Nga depoja qendrore Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur shpërndarja e fletëvotimeve dhe materialit tjetër të ndjeshëm zgjedhor për në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës. Kamionët në të cilët ndodhet materiali i ndjeshëm zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, janë nisur nën përcjelljen e Policisë e Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se edhe për këtë proces zgjedhor janë shtypur 10 përqind më pak fletëvotime se sa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas tij kjo nuk do shkaktojnë ndonjë telashe sepse kanë fletëvotime rezervë./KosovaPress ...
Komentet te Nis shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor nëpër komuna Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
E PLOTËSUAR: Integriteti zgjedhor që ka arritur Kosova në disa palë zgjedhje po bënë që zgjedhjet e 14 shkurtit të mbahen për herë të parë pa monitorimin e misionit të OSBE-së. Ndërkohë do të jenë edhe dy mijë vëzhgues më pak nga DnV të angazhuar për monitorim të zgjedhjeve të nesërme në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës, për shkak edhe të pandemisë COVID-19. Florent Spahija nga koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë procesin zgjedhor Demokracia në Veprim thotë se vetëm 500 vëzhgues do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor në qendrat e votimit dhe në vendvotime. Spahija thotë për KosovaPress se kanë reduktuar numrin e vëzhguesve edhe për shkak të pandemisë. ...
Komentet te Zgjedhjet e nesërme pa monitorimin e OSBE-së dhe me dy mijë vëzhgues më pak Janë të Mbyllura
Shefi i Zyrës së BE dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë përmes një deklarate të përbashkët për media thonë se po i ndjekin me vëmendje të madhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata nënvizojmë rëndësinë e zgjedhjeve transparente, të besueshme dhe përfshirëse, duke iu bërë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit. Inkurajojmë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke i respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19. BE ka dërguar një ...
Komentet te BE: Kemi besim se presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri Janë të Mbyllura
Qeveria e re e cila pritet të formohet pas zgjedhjeve të nesërme duhet të ketë në fokus ekonominë, veçanërisht adresimin e sfidave që i ka Kosova ndër vite, papunësinë, deficitin tregtar dhe sanimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Këto sugjerime për ekzekutivin e ri i ka adresuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, i cili thotë se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike. Guvernatori Mehmeti në një intervistë për KosovaPress ka thënë se BQK pret që për vitin 2021 vendi të ketë një rritje ekonomike prej 4 përqind, gjithnjë nëse situata me pandeminë shkon drejt përmirësimit. ...
Komentet te BQK: Qeveria e ardhshme fokus duhet ta ketë ekonominë Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 10:00) Do të ketë video IKD mban konferencë për medie, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Ligjshmëria e avancimeve dhe përfitimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00) Do të ketë video Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), mban konferencë për medie. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00) Do të ketë video – LIVE Intervistë: Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti (Video) Temë: Kërkohet nga qeveria e ardhshme të ketë shumicë të qëndrueshme në Kuvend (Video) Intervistë: Florent Spahija nga DnV – Zgjedhjet e nesërme pa monitorimin e ndërkombëtarëve dhe me dy mijë vëzhgues ...
Komentet te Ngjarjet e datës 13 shkurt (Video) Janë të Mbyllura
A jeni në kohën kur nuk keni aspak ndjenja pozitive për punën që jeni duke e bërë? Në të tilla raste fillon të shfaqet mungesa e dëshirës për t’u zgjuar në mëngjes për punë, krijohet ndjenja e mërzitjes dhe ndjenja të tjera negative. Në kohë të tilla punonjësit duhet të marrin me seriozitet çështjen dhe të mundohen ta ndryshojnë atë, sepse shëndeti mendor dhe lumturia në jetë janë të pandashme me punën. Akademi Pune ju sjellë disa arsye përse duhet ta doni punën. Ju e meritoni një punë që e doni Kjo mund të duket si një fjali e librave “mendo pozitivisht”, por në fakt nuk është pikërisht ashtu. Është ...
Komentet te Pse është e rëndësishme ta doni punën dhe çfarë mund të bëni për këtë? Janë të Mbyllura
Ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku nesër nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët me të drejtë vote, do të mund të votojnë për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Subjektet politike, të cilat për 10 ditë kanë zhvilluar fushatë, nga sot deri në përfundim të votimeve, janë të detyruar që t’i përmbahen heshtjes zgjedhore. Në këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë ...
Komentet te Kosova në heshtje zgjedhore Janë të Mbyllura
Qeveria e re italiane me në krye Mario Draghin do të betohet mesditën e sotme para presidentit Sergio Mattarella. Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi arriti të sigurojë numrat për të marrë votëbesimin në Parlament pas mbështetjes së Lëvizjes 5 Yje, Partisë Demokratike por edhe Forca Italia të Silvio Berlusconit dhe Legës së Matteo Salvinit. Qeveria e Drgahit do të ketë 23 ministra, 15 prej të cilëve do te jenë figura politike, ndërsa tetë të tjerët janë “ministra teknikë”. Ministër i Jashtëm do të mbetet Luigi Di Maio, lideri i Lëvizjes 5 Yje, ndërkohë që ministria e Ekonomisë do të drejtohet nga një prej personave më të besuar të ...
Komentet te Kryeministri i ri italian Draghi pritet të betohet sot para presidentit Mattarela Janë të Mbyllura
Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës. Gjatës pasdites vranësirat do të intensifikohen dhe do të sjellin reshje dëbore, kjo nga temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -9°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -1C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 08°C. Era do të fryjë në drejtim verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë./KosovaPress ...
Komentet te Moti, ulje e ndjeshme temperaturash edhe në Shqipëri Janë të Mbyllura
Në kompanitë e ditëve të sotme puna në ekipe është gjëja më e rëndësishme dhe që kërkohet më shumë. Edhe gjatë rekrutimit të kandidatëve të rinj, kërkohen aftësitë të cilat përkojnë me atë se sa kandidati është i aftë të punojë në ekipe. Kësaj iu është dhënë aq rëndësi, sa që kjo mënyrë e punës në shumicën e rasteve konsiderohet si zgjidhja për gjithçka! Por, edhe pse punoni në ekipe, përformanca e gjithë ekipit rrallë që hyn në vlerësimet e fundvitit nga shefi. Pra, kjo është arsyeja pse të gjithë punonjësit punojnë shumë për t’u dalluar nga të tjerët, edhe në qofshin pjesë të një skuadre. Por, në raste të ...
Komentet te Çfarë të bëni nëse dikush ua merr idetë në punë? Janë të Mbyllura