Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të. Teuta pret në shtëpi, në stadiumin “Niko Dovana”, skuadrën e Skënderbeut, përcjell KosovaPress. Pas 18 xhirosh, Teuta gjendet në vendin e katërt në tabelë, me shtatë fitore, nëntë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 30 pikë, një më pak se vendi i dytë Partizani. Në anën tjetër, skuadra e Skënderbeut pas 18 ndeshjeve, ka arritur të regjistroj dy fitore, gjashtë barazime dhe 10 humbje, duke u pozicionuar në vendin e fundit në tabelë, respektivisht në të 10-in, me gjithsej 12 pikë. Programi i plotë i Superligës së Shqipërisë është i bashkangjitur më poshtë. 16:00 Teuta (4) ...
Komentet te Superliga e Shqipërisë, Teuta zhvillon ndeshje kundër Skënderbeut Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, sot ka zhvilluar një takim pune me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, ku u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt. Duke konsideruar se Kosova është e dëshmuar për zgjedhje të lira dhe fer, si shtyllë e demokracisë funksionale dhe shembull për shumë shtete të rajonit, ministri Selimi ka potencuar se duhet ruajtur këtë pjekuri elektorale dhe përgjegjësinë e manifestuar të qytetarëve, gjatë procesit zgjedhor. Në kuadër të takimit, ministri Selimi ka bërë thirrje që komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit ...
Komentet te Lumezi: Të gjitha keqpërdorimet në ditën e zgjedhjeve do të ndiqen dhe ndëshkohen Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e gazetarit tashmë të ndjerë Bedri Sadiku. E nderuara familje Sadiku, I nderuar komunitet i gazetarëve, Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Bedri Sadiku, i cili me punën e tij të palodhshme për dekada me radhë, njoftoi opinionin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve. Puna dhe angazhimi i tij në gazetën Rilindja në Prishtinë gjatë viteve të ‘80-ta dhe pastaj gjatë viteve të ‘90-ta në Tiranë dhe Shkup, ishte kontribut i çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare shqiptare. Ikja në amshim e doajenit të ...
Komentet te Hoti i dërgon telegram ngushëllimi familjes së gazetarit Bedri Sadiku Janë të Mbyllura
11 minatorë të ndërmarrjes “Trepça” të enjten janë futur në grevë meqë ende nuk kanë marrë rrogën e muajit janar. Futjen në grevë të tyre, po e sheh tendencioze ushtruesi i kryeshefit ekzekutiv të gjigandit metalurgjik “Trepça”, Enes Muzaqi. Muzaqi për KosovaPress thotë se me marrjen e detyrës i kishte njoftuar drejtorët dhe njësitet përkatëse se deri në muajin prill do të ketë vështirësi për pagesat. Për këtë ai tha se po bëhet për të çrregulluar prodhimin dhe sistemin e punës që është krijuar. Muzaqi: 11 minatorë janë futur në grevë, më shumë po shihet të jetë tendencioze AUDIO “Aty ka qenë një grup i izoluar prej 11 minatorëve që ...
Komentet te Muzaqi: Greva e minatorëve tendencioze, vështirësi në paga do të ketë deri në prill Janë të Mbyllura
Kandidati për president të Kosovës Ramush Haradinaj vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, me ç’rast ka takuar kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë. Ai tha se Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi. ‘E nisa ditën me vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku takova kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë. Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Haradinaj tutje tha se Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve. ...
Komentet te Haradinaj në BIK-un: Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë Janë të Mbyllura
ETC – Elkos Group bën hapjen e Javës së Prodhimeve Vendëse (ETC, Fushë Kosovë, ora 11:00) Do të ketë video Nisma Socialdemokrate mban tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit (Prizren, ora 17:00) Do të ketë video – LIVE Mbërrijnë fletëvotimet në Kosovë (Video)/KosovaPress ...
Komentet te Njoftime shtesë (Video) Janë të Mbyllura
Disa minatorë të minierës së “Trepçës” i janë futur grevës nga e enjtja, kjo pasi që ata nuk kanë marrë pagat e muajit janar. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Gani Osmani, ka treguar për KosovaPress se në grevë kanë hyrë minatorët e ndërrimit të dytë të horizontit të X. Osmani tha se minatorët janë takuar nga drejtori i Ndërmarrjes së “Trepçës” por edhe përkundër kësaj 10 nga minatorët kanë refuzuar që të ndërpresin grevën. Ndërsa 45 punëtorët e ndërrimit të tretë nuk kanë dalë fare në punë. Osmani: Punëtorët e ndërrimit të dytë nuk kanë punuar AUDIO “Ndërrimi i dytë i horizontit të dhjetë nuk ka punuar , ...
Komentet te Një grup minatorësh të “Trepçës” hynë në grevë Janë të Mbyllura
Institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve te jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, nënshkruan të premten memorandum bashkëpunimi, me të cilin do t’i koordinojnë veprimet për një proces të lirë zgjedhor. Me këtë rast, përfaqësues të institucioneve përkatëse apeluan subjektet politike dhe qytetarët e Republikës të Kosovës që të respektojnë gjitha rregullat zgjedhore që janë në fuqi. Aty u apelua që të mos që të mos fotografohet vota dhe për çdo rast të shkeljes së mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të raportohen shkeljet e identifikuara. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, u zotua se do të përmbushin të gjitha detyrimet në funksion të arritjes së direktivave të përbashkëta. “I ...
Komentet te Mbarëvajtja e zgjedhjeve, institucionet zotohen për bashkëpunim Janë të Mbyllura
Ish Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash kandidat për deputet nga rradhët e Nisma Socialdemokrate Proff.Ass.Dr. Artan Haziri, brengoset për të kaluaren e lavdishme te UÇK-së i cili ka disa pyetje për shqetësimin e tij: Kur dëgjon se duhet të harrohet lufta dhe e kaluara, lind pyetja kush mund të jenë ata që thërrasin kështu? A mund ta harroj luftën familja Jashari, Limaj, Haradinaj, Pajaziti e shumë e shumë familje të tjera? A mund ta harrojnë luftën të gjithë familjarët e dëshmorëve, martirëve? A mund ta harrojnë luftën veteranët e vërtetë? JO! Luftën e harrojnë ata që nuk investuan asgjë për këtë liri dhe po dëshirojnë të kthehemi nën ...
Komentet te Kur dëgjon se duhet të harrohet lufta dhe e kaluara?! Janë të Mbyllura
Në Kosovë kanë arritur mbi 1 milion e 600 mijë fletëvotime për zgjedhjet e 14 shkurtit. Fletëvotimet e shtypura për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të shpërndahen të shtunën nëpër depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Ndërsa në mesnatë mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve. Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019, pasi nga kjo listë ...
Komentet te Arrijnë fletëvotimet në Kosovë Janë të Mbyllura