Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka bërë të ditur se do të rifillojë me ofrimin e shërbimeve konsullore nga data 18 shkurt 2021. Në një postim në Facebook thuhet se shërbimet për kosovarët me qëndrim në Francë do të ofrohen duke zbatuar masat antiCOVID19. “Në këtë aspekt, luten të gjithë qytetarët të cilët marrin termin për shërbime konsullore që të ju përmbahen rregullave të përgjithshme të vendosura nga Qeveria e Francës si dhe të paraqiten në lokalet e Ambasadës vetëm ata persona që do të marrin shërbime”, thuhet në njoftim. /KosovaPress ...
Komentet te Ambasada e Kosovës në Francë rifillon ofrimin e shërbimeve konsullore nga data 18 shkurti Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kandidati për kryeministër i partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurti ka thënë se ai dëshiron të rindërtojë bisedimet me Serbinë për t’i vendosur të dy palët në terren të barabartë. Ai për agjencinë franceze të lajmeve AFP ka thënë se bisedimet nuk duhet të jenë në qendër të mënyrës se si “të kompensohet” Serbia për humbjen e Kosovës. “Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet të ndryshojë vendet tona për mirë”, tha Kurti për AFP nga selia e partisë së tij në Prishtinë. “Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfituesit përfundimtarë,” shtoi ai. AFP rikujton se Kurti është në prag të marrjes ...
Komentet te Kurti për AFP: Barazia duhet të jetë pika fillestare e bisedimeve me Serbinë Janë të Mbyllura
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Faton Bislimi ka komentuar humbjen e madhe të kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se zgjedhjet e kaluara komunale në Podujevë ishin sinjal se LDK do të jetë larg suksesit në garat elektorale. “Zgjedhjet e 14 shkurtit janë dekurajuese për LDK-në. Rënia është evidente, por duhet të marrim një mësim të madh nga i cili duhet të dalim sa më të fuqishëm. Ndarjet na kanë dëmtuar që nga 2007 e këndej dhe gjithmonë kemi pasur fraksione të ndryshme, të cilat kanë cenuar votën në zgjedhje nacionale ose komunale. Por humbja duhet të ...
Komentet te Bislimi pas dorëheqjes së Mustafës: Rënia e LDK-së evidente – duhet të marrim mësim Janë të Mbyllura
Pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së Sadik Makolli. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook. Klinaku ka thënë se Makolli i takonte organizimeve të hershme ilegale të viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe më herët në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe anëtar i Këshillit Drejtues në qendër. Postimi i plotë: Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, me 15.02.2021, nga një sëmundje e shkurtër ndërroj jetë shoku ynë bashkëveprimtar, Sadik Makolli. Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale ...
Komentet te Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së Sadik Makolli Janë të Mbyllura
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, është shprehur optimist se kjo parti do të rikthehet fuqishëm në skenën politike pavarësisht debaklit në zgjedhjet e fundit parlamentare. Beqiri ka thënë se LDK do të punojë që rënien ta kthejë në forcë e sukses. “Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet. Lidhja Demokratike do të punojë fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthejë në forcë, punë e sukses. LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend”, ka shkruar Beqiri. Sipas rezultateve preliminare, LDK në votimet e djeshme mori besimin ...
Komentet te Humbën keq më 14 shkurt, Beqiri: LDK do të jetë serish partia kryesore në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë pohimet se partia që ai drejton do të jetë pjesë e një koalicioni qeverisës me partinë fituese të Albin Kurtit. Ai në një postim në Facebook ka thënë se lajmet për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje janë të pavërteta. “AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet të certifikohen dhe të krijohen institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi). AKR do të qëndrojë në opozitë që nga fillimi”, ka shkruar Pacolli. AKR në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte pjesë e ...
Komentet te Pacolli demanton pohimet se AKR do të jetë pjesë e koalicionit me VV Janë të Mbyllura
Bordi i FIBA Evropës i ka besuar Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe një ngjarje të rëndësishme, siç është dritarja e tretë e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023. Më 18 dhe 20 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin B, ku do të vendoset se për dy vendet e para, të cilat do të kualifikohen tutje. Islanda ka tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia nga dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Luksemburgu një fitore dhe tri humbje. Dardanët me dy fitore në shtëpi do të kualifikoheshin tutje. Basketbollistët e Kosovës që disa ditë janë akomoduar në hotelin “Four Points by Sheraton Prishtina City”, në ...
Komentet te Para-kualifikimet për Kupën e Botës, 4 kombëtaret akomodohen në Prishtinë Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar elektoratin e saj për mbështetjen e fuqishme që i dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke bërë kështu që kjo parti të dalë bindshëm e para në Kosovë. Rezultatet preliminare tregojnë partinë e Albin Kurtit fituese me rreth 48 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje shkruan se mbështetja e qytetarëve për këtë parti nuk ka pasur ndonjë precedent në historinë e Kosovës, për asnjë subjekt tjetër. “Falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje. Falënderojmë gjithë mbështetësit e Lëvizjes, që na e sollën këtë moment historik. I falemi nderit prej ...
Komentet te VV falënderon qytetarët: Bashkë do ta bëjmë më të mirën për vendin tonë Janë të Mbyllura
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Qeveria e re e Kosovës duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe se Brukseli dhe Uashington janë të gatshëm të angazhohen me udhëheqjen e re, të zgjedhur në mënyrë demokratike. Në një deklaratë me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, raportuesja e PE për Kosovën vlerësoi se aktivitetet zgjedhore ishin “kryesisht të rregullta”, por gjithashtu shprehu keqardhje për problemet me votimin e diasporës dhe parandalimin e të gjithë qytetarëve nga ushtrimi i të drejtave të tyre demokratike. Von Cramon përgëzoi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se pjesëmarrja relativisht e lartë, mjedisi transparent dhe gjithëpërfshirës janë “një ...
Komentet te Viola von Cramon: Qeveria e re e Kosovës duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë Janë të Mbyllura
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se ai mbështet vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në një letër dërguar homologut të tij serbe Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së shtetit serb, presidenti Macron ka thënë se mbështet arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. “Ndërsa diskutuam në Paris, unë mbetem i vendosur të mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e ndërmjetësimit evropian, që synon arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka thënë Macron. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në Bruksel që nga viti ...
Komentet te Macron letër Vuçiqit: Mbështes dialogun me Kosovën Janë të Mbyllura