Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Kosova voton

Lajme
Një milion e 794 mijë e 862 votues me të drejt vote, prej tyre 49 mijë e 198 votues për herë të parë, sot vendosin për përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe Qeveri. Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë. Qytetarët me të drejt vote do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2382 vendvotime. Ndërkohë, 88 prokurorë do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve në nivel vendi, në mënyrë që të sigurohet një proces i drejtë dhe ligjor. ...
Komentet te ​Kosova voton Janë të Mbyllura

​Barcelona – Alaves, formacionet zyrtare

Sport
Serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat Barcelona kërkon ta vazhdoj edhe sonte në ballafaqimin me Deportivo Alavesin. Skuadra e cila renditet në vendin e 17 në tabel është pengesa e radhës e skuadrës së Ronald Koeman dhe ndeshja starton nga ora 21:00 ne “Camp Nou”, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Barcelona: Ter Stegen, Sergio, Griezmann, Messi, Pulg, Lenglet, Trincao, De Jong, Junior, Ilaix, Mingueza Alaves: Pacheco, Martin, Lejeune, Tachi, Duarte, Edgar, Battaglia, Pina, Cordoba, Lucas, Joselu, /KosovaPress ...
Komentet te ​Barcelona – Alaves, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

​Itali, moti i acartë mbyll shkollat në disa provinca

Rajoni dhe Bota
Moti i keq në Itali ka shkaktuar ngrica në rrugë, me probleme e aksidente në rajone ku bora ka mbuluar edhe zonat fushore dhe termometri po regjistron nivele nën zero. Ajri i ftohtë, që vjen nga lindja, i ka ulur temperaturat në -13 deri në -15 gradë Celcius. Autoritetet qeveritare kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet, si edhe është pezulluar mësimi në distancë për shkollat e mesme. Sipas ekspertëve, situata pritet të përkeqësohet në orët e ardhshme, me reshje dëbore edhe në lartësi relativisht të ulëta./KosovaPress ...
Komentet te ​Itali, moti i acartë mbyll shkollat në disa provinca Janë të Mbyllura

Napoli e mposht Juventusin, 90 minuta lojë për Rrahmanin

Sport
Napoli e ka mposhtur Juventusin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22 në Serie – A e cila u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” të shtunën. Fitoren e skuadrës së Gennaro Gattusos e siguroi goli i Lorenzo Insignes nga penalltia në minutën e 31’ nga pika e penalltisë, përcjell KosovaPress. Qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe pati një paraqitje dinjitoze përballë Cristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratas. Kjo humbje është një goditje e rëndë për Juventusin në luftën për titull pasi tani ka mbetur shtatë pikë prapa Milani e cila ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe luan sonte kundër ...
Komentet te Napoli e mposht Juventusin, 90 minuta lojë për Rrahmanin Janë të Mbyllura

Spezia është pengesa e radhës për Milanin, formacionet zyrtare

Sport
Lideri i tabelës në Serie-A, Milani sonte do të ballafaqohet me Spezian e cila është pengesa e radhës në luftën për titull të këtij edicioni garues 2020/21. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 22 dhe Milani kërkon një tre pikësh të radhës duke shpresuar në një hap flas të Interit me Lazion, ndeshje kjo e cila zhvillohet ditën e nesërme, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Spezia: Provedel; Vignali, Erlic, Ismajli, S Bastoni; Estevez, Ricci, Maggiore; Saponara, Agudelo, Gyasi Milan: G Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic/KosovaPress ...
Komentet te Spezia është pengesa e radhës për Milanin, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

A jeni dorëzuar në luftën për titull? Përgjigjet Jurgen Klopp

Sport
Jurgen Klopp pranon që Liverpooli nuk mund të shpresojë të mbajë kurorën e tyre në Premier League pas humbjes nga Leicester City me rezultat 3-1. Kjo humbje është e treta radhazi në kampionat, diçka që ndodhi për herë të parë që nga nëntori i vitit 2014,kur shefi aktual i Leicesterit Brendan Rodgers ishte në krye të “The Reds”. “Nuk mendoj se mund ta mbyllim këtë boshllëk këtë vit, për të qenë i sinqertë,” tha Klopp, i cili arriti numrin personal të 300 ndeshjeve në krye të Liverpoolit -. “Ne duhet të fitojmë ndeshje futbolli. Ne duhet ta bëjmë atë vazhdimisht. Duhet të shmangim gabimet; duhet të shmangim keqkuptimet.” “Ne nuk ...
Komentet te A jeni dorëzuar në luftën për titull? Përgjigjet Jurgen Klopp Janë të Mbyllura

​12 të vdekur dhe 1152 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Qeverinë e Shqipërisë, ka apeluar t për zbatimin e rregullave për parandalimin e COVID19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3994 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 ...
Komentet te ​12 të vdekur dhe 1152 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura

Policia e Shqipërisë bën thirrje për shmangie të lëvizjeve të panevojshme në rrugë

Rajoni dhe Bota
Nisur nga moti i keq me reshje shiu pothuaj në të gjithë akset rrugore të Shqipërisë dhe reshjet e borës në zonat malore, Policia Rrugore tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve. Policia e Shqipërisë thotë se ndodhen në shërbim 24 orë, në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund ...
Komentet te Policia e Shqipërisë bën thirrje për shmangie të lëvizjeve të panevojshme në rrugë Janë të Mbyllura

​KEDS apelon për kursim të rrymës

Lajme
KEDS ka njoftuar se ditëve të fundit ka pasur ndryshime drastike të motit, ku temperaturat e ulëta kanë bërë që konsumatorët ta shfrytëzojnë energjinë elektrike edhe për ngrohje. Si rrjedhojë, janë shkaktuar mbingarkesa në rrjet dhe tejnxehje e aseteve, duke rrezikuar kështu furnizimin stabil me energji elektrike. KEDS ndër vite ka investuar vazhdimisht në modernizim të rrjetit dhe mirëmbajtje të tij, duke zgjeruar linja furnizimi dhe duke i përforcuar ato aktuale, por kërkesa e tanishme e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. “Kjo, pasi trasformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje. Në këto situata, ...
Komentet te ​KEDS apelon për kursim të rrymës Janë të Mbyllura

​Klopp flet i zhgënjyer pas humbjes nga Leicesteri

Sport
Goli që nisi kthesën e vonë të Leicester Cityt ndaj Liverpoolit ishte një offside i qartë dhe aty nuk duhej dhënë as goditje e lirë, sipas Jurgen Klopp. Mohamed Salah e vendosi Liverpoolin në avantazh në minutën e 67’ dhe Leicesteri u ankua se atyre iu ishte mohuar një penallti kur një rishikim i VAR vlerësoi se faulli i Thiago Alcantaras ndaj Harvey Barnes ndodhi jashtë zonës, por pastaj erdhën tre golat e Leicesterit për t’ia shkaktuar Liverpoolin humbjen e tretë radhazi në kampionat. Kështu Liverpooli rrjedhimisht mbetet gjashtë pikë prapa Leicestert, që u ngjit në vendin e dytë në Premier League, dhe 10 pikë prapa udhëheqësëve të Manchester Cityt, ...
Komentet te ​Klopp flet i zhgënjyer pas humbjes nga Leicesteri Janë të Mbyllura