Në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka konfiskuar 135 mijë e 800 euro të që dyshohet të jenë fituar nga shitja e substancave narkotike. Policia gjatë operacionit kanë sekuestruar edhe sprej si dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike, 126 gr marihuanë e cila ishte dedikuar për shitje. Me këtë rast është arrestuar një person. “Me datë 11.02.2021 hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës nga njësia rajonale e Mitrovicës-veri, pas marrjes së informatave paraprake relevante dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje dhe kontrolli në dy lokacione në Mitrovicë-veri. Gjatë realizimit të operacionit policor në dy lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në ...
Komentet te Policia arreston një person në veri të Mitrovicës, konfiskohen mbi 135 mijë euro Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë të infektuar me virusin korona. 45 nga ta janë në oksigjenoterapi, ndërsa 14 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe tre të tjerë janë në respirator (CPAP) “Aktualisht 64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 254 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim ...
Komentet te 64 pacientë me COVID19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të nënshkruajë Marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Sllovake për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SAIDC). (Ministria e Shëndetësisë, ora 09:00) Do të ketë video Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të nënshkruajë Marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Sllovake për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SAIDC). (Ministria e Shëndetësisë, ora 09:00) Do të ketë video Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), mban konferencë të përbashkët për medie me të gjitha Institucionet nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor në lidhje me përgatitjen e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Hotel “Sirus”, Prishtinë, ora 10:00) Do të ketë video – LIVE Dorëzimi i Padisë kundër Vendimit për Leje Mjedisore për “Parkun ...
Komentet te Ngjarjet e datës 12 shkurt (Video) Janë të Mbyllura
Në mesnatë mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Partitë politike deri në mesnatë duhet të përmbyllin përpjekjet për të bindur votuesit e regjistruar që të mbështesin përfshirjen e tyre në qeverisjen e ardhshme të vendit. Nesër, do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, pra më 14 shkurt qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit në secilin pjesë të Kosovës. tubime këto të cilat u bënë në kohë pandemie COVID-19 Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për ...
Komentet te Sot dita e fundit e fushatës zgjedhore Janë të Mbyllura
Në Kosovë 63 mijë e 433 persona u infektuan me virusin korona, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2. Nga ky virus u shëruan 54 mijë e 891 të tjerë, mirëpo janë 1 mijë e 534 të qytetarë që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin korona. Aktualisht në vend janë 7 mijë e 8 raste aktive me COVID-19. Ndërsa Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus. Në të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), raportohet 127 raste të reja me COVID-19 në Prishtinë. “Gjatë 24 orëve ...
Komentet te Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s./KosovaPress ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura
Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002, në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë në Holandë, nën akuzat për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Millosheviq ka shërbyer si avokat e tij për pjesën më të madhe të gjykimit të gjatë, i cila përfundoi pa një vendim kur i ashtu-quajturi “Kasapi i Ballkanit”, u gjet i vdekur në moshën 64 nga një sulm të dukshëm në zemër në qelinë e tij më 11 mars, 2006./KosovaPress ...
Komentet te Dita kur nisi gjykimi i Millosheviçitv Janë të Mbyllura
Sot bëhen 76 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme. Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë. Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dal si e përditshme. Më 5 shtator 1990 u mbyll nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit, ajo pas një kohe u mbyll./KosovaPress/ ...
Komentet te 76-vjetori i gazetës “Rilindja” Janë të Mbyllura
Sot bëhen nëntë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës, kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje. Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton tek të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit. /KosovaPress/ ...
Komentet te Nëntë vjetori i tragjedisë së Restelicës Janë të Mbyllura
Varianti më infektues i COVID-19, i shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe, vlerësohet nga qeveria franceze të jetë përgjegjës për rreth 20 deri në 25 % të rasteve në Francë, njoftuan sot zyrtarë të shëndetësisë. “Në krahasim, variantet nga Afrika e Jugut dhe Brazili janë prapa me vetëm 4 deri në 5 % në të gjithë vendin”, tha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran. Departamenti lindor i Moselës ka parë një numër veçanërisht të lartë të rasteve me rreth 300 infektime të gjurmuara të varianteve braziliane dhe afrikanojugore vetëm në katër ditët e fundit, raporton ATSh. Gjatë disa javëve të fundit, Franca ka pasur një shtetrrethim të rreptë çdo natë duke ...
Komentet te Francë, varianti britanik i COVID-19 përgjegjës për 25 % të rasteve Janë të Mbyllura