ketë një rënie të pranimeve në spital “shumë shpejt” si pasojë e përhapjes së vaksinave në Britani të Madhe. AstraZeneca është vendosur të japë 100 ...
Komentet te ​COVID-19: AstraZeneca ‘në kurs’ për të goditur variantet e reja deri në vjeshtë Janë të Mbyllura

​QKUK: Radiologjia me shifra rekorde të punës

Lajme
Klinika e Radiologjisë ka prekur shifra rekorde të ofrimit të shërbimeve mjekësore për pacientët në vitin 2020, ndonëse në kohë të pandemisë COVID-19, kur shumica e shërbimeve ishin kufizuar në QKUK, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit. Gjatë kësaj kohe, janë realizuar më tepër se 80 mijë radiografi, më shumë se 21 mijë Tomografi të Kompjuterizuara dhe mbi 1400 angjiografi me tomografi të kompjuterizuara. Duke marrë për bazë raportin vjetor të punës, me angazhimin e personelit shëndetësor, në Klinikën e Radiologjisë janë kryer edhe 9800 Rezonanca Magnetike, 1700 mamografi dhe më shumë se 15 mijë ultrazëra. Në vitin e kaluar, gjithashtu, janë bërë 32 angiografi digjitale subtraksionale, 395 ...
Komentet te ​QKUK: Radiologjia me shifra rekorde të punës Janë të Mbyllura

Korridore të reja ajrore të vendosura mbi Kosovën me mbështetjen e NATO-s

Lajme
Linjat ajrore civile tani mund të përdorin korridore të reja ajrore jug-perëndimore në hapësirën ajrore mbi Kosovën, një arritje kjo e rëndësishme në normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën, e cila është kryer me mbështetje përmes procesit të NATO-s për Normalizimin e Aviacionit në Ballkan. Në një komunikatë për media të NATO-s thuhet se një gjë e tillë do të ndihmojë përmirësimin e ndjeshëm të trafikut ajror civil drejt dhe nga aeroporti i Prishtinës me përfitime të shumta duke përfshirë udhëtime më të shpejta, konsum më të ulët të karburantit dhe ndotje të zvogëluar. NATO ka mbështetur procesin e normalizimit të përdorimit të hapësirës ajrore mbi Kosovën që ...
Komentet te Korridore të reja ajrore të vendosura mbi Kosovën me mbështetjen e NATO-s Janë të Mbyllura

600 milionë euro investime për ujitjen e tokave bujqësore, nis me Pejën, Vushtrrinë dhe Vitinë

Lajme
Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa të enjten ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”, me kryetarin e komunës së Pejës, Vitisë dhe Vushtrrisë. Ministri në detyrë Mustafa tha se projekti për Master planin për ujitjen e tokave bujqësore është në vlerë 600 milionë euro dhe do të implementohet në 10 – 12 vjetët e ardhshme për të futur nën ujitje edhe 70 mijë hektarë tokë bujqësore në tërë vendin. Mustafa tha se në ditët e ardhshme do të fillojnë nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit edhe me komunat e tjera në vend. Mustafa: 600 milionë euro investime ...
Komentet te 600 milionë euro investime për ujitjen e tokave bujqësore, nis me Pejën, Vushtrrinë dhe Vitinë Janë të Mbyllura

KMDLNj: Anëtarët e KQZ-së të mos ngrisin tensione të kundërligjshme por ta ruajnë qetësinë

Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke komentuar ankesat e shumta që kanë ardhur në adresën e tyre nga qytetarët që jetojnë në shtetet e ndryshme të Evropës, ka thënë se nuk dyshon në profesionalizmin e KQZ-së KMDLNj përgëzon KQZ-në për punën e mirë që e ka bërë në organizimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe dëshiron që ky proces të përfundojë sa më mirë që të jetë e mundur dhe me sa më pak probleme e kundërshtime në mënyrë që të krijohen kushtet që sa më shpejtë të formohen institucione e Kosovës e që do të dalin si rezultat i zgjedhjeve. “KMDLNj uron të ...
Komentet te KMDLNj: Anëtarët e KQZ-së të mos ngrisin tensione të kundërligjshme por ta ruajnë qetësinë Janë të Mbyllura

