Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Pejë, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së është e padiskutueshme dhe këtë po ia vërtetojnë takimet që po zhvillon në tërë vendin. Hoxhaj: Programi jonë e rimëkëmb vendin Video “Krejt kanë pritur se PDK do ta pushojë aktivitetin, do ta mbyllim partinë, do të lodhemi, do të dorëzohemi, do ta ngremë flamurin e bardhë. Por, ne kemi treguar diçka të jashtëzakonshme që duke qenë të goditur prej Gjykatës Speciale kemi dalë me një platformë për ta rimëkëmbë vendin, kemi shkruar një platformë për ta rimëkëmbë vendin”, ...
Komentet te Hoxhaj në Pejë: Goditjen e rëndë e kthyem në forcë, me 14 shkurt bashkë do ta rimëkëmbim Kosovën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Hyrja në Slloveni nga e shtuna do të jetë e mundur pa karantinë ose paraqitje të një testi negativ për koronavirus për ata që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës antiCOVID dhe ata që kanë mbijetuar COVID-19, dhe kanë një certifikatë mjeku, ka bërë të ditur sot qeveria sllovene. Ky është një ndryshim nga regjimi i mëparshëm, sipas të cilit vetëm kategori të caktuara të njerëzve mund të hyjnë në Slloveni pa test negativ ose karantinë të detyrueshme, të tilla si punëtorët migrantë të përditshëm nga vendet fqinje, ata që hyjnë në vend për arsimim, bashkëpunim policor ose ushtarak, diplomatët me pasaporta dhe të ngjashme. Për shkak të përmirësimit ...
Komentet te COVID-19, Sllovenia nga e shtuna me rregulla të reja për hyrje në vend Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka mbajtur tubim elektoral me degën e dytë të LDK-së në Prishtinë ku ka thënë se kanë program të qartë për shëndetësi, ekonomi e arsim dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Ai ka thënë se LDK ka dëshmuar angazhimin dhe punën gjatë kësaj kohe sa ishte në krye të Qeverisë. Sipas tij, LDK ka programin e duhur në mënyrë që Kosova të ecë përpara. Hoti: Me LDK-në në qeverisje, asnjë mjek i papunë (Video) “Me një program shumë të mirë në fushën e shëndetësisë me të cilin veç kemi filluar ne të punojmë, duke u siguruar tash ...
Komentet te Hoti: Nuk do të ketë pension e asistencë sociale më pak se 300 euro Janë të Mbyllura
Një ditë para përmbylljes së fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubim elektoral me degën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Podujevës dhe Obiliqit. Në kryeqytet, lideri i Nismës, Fatmir Limaj tha se shifrat e fundit tregojnë se Kosova ka vendosur që zëri i çlirimtarëve të jetë në parlament. Ani pse nuk i bëri publike të njëjtat, Limaj tha se kauza me të cilën kanë dalë është mbi të gjithë dhe tregojnë argumentet për liri dhe pavarësi. Ndërkohë në tubimin e sotëm, Limaj ia kthehu edhe “selamin”, Ramiz Lladrovcit për deklaratat e djeshme, ku tha me ironi, se atij i ka treguar Enver Hoxhaj ku ka qenë në betejën e Llapushnikut. Limaj: ...
Komentet te Limaj: Kosova ka vendosur që zëri i çlirimtarëve të jetë në parlament Janë të Mbyllura
Se rusët nuk kanë qenë të dashur historikisht në territorin e Kosovës dhe se historikisht kanë punuar kundër interesave shqiptare, e dëshmon edhe rasti i vrasjes së konsullit rus Grigory Stepanovich Schterbina, në vitin 1903 në Mitrovicë nga Halit (Ibrahim) Popofci. Në ditën e diplomacisë ruse, studentët e Departamentit të Gjuhës Ruse të Fakultetit të Filozofisë në Mitrovicën Veriore, kanë përkujtuar dhe vendosur kurora lule te statuja e Schterbinas në veri të Mitrovicës. Pasi ishte emëruar konsull në Mitrovicë në fund të vitit 1902, Schterbina ishte qëlluar për vdekje nga Popofci, me urdhër të Isa Boletinit. Halit (Ibrahim) Popofci ishte shqiptar nga Selishta, më saktësisht nga Suka dhe njëkohësisht ishte ...
