Valuta më e madhe digjitale në botë, Bitcoin, sot tejkaloi kapitalin e tregut në vlerë 900 miliardë dollarësh për herë të parë në histori. Kjo ndodhi pasi çmimi i kësaj monedhe digjitale arriti një nivel të ri rekord. Pasi arriti një çmim rekord prej 48,481 dollarë të enjten në mëngjes, Bitcoin mbylli tregtinë me 47,932 dollarë, e cila, sipas Reuters, është një rritje prej 6.9 për qind në bazë ditore. Në bursën e Bitstamp, një nga më të vjetrat për tregtimin e Bitcoin, çmimi arriti një nivel historik prej 49,000 dollarë në një pikë, e cila rezultoi në një kapital afatshkurtër të tregut prej 912,69 miliardë dollarë. Kjo do të ...
Komentet te Bitcoin me rekord të ri: Sot ‘peshon’ 900 miliardë dollarë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Limaj: Më 14 shkurt do të prishen matematikat e atyre që po tentojnë të shuajnë zërin e çlirimtarëve
Nisma Socialdemokrate ka përmbyllur fushatën zgjedhore në qytetin e Prizrenit. Nga aty, lideri i partisë, Fatmir Limaj tha se më 14 shkurt do të prishen matematikat e të gjithë atyre që po tentojnë të shuajnë zërin e çlirimtarëve. Duke shprehur besimin se Nisma do të jetë në Kuvend pas zgjedhjeve të së dielës, Limaj në ditën e fundit të fushatës zgjedhore tha se deputetët e partisë së tij do t’i përfaqësojnë denjësisht qytetarët në Kuvend. Limaj; 14 shkurti do të prishë matematikat e gjithë atyre që po tentojnë të shuajnë zërin e çlirimtarëve Video: “14 shkurti do të prishë matematikat e të gjithë atyre që në vazhdimësi kanë tentuar të ...
Komentet te Limaj: Më 14 shkurt do të prishen matematikat e atyre që po tentojnë të shuajnë zërin e çlirimtarëve Janë të Mbyllura
Emisari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon. Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se në takim kanë biseduar për procesin e dialogut, gjendjen në terren dhe planet për vitin 2021. Diplomati sllovak përkujton se takimi i sotëm është mbajtur para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë./KosovaPress ...
Komentet te Lajçak takohet me Viola von Cramon Janë të Mbyllura
Zyra e prokurorit e shtetit perëndimor meksikan Jalisco tha se policia gjeti 18 thasë plastike plot me pjesë të prera të trupave në periferi të qytetit Guadalajara. Policia natën e kaluar gjeti një pjesë të trupit të njeriut pranë një mbikalimi të autostradës, dhe kjo i çoi ata në një grumbull çantash në një hendek aty pranë. Gjymtyrët e prera janë duke u ekzaminuar për të përcaktuar se sa trupa janë të përfshirë, raporton AP. Në nëntor, autoritetet gjetën 113 trupa dhe pjesë të trupit nga një varr i fshehtë në qytetin El Salto, pranë Guadalajara. Gjatë vitit 2020, gjithsej 189 kufoma u zbuluan në qytet. Shteti është shtëpia e ...
Komentet te Tmerr në Meksikë: Gjenden 18 thasë plastike me gjymtyrë të prera të njerëzve Janë të Mbyllura
Një grua 33-vjeçare kishte për qëllim të vriste tre fëmijët e saj afër kryeqytetit Moskë të premten në mbrëmje, thanë hetuesit. Një banor vendas i gjeti fëmijët plotësisht të ngrirë në minus 15 gradë dhe informoi policinë. Fëmijët u transferuan në spital dhe sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në një aparat respirator. Nëna u dërgua në një klinikë ku do të kontrollohet për shëndetin e saj mendor dhe kundër saj ka filluar procedimi penal për vrasje në tentativë./KosovaPress ...
