Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Publikohet sot raporti “Ligjshmëria e avancimeve dhe përfitimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”

Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Ligjshmëria e avancimeve dhe përfitimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”. IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantojë raportin analitik rreth ligjshmërisë së avancimit të prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kompensimit të tyre për angazhime brenda dhe jashtë orarit të punës si dhe aktivitetet jashtë sistemit prokurorial. Konferenca për media mbahet me fillim prej orës 11:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë./KosovaPress ...
Komentet te ​Publikohet sot raporti “Ligjshmëria e avancimeve dhe përfitimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit” Janë të Mbyllura

​Moti, temperatura deri në -9 gradë, priten edhe reshje bore

Lajme
Masat e ajrit me origjinë nga veriu sot do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s./KosovaPress ...
Komentet te ​Moti, temperatura deri në -9 gradë, priten edhe reshje bore Janë të Mbyllura

​KQZ shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë sot shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e së parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër. Materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet e që aktualisht janë në depon qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të planit operacional shpërndahen nga kjo depo për në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës. Ndërkaq të dielën në mëngjes në orët e hershme materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse. Sa i përket fletëvotimeve, edhe këtë vit si në çdo proces zgjedhor janë ...
Komentet te ​KQZ shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor Janë të Mbyllura

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mitrovicë

Lajme
Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një përleshje me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës. Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cil ika bërë të ditur se dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor. “Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e ...
Komentet te Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mitrovicë Janë të Mbyllura

KQZ-ja pranon mbi 38 mijë pako me fletëvotime – sonte përmbyllet periudha e votimit përmes postës

Lajme
Sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është 38 mijë e 339 pako. Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara./KosovaPress ...
Komentet te KQZ-ja pranon mbi 38 mijë pako me fletëvotime – sonte përmbyllet periudha e votimit përmes postës Janë të Mbyllura

Osmani ngushëllon familjen Sadiku

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sadiku, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Bedri Sadiku. Në telegramin e ngushëllimit thuhet se ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve. Telegrami i plotë: E nderuar familje Sadiku, Ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për ju, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve. Me punën e tij, ai tejkaloi dimensionin e të qenit vetëm gazetar. Ai ishte njeri i mirë dhe profesionist që la pas trashëgiminë e njeriut të angazhuar për ...
Komentet te Osmani ngushëllon familjen Sadiku Janë të Mbyllura

Hoxhaj në Vushtrri: Qeveri stabile do të ketë vetëm duke votuar PDK-në me numrin 134, me të tjerët mund të keni qeveri për 50 ditë

Lajme
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore ka marrë pjesë në një tubim madhështor në Vushtrri. Ai para qytetarëve dhe simpatizantëve të shumtë, tha se PDK-ja është partia që është goditur më së shumti nga Gjykata Speciale, por megjithatë nuk u dorëzua. E kjo goditje sipas Hoxhajt bëri që PDK-ja të tregojë edhe më shumë unitet, vendosmëri, solidaritet i cili po kthehet në votë për këtë parti. Hoxhaj: Goditja e 5 nëntorit unifikoi edhe më shumë PDK-në (Video) “Çdo kush ka menduar që pas 5 nëntorit kur PDK-ja e pësoi një goditje të madhe, dhe kjo goditje erdhi nga Gjykata Speciale ...
Komentet te Hoxhaj në Vushtrri: Qeveri stabile do të ketë vetëm duke votuar PDK-në me numrin 134, me të tjerët mund të keni qeveri për 50 ditë Janë të Mbyllura

Hoxhaj në Podujevë: Kapitulli i ri për Kosovën do të fillojë më 14 shkurt me Planin për Rimëkëmbje

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim elektoral në Podujevë, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj tha se gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore gjithandej Kosovës është vërejtur entuziazmi i qytetarëve për fitoren e PDK-së. Hoxhaj: Sa më e fortë të jetë PDK-ja, aq më e fortë do të jetë Kosova (Video) “Këto zgjedhje janë të rëndësishme se sa më e fortë të jetë PDK në nivel vendi do të jetë dhe ne do të jemi subjekti më i fortë politik, subjekti më i madh politik aq më e fortë do të jetë Kosova, po aq më të fortë do të ...
Komentet te Hoxhaj në Podujevë: Kapitulli i ri për Kosovën do të fillojë më 14 shkurt me Planin për Rimëkëmbje Janë të Mbyllura

​Qeveria miraton katër vendime për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Lajme
Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme online ka miratuar katër vendime për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Vendimi i parë ka të bëjë me ndarjen e 1 milionë e 500 mijë euro për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit për Garanci Kreditore, mjete këto të cilat janë marrë nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike. Qeveria ka vendosur lirimin për studentë nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror në vitin akademik 2020-2021. Lirim të plotë nga pagesa e tarifës për regjistrimin e semestrit veror të viti akademik 2020/21 do të ketë për studentët e nivelit bachelor në institucionet publike të arsimit të lartë, të cilët nuk kanë ...
Komentet te ​Qeveria miraton katër vendime për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike Janë të Mbyllura

​Mustafa në përmbyllje të fushatës: Nuk miratojmë etjen për krejt pushtetin

Lajme
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk miratojnë dukuri dhe tendenca për kapjen e shtetit, etjen për totalitarizëm dhe autokraci. Ai ka shtuar se nuk mund të lejojnë karakterin e shtetit totalitar të njëmendësisë politike. Në përmbylljen e fushatës së LDK-së, ai ka theksuar se në zgjedhjet e së dielës, po garojnë për fitore dhe për qeverisje të vendit. Mustafa tha se partia e tij, i respekton rivalët politikë dhe të drejtën demokratike të çdo njeriu dhe të çdo subjekti politik për të garuar dhe qeverisur me vendin. Mustafa: Nuk miratojmë dukuritë dhe tendencat për kapjen e shtetit (Video) “Nuk miratojmë dukuritë dhe tendencat për kapjen e shtetit, ...
Komentet te ​Mustafa në përmbyllje të fushatës: Nuk miratojmë etjen për krejt pushtetin Janë të Mbyllura