Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Itali, rriten viktimat nga COVID-19, në 24 orët e fundit

Rajoni dhe Bota
Rastet e infektimeve vazhdojnë të rriten në Itali, me 15 146 më shumë në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe një rritje të numrit të viktimave, me 391 vdekje të reja, raporton ATSh. Aktualisht, në vend janë gjithsej 405 019 raste pozive me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2 185 655, me + 19 838 në krahasim me dje./KosovaPress ...
Komentet te Itali, rriten viktimat nga COVID-19, në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

Gjermania mbyll kufijtë me Republikën Çeke dhe Tirolin

Rajoni dhe Bota
Gjermania do të mbyllë kufijtë e saj, me disa përjashtime, me Republikën Çeke dhe rajonin austriak të Tirolit, që regjistrojnë nivele të larta të infektimit me variantet më shumë ngjitëse të COVID-19, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Horst Seehofer. “Kjo është ajo që ne do të vendosim. Kjo është rënë dakord me kancelaren dhe zëvendëskancelarin”, tha ministri për “Süddeutsche Zeitung”, duke specifikuar që kjo masë duhet të hyjë në fuqi të dielën në mbrëmje dhe se përjashtimet ishin në pritje të diskutimit, raporton ATSh. Seehofer sqaroi se Tiroli dhe rajonet çeke kufitare me Gjermanisë do të përfshihen në listën e territoreve shumë të prekura nga mutacionet e virusit. Kjo listë ...
Komentet te Gjermania mbyll kufijtë me Republikën Çeke dhe Tirolin Janë të Mbyllura

​Ministria e Bujqësisë paguan mbi 20 milionë euro subvencione për 17 mijë fermerë

Lajme
Ministria e Bujqësisë, ka njoftuar se këto 4 ditë kanë paguar 20,39 milionë euro subvencione për 17.060 fermerë. Për këtë arsye ministri Mustafa nesër do të takojë fermerët për t’i njoftuar që përkrahja për ta, do të vazhdojë deri në pikën e fundit. Mustafa ditë më parë gjatë takimit me fermerët tha se të gjitha kërkesat e bujqve edhe ato për kredi do të inkorporohen në programin e kësaj ministrie për vitin 2021 e tutje. Mustafa tha se dyfishimi i subvencioneve për bujqit ka pasur efekte pozitiv në zhvillimin e bujqësisë dhe motivimin e fermerëve për punën e tyre./KosovaPress ...
Komentet te ​Ministria e Bujqësisë paguan mbi 20 milionë euro subvencione për 17 mijë fermerë Janë të Mbyllura

DnV: Qeveria të rishqyrtojë masat e reja anti-Covid, mund të diskriminojnë votuesit nga diaspora

Lajme
Demokracia në Veprim shpreh shqetësim për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave anti-Covid në një kohë kur numri i personave të infektuar me Covid-19 është në rritje të vazhdueshme dhe kur masat parandaluese paraprake janë shkelur në pothuajse të gjitha aktivitetet zgjedhore të subjekteve politike. Për më tepër, vendimi i Qeverisë sipas DnV-së është kontradiktor me vendosjen e masave të reja ndaj qytetarëve të Kosovës, (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), të cilët gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ RT-PCR të bërë më së largu 72 orë ose në të kundërt të vetizolohen për 7 ditë. “Nga një anë ...
Komentet te DnV: Qeveria të rishqyrtojë masat e reja anti-Covid, mund të diskriminojnë votuesit nga diaspora Janë të Mbyllura

​Hoxhaj në Istog: Do ta rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe do ta sigurojmë vaksinën anti-COVID

