Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Mario Draghi bën betimin për të qeverisur Italinë

Lajme
Mario Draghi bëri betimin sot pasi mori një ditë më parë një shumicë të konsiderueshme parlamentare dhe pasi ka prezantuar qeverinë e tij, me misionin për të nxjerrë Italinë nga kriza politike dhe shëndetësore. Draghi, i ashtuquajtur “Super Mario” për rolin e tij në krizën e borxhit të zonës euro në 2012, do të bëjë betimin para Senatit të mërkurën dhe më pas të enjten para Dhomës së deputetëve për votëbesimin që do t’i japë legjitimitetin përfundimtar qeverisë së tij. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), zgjedhur nga presidenti i Republikës, Sergio Mattarella për të pasuar Giuseppe Conte, i detyruar të jepte dorëheqjen pas prishje së koalicionit, ka zgjedhur një ...
Komentet te ​Mario Draghi bën betimin për të qeverisur Italinë Janë të Mbyllura

​DnV: Gjatë fushatës nuk mungoi as gjuha e urrejtjes

Lajme
Koalicioni i organizatave që monitorojnë procesin zgjedhor Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, partitë politike kanë shkelur rregullat antiCOVID dhe se nuk ka munguar gjuha e urrejtjes. Veton Mujaj nga DnV në një konferencë për media dha në pika të shkurtra një raport të monitorimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku tha se nuk ka munguar gjuha e urrejtjes, për çka theksoi se janë shqiptuar 40 mijë euro dënime për subjektet. “Ka qenë një atmosferë e qetë me një numër të kufizuar të aktiviteteve, me disa vizita nëpër shtëpi. Në këto aktivitete ...
Komentet te ​DnV: Gjatë fushatës nuk mungoi as gjuha e urrejtjes Janë të Mbyllura

​IKD kundër avancimeve të kundërligjshme në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kërkon hetime

Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës të iniciojë hetim penal kundër kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi dhe prokurorit Bahri Hyseni për konflikt të interesit me rastin e avancimit të këtij të fundit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndërsa apeloi që të hyrat shtesë të prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të mos kalojnë 25 përqind të pagës bazë. IKD ka ardhur në përfundim se prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit janë funksionarët publikë më të paguar në Kosovë ndërsa avancimi i tyre bëhet në mënyrë të kundërligjshme, për çka të shtunën ka publikuar raportin “Ligjshmëria e ...
Komentet te ​IKD kundër avancimeve të kundërligjshme në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kërkon hetime Janë të Mbyllura

Dënohet më një vit burg dhe 800 euro gjobë për mashtrim për vizë

Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor të akuzuarin A.P. për shkak të mashtrimit me viza. I njëjti është dënuar me një vit burg dhe 800 euro gjobë. A.P., me datë 23 mars 2019, në Prizren, pas marrëveshjeve paraprake mes vete rreth një vize dyditore për në Republikën e Danimarkës, merr të holla nga i dëmtuari L.A., me arsyetimin se i duheshin për të paguar sigurimin për vite në Ambasadën e Danimarkës në Shkup. Nga ajo ditë, A.P., largohet duke mos iu përgjigjur në numrin e telefonit, me të cilin numër kishte kontaktuar deri në atë kohë me të dëmtuarin, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në ...
Komentet te Dënohet më një vit burg dhe 800 euro gjobë për mashtrim për vizë Janë të Mbyllura

Arrestohet turku në Pejë, deklaroi rrejshëm se iu vodhën 1000 euro

Lajme
Një 36-vjeçar me shtetësi turke me inicialet D.E., i cili në fund të muajit të kaluar kishte deklaruar në polici se ishte viktime e një grabitjeje me armë në Pejë ku dy persona ia kishin marrë 1000 euro, tashmë po akuzohet për deklarim të rrejshëm. Më 25 janar rreth orës 22:20, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën ‘Anton Çeta’ në Pejë, ka ndodhur një rast “grabitje”. Sipas shtetasit turk, i cili deklaroi se një ditë më parë, më 24 janar, kishte mbërritur në Kosovë nga aeroporti “Adem Jashari” dhe prej aty me një taksi kishte shkuar deri në Pejë ku më pas ishte takuar me dy persona me ...
Komentet te Arrestohet turku në Pejë, deklaroi rrejshëm se iu vodhën 1000 euro Janë të Mbyllura