Komentet te Serbët përkujtojnë konsullin rus Grigoriy Schterbina që ishte vrarë në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Këngëtari Justin Biber dhe gruaja e tij Hailey Biber kohët e fundit blenë një vilë Monterey në Beverly Hills, California për 8.5 milionë dollarë. Në fakt, vila luksoze që ata e quajtën “The Tropics” ka 570 metra katrorë. Ajo u ndërtua fillimisht në vitin 1932, dhe u rinovua kohët e fundit përsëri. Shtëpia ka 5 dhoma gjumi, 7 banja, dhomën e ditës dhe kuzhinë të ndritshme me një “ishull” të bardhë qendror, ndërsa elementët e kuzhinës janë bërë prej lisi. Në katin e poshtëm ka një kinema, një bibliotekë të veshur me dru, një bar dhe një bodrum vere. Dhoma e ndenjës dhe kuzhina hapen në një oborr ku ka ...
Komentet te Haley dhe Justin Bieber blenë një vilë të re për 8.5 milionë dollarë Janë të Mbyllura
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë në detyrë për heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët, por paralajmëron se në rast ndryshimi të këtij vendimi pas 14 shkurtit do të ketë organizim të protestave. Nga sot, bizneset e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës mund të ushtrojnë veprimtarinë deri në ora 22:00. Po ashtu, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së personave fizikë në të gjitha komunat, përfshirë Prishtinën. Gastronomët thonë se ky është një lajm i mirë për Kosovën, ku dihet roli ekonomik që ka kryeqyteti edhe për komunat tjera është shumë i rëndësishëm, ku 50-60 për qind e tërë aktivitetit ushtrohet ...
Komentet te Gastronomët mirëpresin heqjen e kufizimit të lëvizjes, por kanë një paralajmërim Janë të Mbyllura
Gjermania do të mbështes Kosovën në punësimin e të rinjve. Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde me rastin e dorëzimit të disa pajisjeve inovative për saldim të teknologjisë nga GIZ Kosova për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Rohde tha se është shumë e rëndësishme që aftësitë të përputhen me tregun e punës, teksa shtoi se Universiteti i Prishtinës do të luajë një rol të madh në këtë proces. Rohde: Do të mbështesim Kosovën në punësimin e të rinjve Video “Jam shumë i lumtur që GIZ është një partner i kamotshëm dhe i besueshëm, dhe shpresoj që në të ardhmen të vazhdojmë mbështetjen, veçanërisht në fushën e ...
Komentet te Rohde: Gjermania do të mbështet Kosovën në punësimin e të rinjve Janë të Mbyllura
Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez preu flokët e saj të gjatë, të njohur për një set fotografik për ballinën e një reviste dhe kështu zemëroi shumë fansa. Ndryshimet e shpeshta të imazhit janë pjesë e një përshkrimi të punës së famshëm, por kjo nuk do të thotë që fansat do të miratojnë çdo ndryshim. Diva latine u gjend në të njëjtën situatë, duke shkurtuar flokët e saj të gjatë për nevojat e revistës “Allure”. 51-vjeçarja hasi një valë mosmiratimi, falë stilistit të saj Chris Apleton, i cili u mburr me pamjen e re të këngëtares në Instagramin e saj. Ndërsa disa me entuziazëm komentojnë për ndryshimin e papritur të këngëtares, ...
Komentet te Jennifer Lopez ndryshoi në mënyrë drastike pamjen e saj Janë të Mbyllura
Zhvillim ekonomik, forcim të sigurisë së brendshme, përballje me Serbinë dhe anëtarësim në NATO, si të pavarur apo edhe me Shqipërinë, po premton kandidati për president, Ramush Haradinaj. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thekson se do të ruajnë ekuilibrin e pushteteve, demokracinë parlamentare dhe ndarjen e pushteteve. Kandidati për president, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Drenas, theksoi se në demokraci është me rëndësi se çfarë drejtimi do të ketë vendi në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo pasi që siç tha ai, vendi ka rënie të zhvillimit ekonomik, e rini të papunë. AAK pretendon përfshirjen në qeveri ku Haradinaj tha se programi është i fokusuar në ekonomi, për ...
Komentet te Haradinaj në Drenas: Nuk do të lejojmë të vuaj një popull nga gabimet e të tjerëve Janë të Mbyllura