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim elektoral në Istog, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj ka thënë se vetëm platforma e PDK-së mundëson krijimin e një qeverie që ofron zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor dhe përmirësim të sistemit shëndetësor. Hoxhaj: Një qeveri për 4 vite e mundëson vetëm PDK-ja (Video) “Nëse duan ta kenë një qeveri për 4 vite, ta kenë një qeveri që ofron zhvillim, që ofron punësim, që krijon vende të reja të punës, që ofron arsim cilësor, që ofron shëndetësi në një kohë të pandemisë, kjo është e mundur vetëm me një parti e cila është Partia ...
Komentet te ​Hoxhaj në Istog: Do ta rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe do ta sigurojmë vaksinën anti-COVID Janë të Mbyllura

​MSH del me sqarim rreth vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vendimet e sotme të Qeverisë në detyrë për heqjen e kufizimeve të lëvizjes për qytetarët janë marrë sipas propozimeve të kësaj ministrie, bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, e cila gjatë këtij muaji ka rezultuar të jetë më e qetë. Sqarimi i Ministrisë së Shëndetësisë vjen pas reagimeve të ndryshme rreth masave të fundit antiCOVID-19. Qeveria në detyrë e Kosovës tha se vendimin për heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët e kishte bërë me rekomandim të IKSHPK-së dhe Bordit Këshillëdhënës, por kjo u mohua nga Lul Raka, anëtar i Bordit Këshillëdhënës, sipas të cilit asnjë anëtar i Bordit nuk ishte konsultuar paraprakisht ...
Komentet te ​MSH del me sqarim rreth vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët Janë të Mbyllura

Bayerni në kërkim të një mbrojtësi të majtë

Sport
Gjiganti gjerman Bayern Munich është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Spekulohet se “Bavarezët” e kanë një listë që përmban pesë emra të futbollistëve që mund të luajnë në këtë repart, raporton “Sport Bild”. Kampioni i Bundesligës gjermane dëshiron të përforcojë më shumë mbrojtjen, ku tani është bërë e ditur që mbrojtësi David Alaba do të largohet në fund të këtij sezoni, pasi që ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re, përcjell KosovaPress. Lista e mbrojtësve të krahut të majtë që Bayern Munich është duke i monitoruar përbëhet nga Berno Sosa i Stuttgart (Gjermani), Omar Richards i Reading (Angli), Luca Netz i Hertha Berlin (Gjermani), Marco Friedl i ...
Komentet te Bayerni në kërkim të një mbrojtësi të majtë Janë të Mbyllura

Ndalohet transmetimi i BBC në Kinë

Rajoni dhe Bota
Kanali televiziv dhe radio britanik BBC World News është ndaluar në Kinë, njoftoi sot agjencia kineze e transmetimit, një javë pasi britanikët revokuan licencën e televizionit shtetëror kinez (CGTN). Në një deklaratë në prag të Vitit të Ri hënor, agjencia deklaroi se shërbimi publik britanik shkel seriozisht rregulloret në raportet në lidhje me Kinën, duke theksuar se lajmet duhet të jenë “të drejta dhe të drejta”, por që dëmton interesat kombëtare kineze, raporton Reuters. “Kanali britanik nuk i plotëson kërkesat në Kinë dhe aplikimi për transmetim për një vit tjetër nuk do të pranohet”, shton agjencia kineze. Në një deklaratë pas njoftimit të agjencisë kineze, BBC deklaroi se ishte i ...
Komentet te Ndalohet transmetimi i BBC në Kinë Janë të Mbyllura

​Moti në Kosovë, të shtunën priten reshje bore

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore, por i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë ...
Komentet te ​Moti në Kosovë, të shtunën priten reshje bore Janë të Mbyllura

Haradinaj në Drenas nderon heronjtë: Sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë

Lajme
Kandidati për president nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj, në vizitën e tij në Drenas, ka nderuar edhe heronjtë e kombit tonë. “Nderim për heronjtë Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Rasim Kiqina dhe Bedri Shala në Drenas”, shkruan Haradinaj në Facebook. Ai është shprehur se sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë dhe udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e tij./KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj në Drenas nderon heronjtë: Sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë Janë të Mbyllura