​Policia qëllon qenin që hyri në oborrin e një shtëpie në Klinë të Epërme

Lajme
Policia në Skenderaj sot rreth orës 07:00 ka pranuar një thirrje emergjente, ku anëtarët e një familjeje ne fshatin Klinë e Epërme thuhet se ishin të rrezikuar dhe bllokuar si pasojë e agresivitetit dhe sulmit nga një qen i tërbuar që kishte hyrë në oborrin e tyre, ku një nga anëtarët e familjes kishte pësuar lëndime nga kafshimi i qenit. Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësia policore, me të arritur në vendin e ngjarjes nga oborri i shtëpisë qeni i tërbuar ka sulmuar dhe rrezikuar edhe zyrtarët policorë. Në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut nga qeni, zyrtarët ...
Komentet te ​Policia qëllon qenin që hyri në oborrin e një shtëpie në Klinë të Epërme Janë të Mbyllura

​Kërkohet nga qeveria e ardhshme të ketë shumicë të qëndrueshme në Kuvend

Lajme
Për t’iu shmangur mungesës së kuorumit në Kuvend, sikur në dy legjislaturat paraprake, po kërkohet që qeveria e ardhshme të ketë shumicë të qëndrueshme në parlament. Njohësit politikë vlerësojnë se ekzekutivi pas zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk duhet të ketë probleme në miratimin e ligjeve, madje as për zgjedhjen e presidentit që nevojiten dy të tretat e deputetëve. Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim (D4D) thotë për KosovaPress se qeveria e ardhshme nuk duhet ta ketë vetëm shumicën minimale në Kuvend, pasi kjo sipas tij në të kaluarën ka shkaktuar probleme në efikasitetin e jetës parlamentare. Meta: Qeveria e ardhshme mos të ketë probleme në kalimin e ligjeve   Video: ...
Komentet te ​Kërkohet nga qeveria e ardhshme të ketë shumicë të qëndrueshme në Kuvend Janë të Mbyllura

KQZ shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor nëpër komuna

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mëngjesin e sotëm ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do mbahen nesër. Ky material zgjedhor do dorëzohet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por nga depoja kryesore e KQZ-së u transportuan me kamionë të cilët ishin nën përcjelljen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ,Valmir Elezi tha se ky material i ndjeshëm zgjedhore nesër në orët e hershme të mëngjesit do të shpërndahet nëpër qendrat e votimit në të gjitha komunat. Elezi: KQZ ka nisur shpërndarjen e materialit të djeshëm zgjedhor   Video   “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas planifikimeve ...
Komentet te KQZ shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor nëpër komuna Janë të Mbyllura

​Orlando: Procesi zgjedhor të jetë transparent dhe i besueshëm

Rajoni dhe Bota
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, ka ftuar institucionet që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve. Ai shkroi në Twitter se vetëm kështu arrihen zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. “Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, shkroi Orlando. /KosovaPress ...
Komentet te ​Orlando: Procesi zgjedhor të jetë transparent dhe i besueshëm Janë të Mbyllura

​Policia me detaje të tjera për vrasjen në Mitrovicë

Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në rrugën “Bilsim Bajgora” në Mitrovicë. Sipas policisë, dy të dyshuar meshkuj kanë qëlluar me armë ndaj tre personave të tjerë ku fatkeqësisht njëri prej tyre nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra. “Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat meshkuj kosovarë. Dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa personi tjetër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal Mitrovicë. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se dy vetura janë të ...
Komentet te ​Policia me detaje të tjera për vrasjen në Mitrovicë Janë të Mbyllura