​Të gjitha grimcat e koronavirusit mund të futen në një kanaçe Coca-Cola

Rajoni dhe Bota
Të gjitha grimcat e virusit korona që aktualisht qarkullojnë nëpër botë mund të futen në një kanaçe Coca-Cola, llogariti matematikani britanik Kit Yates. Sipas llogaritjeve të këtij shkencëtari nga Universiteti i Bathu, rreth dy miliard grimca të virusit korona, aktualisht po qarkullojnë në botë, raporton Sky News. Ai erdhi në atë shifër duke kombinuar të dhëna botërore për numrin e infektuar rishtas dhe një vlerësim të sasisë së virusit për person, dhe bazuar në llogaritjen e madhësisë së koronës së virusit, mesatarisht 100 nanometra, ai llogariti vëllimin e përgjithshëm e virusit. Sipas Sky News, puna e tij tregon se sa shkatërrim mund të shkaktojnë grimcat e virusit miniaturë. Në të ...
Komentet te ​Të gjitha grimcat e koronavirusit mund të futen në një kanaçe Coca-Cola Janë të Mbyllura

​Një muaj paraburgim për falsifikim të parave

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit E.K. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i parave. I pandehuri më 23 janar 2021, në Shtime ka vënë në qarkullim para të falsifikuara, në atë mënyrë që ka pranuar 2.500 dollarë nga një person ende i panjohur, me të cilin janë marrë vesh që t’i këmbejë në euro për një shpërblim prej 100 euro, pastaj me këtë person kanë ardhur me veturë deri në Shtime, me ç’rast i pandehuri ka hyrë në lokalin “Aral Këmbimore”, ku ka dorëzuar 50 bankënota ...
Komentet te ​Një muaj paraburgim për falsifikim të parave Janë të Mbyllura

​Kurteshi e Daka përplasen në KQZ: ‘Koka e krimit’ dhe seriali ‘Kasandra’

Lajme
Edhe një mbledhje tjetër e komisionit ka vazhduar me përplasje mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Sami Kurteshi e ka akuzuar Valdete Dakën, duke thënë se ‘ajo është koka e krimit dhe nismëtare e vjedhjes industriale të votave’. Por, sipas kësaj të fundit, Sami Kurteshi e Alim Rama janë duke e maltretuar në çdo mbledhje të mbajtur, dhe se këto tashmë sipas saj janë kthyer në serialin “Kasandra”. Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që të publikohen listat e votuesve jashtë vendit e që u është refuzuar aplikimi për votim. Po ashtu, që KQZ të marrë vendimin që postën ta pranojë deri më ...
Komentet te ​Kurteshi e Daka përplasen në KQZ: ‘Koka e krimit’ dhe seriali ‘Kasandra’ Janë të Mbyllura

Hoti: Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin

Lajme
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti ka prezantuar programin qeverisës për rajonin e Prishtinës, për çka ka premtuar mbështetje specifike për bizneset që hapin vende të reja të punës. Kryeministri në detyrë ka thënë se në Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që ligjin Ballkanin dhe se kryeqyteti do të bëhet edhe kryeqendër e rajonit dhe e referencës për siguri dhe stabilitet të Ballkanit. Hoti ka premtuar një kryeqytet modern dhe qendër administrative të arsimit, kulturës dhe sportit. Hoti: Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin dhe përtej (Video) “Në vizionin tonë dhe me projektet konkrete tashmë të siguruara ...
Komentet te Hoti: Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin Janë të Mbyllura

AGK, telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Bedri Sadiku

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Bedri Sadiku. Ai për disa vite punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve të 80-ta, ndërsa më vonë gjatë viteve të 90-ta, në Tiranë dhe Shkup. Sadiku kishte nxjerr në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve. Bedri Sadiku u lind në Preshevë, ndërsa studimet i përfundoi në Fakultetin Filologjik në Shkup dhe studimet master në Zagreb të Kroacisë. Për shumë vjet ...
Komentet te AGK, telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Bedri Sadiku Janë të Mbyllura