Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​KQZ: Vendvotimet janë hapur me kohë

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në nivel vendi janë hapur në orën 07:00 dhe se deri më tani votimi është duke vazhduar normalisht. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përveç se njoftoi se qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, tha se edhe materiali i ndjeshëm zgjedhor është shpërndarë në kohë. Megjithatë, ai tha se ka pasur vështirësi në shpërndarjen e tij për shkak të kushteve atmosferike. Elezi: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë Video “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sipas planifikimeve me planin operacional, në orët e hershme të mëngjesit dhe në ...
Komentet te ​KQZ: Vendvotimet janë hapur me kohë Janë të Mbyllura

88 prokurorë në gjendje gatishmërie

Lajme
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prokuroria njofton se që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar 88 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët janë duke përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit. Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha ...
Komentet te 88 prokurorë në gjendje gatishmërie Janë të Mbyllura

​LDK: Procesi zgjedhor ka filluar pa probleme, qytetarët të dalin të votojnë

Lajme
Pas hapjes së vendvotimeve, Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Nëpërmjet një komunikate për media, LDK thonë se procesi zgjedhor ka filluar pa ndonjë problem. “Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk kemi informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit. Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës ...
Komentet te ​LDK: Procesi zgjedhor ka filluar pa probleme, qytetarët të dalin të votojnë Janë të Mbyllura

Ngjarjet e datës 14 shkurt (Video)

Ngjarjet e datës 14 shkurt (Video)
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka voton në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë. Pas votimit, ajo do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Ora 07:00) Do të ketë video – LIVE Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media, lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Ndërtesa e KQZ-së, kati i 4, ora 08:00) Do të ketë video – LIVE Kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj do të votojë në Fakultetin e Filologjisë. (Ora 09:00) Do të ketë video – LIVE Kryetari dhe Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të votojë në qendrën ...
Komentet te Ngjarjet e datës 14 shkurt (Video) Janë të Mbyllura

​Daka: Subjektet politike të respektojnë ligjin për zgjedhjet

Lajme
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka realizuar të drejtën e saj kushtetuese për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Ajo ka votuar në orën 07:00 me hapjen e vendvotimeve dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i përmbahen rregullave për pandeminë ndërsa subjekteve politike të respektojnë ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe Kushtetutën e Kosovës. Kryetarja e KQZ-se ka bërë të ditur se ky institucion ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për këto zgjedhje. Daka: KQZ sot do të bëjë vetëm monitorimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve (Video) “KQZ tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe të gjitha ato obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore. Sot ne ua ...
Komentet te ​Daka: Subjektet politike të respektojnë ligjin për zgjedhjet Janë të Mbyllura

Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Lajme
Të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës janë hapur me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahen sot në vendin tonë. Janë gjithsej 7 qendra me 23 vendvotime, ndërsa 17 mijë e 568 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. E veçanta e këtyre zgjedhjeve parlamentare është se po mbahen për herë të parë pa praninë e OSBE-së, ndërsa qytetarët në veri mund të votojnë vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës. Ndryshe, në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të ...
Komentet te Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës Janë të Mbyllura

Hapen qendrat e votimit, voton Valdete Daka

Lajme
Ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Votën e parë e ka hedhur kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e pandemisë COVID-19. Daka ka kërkuar edhe nga subjektet politike që të respektojnë rregullat e KQZ-së dhe ligjet për zgjedhjet. “Sapo përfundova obligimin kushtetuese. Si kryetar e KQZ konfirmoj që KQZ ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore. Sot ne ua dorëzojmë gjithë procesin subjekteve politike dhe votuesve. KQZ sot do të bëjë vetëm monitorimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. I ftoj qytetarët t’i respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë. ...
Komentet te Hapen qendrat e votimit, voton Valdete Daka Janë të Mbyllura

Moti sot në Kosovë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. “Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim./KosovaPress ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura

Si filloi Shën Valentini dhe si festohet në Kosovë

Lajme
14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit. Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini, ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma, gjatë shekullit të tretë. Perandori Klaudius II, atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se ...
Komentet te Si filloi Shën Valentini dhe si festohet në Kosovë Janë të Mbyllura

Sot nis ngjyrosja e NEWBORN

Lajme
Ideatori i monumentit NEWBOR, Fisnik Ismaili i ka ftuar sot të gjithë qytetarët që pasi të kenë votuar, të dalin para monumentit NEWBORN dhe ta ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument. Sipas tij, ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën e martën më datat 15 dhe 16, ku do të dalin që t’ua mundësojmë qytetarëve të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë. Statusi i plotë i Ismailit: E PRUMË PAQEN BASHKË – NEWBORN 13 🖐️ Në një kohë kur po na cenohet dinjiteti dhe lufta e pastër si asnjëherë më parë, ...
Komentet te Sot nis ngjyrosja e NEWBORN Janë të Mbyllura