Komentet te Një nënë lë në pyll fëmijët e saj pa rroba në minus 15 gradë Janë të Mbyllura
Nervozizmi mund të jetë ose jo një tregues i stresit. Nervozizmi para, për shembull, një provimi mund të zgjasë vetëm disa minuta dhe, gjithashtu, të shkaktojë rritje të rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrje të shpejtë. Sidoqoftë, gjendja e stresit zgjat pak më shumë dhe trupit i duhet pak kohë që të kthehet në ekuilibër. 1. Skuqja – Megjithëse skuqja është më shpesh rezultat i një reaksioni alergjik, ai gjithashtu mund të ndodhë gjatë periudhave të stresit të madh për shkak të rënies së imunitetit. 2. Shtimi ose humbja e peshës – Lëkundjet e mëdha në peshë janë të zakonshme te njerëzit me stres, pasi disa luftojnë stresin me ushqim, ndërsa ...
Komentet te Shtatë sinjale që tregojnë se po përballemi me stresin? Janë të Mbyllura
Njeriu i Merkelit përkrah Enver Hoxhajn për kryeministër: Kosova ka nevojë për udhëheqës me përvojë
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka shprehur përkrahjen e tij ndaj kandidatit për kryeministër të PDK-së, Enver Hoxhaj, për të cilin tha është i vetmi që mund të japë kontributin ndaj Kosovës. Përmes një video adresimi, diplomati gjerman, Ischinger ka thënë se Kosova ka nevojë për udhëheqës me përvojë dhe politikanët si miku i tij i vjetër, Enver Hoxhaj, që kanë pasur pozita të ndryshme shtetërore për më shumë se 15 vjet dhe e kanë përfaqësuar Kosovën në Evropë dhe në tërë botën, janë pikërisht ata politikanë që i duhen Kosovës. “Kosova ka nevojë për udhëheqës me përvojë. Dhe politikanët, si miku im i vjetër, Enver Hoxhaj, që kanë pasur pozita ...
Komentet te Njeriu i Merkelit përkrah Enver Hoxhajn për kryeministër: Kosova ka nevojë për udhëheqës me përvojë Janë të Mbyllura
Kandidati për postin e presidentit, Ramush Haradinaj në tubimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit nga Prishtina, tha se vota për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe për të si president, është votë që të kryhen punët e Kosovës duke mos përfillur Serbinë. Haradinaj i cili është edhe bartës i listës së AAK-së, tha se në zgjedhjet e 14 shkurtit do shënohet referendum për statusin ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin euroatlantik. Haradinaj: Zgjedhjet 14 shkurtit referendum Video “Për dy ditë merret vendimi Kosova e merr vendimin të dielën me votë qytetarët do të votojnë edhe do vendosin dhe kemi thënë se këto zgjedhje janë edhe referendum ...
Komentet te Haradinaj: Si president do t’i kryej punët e Kosovës duke mos e përfillur Serbinë Janë të Mbyllura
Larja e flokëve me kafe kontribuon në bërjen e tyre më të shëndetshëm, më të shkëlqyeshëm dhe më të bukur. Edhe pse shumica e grave e konsiderojnë këtë si një ide të çmendur, larja e flokëve me kafe është një metodë e shkëlqyeshme për flokë më të shëndetshëm. Hulumtimet kanë treguar se kafeja mund të përmirësojë shkëlqimin dhe rritjen e flokëve. Ndihmon gjithashtu për të errësuar hijen e flokëve. Bëni kafe të fortë – sa më e errët dhe e fortë të jetë, aq më i mirë do të jetë efekti i saj në ngjyrën e flokëve. Përveç kafesë së zezë, mund të përdorni edhe ekspres. Pasi të keni përgatitur ...
Komentet te Për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, lani flokët me këtë pije Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit, 1059 persona janë prekur me koronavirus dhe 14 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e sëmundje infektuese në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë kryer 3.982 testime dhe numri më i madh i rasteve të reja pozitive janë në Tiranë 363, Elbasan 103, Kavajë 98, Lushnje 75, Berat 52 etj. Në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 55.243 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet ...
Komentet te 1059 raste të reja dhe 14 viktima nga koronavirusi në Shqipëri Janë të Mbyllura