Trajneri i Interit, Antonio Conte ka kërkuar falje për bërjen e një gjesti fyes ndaj drejtorëve të Juventusit, edhe pse ka deklaruar se kishte reaguar ndaj provokimit nga ana e tyre. Para ndeshjes me Lazion, Conte ka folur në lidhje me skenat e shëmtuara dhe të tjerat që ndodhën në tunel midis trajnerit dhe stafit të Juventusit, përfshirë Presidentin Andrea Agnelli, pas gjysmëfinales së Kupës së Italisë, përcjell KosovaPress. “Unë dua të flas vetëm për futbollin gjatë konferencës për shtyp, kështu që do ta them këtë para se të fillojmë,” tha Conte. “Unë jam këtu për të kërkuar falje, sepse reagova në mënyrë të gabuar ndaj fyerjes. Unë mund të ...
Komentet te Kërkon falje Antonio Conte Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Xhiro e 24 e Premier Ligës solli një tjetër humbje për kampionin aktual të Anglisë, Liverpoolin të cilët u mposhtën më rezultat 3-1 nga Leicester City. Pjesa e parë u zhvillua me një lojë me pak raste të mira shënimi ku të dy skuadrat treguan lojë të kujdesshme dhe si rezultat skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0, përcjell KosovaPress. Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë më e hapur dhe Liverpoolin kaloi në epërsi në minutën e 67’ me golin e realizuar nga Mohamed Salah. Por, reagimi i Leicesterit ishte i fuqishëm. Maddison barazoi rezultatin në 1-1 në minytën e 79’ dhe vetëm dy minuta më ...
Komentet te Vjen edhe humbja e tretë radhazi për Liverpoolin Janë të Mbyllura
Fushata 10 ditore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen nesër u përcoll me shkelje të masave anti-COVID, ndërsa subjektet politike u vonuan me prezantimin e programeve. Kështu u tha sot në një konferencë për media të koalicionit të organizatave që monitorojnë procesin zgjedhor Demokracia në Veprim. Veton Mujaj nga DnV njoftoi se dhjetë ditët e fushatës zgjedhore kanë kaluar kryesisht në një atmosferë të qetë, ndonëse me një numër të konsiderueshëm të aktivitete zgjedhore, shumë shpesh të paparalajmëruara para institucioneve përkatëse. Mujaj: Partitë politike nuk respektuan masat anti-COVID Video “Kemi përcjell çdo aspekt të fushatës dhe mendojmë që ka qenë atmosferë e ...
Komentet te DnV: Partitë publikuan programet me shumë vonesë, përdorën edhe gjuhën e urrejtjes Janë të Mbyllura
FC Ballkani e ka nisur me fitore stinorin pranveror nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi duke triumfuar kundër Besës si mysafir me rezultat 3-0. Tri pikë të reja Ballkani i regjistroi falë një fitoreje me lehtësi duke e mbajtur ta paprekur portën, raporton KosovaPress. Kuc e hapi serinë e golave në minutën e 21, kurse Baftiu realizoi dy gola brenda dy minutave 43’ dhe 44’. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, ndërsa ne çastet e fundit Besa luajti edhe me një lojtar më pak në fushë. Kështu Ballkani deri tani ka mbledhur 41 pikë dhe renditet në vendin e dytë./KosovaPress ...
Komentet te Ballkani e nis me fitore stinorin pranveror, triumfon ndaj Besës Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.062 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 336 ...
Komentet te Katër të vdekur dhe 290 raste me COVID-19 Janë të Mbyllura
Sot ka filluar stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll dhe në program ishin tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 19, dy prej të cilave tashmë kanë përfunduar. Drita si lidere e tabelës e ka mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0 ku golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Astrit Fazliu në minutën e 74’ të ndeshjes. Kjo fitore e ri-konfirmon skuadrën nga Gjilani si kryesuese të tabelës me 44 pikë. Nga ana tjetër Prishtina ka mposhtur me rezultat bindës 3-1 Drenicën. Shillova i dha epërsinë vendasve në minutën e 13’, pastaj shifrat i barazoi Denisson në minutën e 44’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkua në pushim. ...
Komentet te Superliga e Kosovës, Drita mposht Llapin, Prishtina triumfon ndaj Drenicës Janë të Mbyllura
Gjobat e shqiptuara ndaj subjekteve politike gjatë fushatës për zgjedhje të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit për shkelje të masave anti-COVID nuk kanë qenë efektive pasi të njëjtat kanë vazhduar të mbajnë në të njëjtën formë tubimet. Kështu vlerësojnë përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë. Sipas tyre, shkelja e masave anti-COVID, gjobat e pakta dhe mungesa e ndalimeve të tubimeve të subjekteve politike me qytetarë në kohë pandemie gjatë fushatës zgjedhore bënë që të vihen në pah aspekte të keqmenaxhimit. Jeta Kraniqi nga koalicioni i organizatave që monitorojnë procesin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim thotë për KosovaPress se partitë politike nuk e kanë pasur përgjegjshmërinë në nivelin e duhur sa ...
Komentet te Partitë sfiduan ligjin anti-COVID, njohësit: Gjobat të pamjaftueshme, tubimet vazhduan njëjtë Janë të Mbyllura
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës vlerëson se për shkak të grumbullimeve të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore, javëve në vijim do rritet numri i të infektuarve me COVID-19. Nga FSSHK thonë se, shtimi i infeksioneve do jetë ngarkesë për profesionistët shëndetësorë, ndërsa në anën tjetër kanë mungesë edhe të kapaciteteve shëndetësore. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla deklaroi për KosovaPress se nëse rritet numri i të prekurve me koronavirus atëherë do të padisin partitë që shkelën masat anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore. Syla: Do kemi shtim të numrit të të infektuarve Video “Të gjitha parametrat tregojnë se do shtohet numri i infeksioneve dhe me këtë rast do kemi ...
Komentet te Syla paralajmëron rritje të rasteve me COVID: S’kemi as kapacitete spitalore Janë të Mbyllura
Votuesit kosovarë nesër do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për mot të ftohë, të vranët dhe me reshje bore. “Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thonë nga IHMK. Me këtë rast, IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta./KosovaPress ...
Komentet te Zgjedhje në -11 gradë, nesër mot i vranët dhe me reshje bore Janë të Mbyllura
KB Sigal Prishtina i është drejtuar me një letër udhëheqësve të Ligës Rajonale ABA në të cilën marrin pjese pothuajse të gjitha ekipet e rajonit, përveç klubeve të Kosovës. Në letrën e nënshkruar nga Kryetari i Klubit, z. Burim Maraj, mes të tjerash theksohen të arriturat e klubit gjatë periudhës së fundit, si dhe potencohet fakti që përfshirja e Prishtinës në këtë ligë do t’i kontribuonte zhvillimit të mëtejshëm të basketbollit në rajon. Kërkesa specifike është që Prishtina të përfshihet në këtë kompeticion të rëndësishëm rajonal duke nisur nga sezoni i ardhshëm ose sezoni 2022/23./KosovaPress ...
Komentet te Sigal Prishtina letër Ligës Rajonale ABA, kërkon të përfshihet në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm Janë të Mbyllura