Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Vendet e QUINT-it kërkojnë proces të drejtë zgjedhor në Kosovë

Lajme
Ambasadorët e QUINT-it, i cili përbëhet nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, janë takuar sot me koordinatoren për zgjedhje Laura Pula dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit që janë pjesë e memorandumit për mbrojtje të votës, për të diskutuar për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata me këtë rast kërkuan nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit që të angazhohen dhe sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt. Ndërkaq, koordinatorja për zgjedhje, Laura Pula, i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it, me veprimet e ndërmarra nga viti 2013 e deri më tani nga Prokurori i Shtetit, ku ka theksuar se çdo herë që ...
Komentet te ​Vendet e QUINT-it kërkojnë proces të drejtë zgjedhor në Kosovë Janë të Mbyllura

Zyrtare: Qeveria largon kufizimin e lëvizjes

Lajme
Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat si dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e këtyre masave. Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomikë në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet ...
Komentet te Zyrtare: Qeveria largon kufizimin e lëvizjes Janë të Mbyllura

Kosova-BE mbajnë nën-komitetin e pestë të MSA për Inovacion, Shoqërinë e Informacionit dhe Politika Sociale

Lajme
Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin digjital më 10 shkurt, për t’i diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat nga arsimi, politikat sociale dhe punësimi, telekomunikacioni dhe politikat audio-vizuale, e deri te trashëgimia kulturore. Takimi u bashkë-kryesua nga Zyra e Kryeministrit dhe Drejtoria e Përgjithshme e KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga drejtoritë e përgjithshme dhe ministritë tjera. Diskutimi u mbajt në kornizën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni Evropian dhe Kosova ranë dakord për rëndësinë e implementimit të Agjendës Evropiane të Reformës dhe prioriteteve të Programit të Reformës ...
Komentet te Kosova-BE mbajnë nën-komitetin e pestë të MSA për Inovacion, Shoqërinë e Informacionit dhe Politika Sociale Janë të Mbyllura

FSSHK: Lehtësimi i masave nga Qeveria është skandal

Lajme
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës lehtësimin e masave anti-covid nga Qeveria e Kosovës, e ka quajtur skandaloze dhe të papranueshme. FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive. “FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive, popullore që ta ruani veten, është mëse evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre. Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës. FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të ...
Komentet te FSSHK: Lehtësimi i masave nga Qeveria është skandal Janë të Mbyllura

ATK dhe AKK me marrëveshje për hetimin e shkeljes së konkurrencës në Kosovë

Lajme
Përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ta nxitur bashkëpunimin në fushën e hetimeve të shkeljes së konkurrencës në Kosovë, dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Sipas një njoftimi të ATK-së, qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është arritja e ujdisë midis palëve nënshkruese për realizimin më të suksesshëm të misioneve të tyre të cilat përqendrohen në politikën e konkurrencës të bazuar në implementimin e rregullave për të siguruar garën reciproke dhe të ndershme të kompanive në treg, duke e inkurajuar ndërmarrësin dhe efikasitetin me qëllim të ofrimit konsumatorëve një zgjedhje më të gjerë, e ...
Komentet te ATK dhe AKK me marrëveshje për hetimin e shkeljes së konkurrencës në Kosovë Janë të Mbyllura

Të hënën e 15 shkurtit s’mbahet mësim në shkollat ku votohet të dielën

Lajme
Ministria e Arsimit ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të hënën, 15 shkurt 2021, të mos mbahet mësimi në shkollat që një ditë më parë kanë qenë qendra votimi, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës nga pandemia COVID-19. Këtë kërkesë, MASh e ka bërë për arsye se, në këto shkolla, gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor. MASh ka kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ...
Komentet te Të hënën e 15 shkurtit s’mbahet mësim në shkollat ku votohet të dielën Janë të Mbyllura

AAK mban tubim zgjedhor në Drenas (Drejtpërdrejt)

Lajme
Kandidati për president i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban tubim zgjedhore në Drenas./KosovaPress ...
Komentet te AAK mban tubim zgjedhor në Drenas (Drejtpërdrejt) Janë të Mbyllura

Policia mblidhet lidhur me zbatimin e planit operativ për zgjedhjet e 14 shkurtit

Policia mblidhet lidhur me zbatimin e planit operativ për zgjedhjet e 14 shkurtit
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur një takim zyrtar lidhur me angazhimin e policisë në zbatimin e planit operativ për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Takimi është udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në të cilin kanë marrë pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së: drejtorët e departamenteve, drejtorët e divizioneve dhe drejtorive rajonale, të cilët janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Drejtori Mehmeti, gjatë këtij takimi, ka theksuar se përmes realizimit të planit operativ duhet të krijohet një ambient i sigurt dhe ...
Komentet te Policia mblidhet lidhur me zbatimin e planit operativ për zgjedhjet e 14 shkurtit Janë të Mbyllura

Limaj nga Lidhja e Prizrenit: Shihemi më 14 shkurt në ditën e fitores së çlirimtarëve

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga Lidhja e Prizrenit i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve të vendit. Ai ka thënë se nga ky vend historik i kombit tonë, fryma çlirimtare është bartur brez pas brezi. Lideri i Nismës ka thënë se më shumë se kurrë na duhet kjo frymë çlirimtare, e cila u bart në kushte dhe rrethana shumë më të vështira, por falë burrave të mëdhenj të këtij kombi arritën që në rrethana të vështira të ruajnë traditën, kulturën, identitin e mbi të gjitha gjuhën e kombit tonë. “Lidhja e Prizrenit është lidhja e besës, lidhje e kombit rreth idealeve, traditave dhe vlerave tona kombëtare. ...
Komentet te Limaj nga Lidhja e Prizrenit: Shihemi më 14 shkurt në ditën e fitores së çlirimtarëve Janë të Mbyllura

2 të vdekur dhe 344 raste të reja me COVID-19

Lajme
2 të vdekur dhe 344 raste me COVID-19 janë shënuar 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin ditor. Njoftimi i plotë: 230 TË SHËRUAR DHE 344 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast ...
Komentet te 2 të vdekur dhe 344 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura