Misioni i OSBE-së përfundoi sot një seri prej pesë punëtorish me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës (SHVK) për të mbështetur votuesit e verbër dhe me shikim të dobësuar që të votojnë në mënyrë të pavarur në zgjedhjet parlamentare. Në këto punëtori u trajnuan rreth 1.300 votues të verbër dhe me shikim të dobësuar se si të votojnë përmes modelit të Braille, i siguruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Votimi është një nga instrumentet e llogaridhënies në duart e njerëzve. Në një shoqëri demokratike, votimi është edhe përgjegjësi. Prandaj, duhet të ekzistojnë të gjitha kushtet për t’i mundësuar çdo personi në listën e votuesve që të hedhë votën e tij ...
Komentet te OSBE mbështet trajnimin për votim përmes alfabetit Braille në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Tashmë në depon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë arritur fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Edhe këtë vit si në çdo proces zgjedhor janë shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas KQZ, kjo nuk do ta kufizojë askënd për të mos e ushtruar të drejtën e votës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për KosovaPress, ka deklaruar se fletëvotimet ku qytetarët e Kosovës të dielën do ta ushtrojë vullnetin e tyre janë shtypur në Slloveni. Ai tha se KQZ bazuar në praktikat e mëhershme të pjesëmarrjes së qytetarëve në ...
Komentet te Fletëvotimet arrijnë Kosovë, nesër bëhet shpërndarja në 38 komuna Janë të Mbyllura
Ne ende nuk e dimë sa zgjat imuniteti pasi të vaksinohemi kundër COVID-19, por ne e dimë me siguri që ata që i mbijetuan infeksionit janë imunë midis nëntë dhe 10 muajsh, tha për mediat virologu i mirënjohur italian Andrea Crisanti. Sipas tij, ky informacion është marrë në një hulumtim të kryer në mes të banorëve të komunës në rajonin e Venecia, ku rasti i parë i infeksionit COVID-19 në Itali u identifikua më 21 mars të vitit të kaluar. Profesor Crisanti thotë se ata zbuluan se njerëzit që morën infeksionin në valën e parë të pandemisë dhe më pas ranë në kontakt me njerëzit e infektuar të cilët u ...
Komentet te Pas infeksionit, imuniteti për të paktën 9 muaj, thotë virologu i njohur italian Janë të Mbyllura
Në kuadër të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së 13-të të shtetit të Republikës së Kosovës sot është hapur “Java e produkteve vendore” ne Elkos Group. Pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi theksoi se kompania e tij së bashku me asociacionet e tjera ekonomike janë në vazhdimësi duke organizuar “Javën e prodhimeve vendore” në hapësirat Elkos në kuadër të shënimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kelmendi: “Java…” shton konsumin e prodhimeve vendore Video “ETC dhe Elkos sa herë po organizojnë këtë ‘Javë…’, konsumi dhe përdorimi i artikujve po shtohet në mënyrë rapide dhe ka shumë shembuj që po tregojnë rezultate të këtij manifestimi. Elkos dhe ekipi i ...
Komentet te Hapet “Java e produkteve vendore”, konsumi i tyre në rritje Janë të Mbyllura
Institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve te jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, nënshkruan të premten memorandum bashkëpunimi, me të cilin do t’i koordinojnë veprimet për një proces të lirë zgjedhor. Me këtë rast, përfaqësues të këtyre institucioneve apeluan te subjektet politike dhe qytetarët e Republikës të Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat zgjedhore që janë në fuqi. Ata paralajmëruan masa ndëshkimore për të gjithë shkelësit e rregullave zgjedhore, teksa ftuan qytetarët që të raportojnë çdo shkelje eventuale që mund të hasin ditën e zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, u zotua se do të përmbushin të gjitha detyrimet në funksion të arritjes së direktivave të ...
Komentet te Zotohen institucionet: Do të garantojmë zgjedhje të lira dhe demokratike Janë të Mbyllura
Sot në ditën e fundit të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar në Lipjan. Ai në tubimin e AAK-së u zotua se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, të sigurtë me një ekonomi të qëndrueshme që garanton jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit. /KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj në Lipjan: Do ndërtojmë një Kosovë të fortë që garanton jetë të mirë për të gjithë qytetarët e vendit Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka sqaruar se testi PCR negativ për ata që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë, nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19. MSh nëpërmjet një komunikate shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjsdhëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anticovid. “Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin ...
Komentet te MSh: Vendimi për PCR teste në hyrje të Kosovës është marrë para shumë muajsh Janë të Mbyllura
Klubi spanjoll Sevilla spekulohet se do të kërkojë një shumë prej 90 milionë eurosh, për mbrojtësin e tyre Jules Kounde, raporton “AS”. Ky vlerësim që e ka bërë Sevilla për Kounde, është si pasojë që ai është duke kaluar nëpër një sezon fantastik, ku është bërë shtyllë kryesore e repartit të mbrojtjes, përcjell KosovaPress. Për mbrojtësin 22 vjeçar, shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim, ndër to edhe Manchester City, Liverpool, Real Madrid, Barcelona e Manchester United./KosovaPress ...
Komentet te Sevilla do të kërkojë 90 milionë euro për Kounde Janë të Mbyllura
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka dorëzuar padi për shtyrje të ekzekutimit të vendimit kundër Vendimit për Leje Mjedisore komunale të Komunës së Prishtinës për projektin “Parku i aventurave” në Gërmi. Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se komuna ka lëshuar leje mjedisore për realizimin e këtij projekti. “Sipas Institutit për Mbrojtjen e Natyrës ky lokacion është zona më e rëndësishme e biodiversitetit në peizazhin e mbrojtur të Gërmisë. Po ashtu në këtë zonë gjenden pyjet e ahut më të vjetra dhe më të ruajtura në Kosovë. GLPS dhe Qytetarë Aktivë konsiderojnë që ky vendim është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Në këtë rast, Komuna ...
Komentet te Padi për shtyrje të ekzekutimit të vendimit për leje mjedisore për “Parkun e aventurave” në Gërmi Janë të Mbyllura
Vazhdon xhiro e 21-të në Bundesligën gjermane, me vetëm një ndeshje në kuadër të programit për ditën e premte. RB Leipzig pret në shtëpi skuadrën e Augsburg-ut, ku skuadra e Julian Nagelsmann ka mundësi t’i afrohet liderit të tabelës, Bayern Munich-ut në vetëm pesë pikë, nëse arrin të arkëtojë tre pikë në ndeshjen e sotme. Në anën tjetër, Augsburg ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit, nga gjashtë sa i ka zhvilluar, përcjell KosovaPress. Pas 20 xhirosh, RB Leipzig gjendet në pozitën e dytë, me 12 fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 41 pikë, shtatë më pak se Bayern Munich që gjendet në vendin e parë. Kurse, ...
Komentet te RB Leipzig-Augsburg, ndeshja e vetme në programin e Bundesligës Janë të Mbyllura