Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​MI thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelohet për vozitje me kujdes

Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës gjatë të shtunës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Sipas MI-së, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor./KosovaPress ...
Komentet te ​MI thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelohet për vozitje me kujdes Janë të Mbyllura

Kamberi dhe Mustafa i kërkojnë bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë ndaj pushtetit në Serbi

Lajme
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, dërguam një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’iu kërkuar të reagojnë ndaj pushtetit në Serbi, lidhur me qëndrimet dhe vendimet tanimë edhe ligjore, në funksion të institucionalizimit dhe legalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe raciste ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Kamberi ka thënë se në shkresën e përbashkët dërguar presidentes së BE-së, Ursula Von Der Leyen; përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell; të dërguarit ...
Komentet te Kamberi dhe Mustafa i kërkojnë bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë ndaj pushtetit në Serbi Janë të Mbyllura

City përball Tottenhamit për të dhënë sinjalin e kampionit, formacionet zyrtare

Sport
Kryendeshja e kësaj jave në kampionatin anglez të njohur si Premier League do të zhvillohet sot në stadiumin “Etihad” ku Manchester City e pret Tottenhamin e Jose Mourinhos me fillim nga ora 18:30. Këto dy skuadra janë duke kaluar nëpër një seri rezultatesh krejtësisht të kundërta ku City po vazhdon me fitore të njëpasnjëshme, kurse Tottenhami po kalon nëpër një formë aspak të mirë të rezultateve edhe pse në ndeshjen e fundit në kampionat mori një fitore kundër West Bromit me rezultat 2-0, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Manchester City: Ederson, Cancelo, Stones, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Sterling (C), Foden, Jesus Tottenham: Lloris, Tanganga, Sanchezm Dier, Davies, Hojbjerg, ...
Komentet te City përball Tottenhamit për të dhënë sinjalin e kampionit, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Nesër nis ngjyrosja e NEWBORN

Lajme
Ideatori i monumentit NEWBOR, Fisnik Ismaili i ka ftuar nesër të gjithë qytetarët që pasi të kenë votuar, të dalin para monumentit NEWBORN dhe ta ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument. Sipas tij, ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën e martën më datat 15 dhe 16, ku do të dalin që t’ua mundësojmë qytetarëve të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë. Komenti i plotë i Ismailit: E PRUMË PAQEN BASHKË – NEWBORN 13 🖐️ Në një kohë kur po na cenohet dinjiteti dhe lufta e pastër si asnjëherë më parë, ...
Komentet te Nesër nis ngjyrosja e NEWBORN Janë të Mbyllura

Napoli – Juventus, publikohen formacionet zyrtare

Sport
Xhiro e 22-të e kampionatit italian të futbollit, të njohur si Serie-A sjell edhe derbin e madh ndërmjet Napolit dhe Juventusit. Ballafaqimi ndërmjet këtyre dy ekipeve zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe fillon në orën 18:00, përcjell KosovaPress. Të dy skuadrat synojnë fitore për të vazhduar rrugën drejt objektivave të tyre dhe në fushë do të zbresin me këto formacione startuese” Napoli: Ospina, Lorenzo, Rrahmani, Maksimovic, Rui, Bakayoko, Zielinksi, Politano, Insigne, Lozano, Osimhen Juventus: Szczesney, Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo, Bentacur, Rabiot, Bernardeschi, Chiesa, Morata, Ronaldo/KosovaPress ...
Komentet te Napoli – Juventus, publikohen formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, mbi 22 mijë persona hynë dje nga pikat kufitare

Lajme
Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë parë teksa vinë këto ditë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër në Kosovë. Ardhje kishe edhe sot në Aeroportin e Prishtinës dhe nga pikat kufitare. Ndërkohë, vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës, në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona. Zyrtarët policorë, i kanë thënë KosovaPress-it, se dje gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 vetura të cilat janë kontrolluar. Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë./KosovaPress ...
Komentet te Zgjedhjet e jashtëzakonshme, mbi 22 mijë persona hynë dje nga pikat kufitare Janë të Mbyllura

U zhvillua turneu ndërkombëtar I boksit “PAVARËSIA”

Sport
Sot, më 13 shkurt 2021 u zhvillua turneu ndërkombëtar I boksit “Pavarësia” ku morën pjesë boksierët nga Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova. Në këtë turne nuk munguan duelet dhe ballafaqimet interesante me luftëra mjaftë të ashpra, përcjell KosovaPress. Në fund të turneut u shpallën edhe boksierët më të mirë të këtij evenimenti Boksieri më i mire u shpall Patriot Behrami, kurse tekniku më i mire ishte boksieri Besart Pireva. Qifti më luftarak u shpall Riad Konushevci – Drilon Arifi, ndërsa boksieri me i mirë i huaj Denis Nurja. Boksieri më farplay u shpall Lion Jovanovski Këto ishin të gjitha rezultatet nga turneu u boksit “Pavarësia”” 1.60kg.Riad Konushevci “Dardanet”Pr.- Drilon Arifi”Gollaku” ...
Komentet te U zhvillua turneu ndërkombëtar I boksit “PAVARËSIA” Janë të Mbyllura

Superliga e Shqipërisë, mbyllen katër ndeshjet e ditës së sotme, këto janë rezultatet

Sport
Superliga e Shqipërisë në futboll ka vazhduar sot rrjedhën e saj me ndeshjet e vlefshme për xhiron e 19-të, ku u zhvilluan katër ndeshje mjaftë interesante. Laci mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Bylisit me rezultat minimal 1-0 me golin e Malotas në minutën e 61’, por kjo ndeshje u përshkua edhe me një incident të madh ku pati një përleshje ndërmjet lojtarëve dhe stafit teknik të të dy skuadrave dhe me këtë rast nga loja u përjashtuan Nwabuese i Lacit dhe Cankanji i Bylisit, përcjell KosovaPress. Partinzani nga ana tjetër mori tre pikë të reja duke e mposhtur me rezultat bindës 3-0 Kastriotin, kurse Tirana u mposht me ...
Komentet te Superliga e Shqipërisë, mbyllen katër ndeshjet e ditës së sotme, këto janë rezultatet Janë të Mbyllura

Vdes ish-gjyqtari i njohur italian

Sport
Ish-arbitri i Serie -A dhe po ashtu ndërkombëtar Maurizio Mattei ka vdekur në moshën 78-vjeçare pasi ishte infektuar me COVID-19. Zyrtari i ndeshjeve kishte filluar karrierën e tij në vitin 1963, duke mbikëqyrur 125 ndeshje në Serinë A, 113 në Serie B dhe 82 në Serie C, përcjell KosovaPress. Pas pensionit, Mattei punoi në nivele të ndryshme të sportit si një këshilldhënë në arbitrazh, drejtor dhe vëzhgues në UEFA. Mattei vdiq këtë sot në Qendrën Covid në Civitanova./KosovaPress ...
Komentet te Vdes ish-gjyqtari i njohur italian Janë të Mbyllura

Radiot në kohën e pandemisë, përkundër vështirësive programacioni i tyre vlerësohet cilësor

Lajme
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron. 13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë. Radio është një medium që gjithnjë ka ndjerë konkurrencën e televizionit, por ka arritur të ndryshojë në etapa të ndryshme për t’iu përshtatur tregut dhe për të arritur deri te dëgjuesi. Drejtori i Glam Radio, Gent Efendia, tha se çdo ditë e më shumë njerëzit po i kthehen radios falë emisioneve të veçanta që këto media kanë në programacionin e tyre në Kosovë. Në ...
Komentet te Radiot në kohën e pandemisë, përkundër vështirësive programacioni i tyre vlerësohet cilësor Janë të Mbyllura