Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Rezultatet preliminare, Lista Serbe mbi 10.000 vota më pak se më 2019

Lajme
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka marrë 43.746 vota ose 5.56 për qind. Përkrahja për partinë e mbështetur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka shënuar rënie për gati një për qind ose 10.115 vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2019, kur ky subjekt politik mori 53.861 vota ose 6.40 për qind. Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tash ka proceduar 99.20 për qind të votave./KosovaPress ...
Komentet te ​Rezultatet preliminare, Lista Serbe mbi 10.000 vota më pak se më 2019 Janë të Mbyllura

VV fiton bindshëm edhe Mitrovicë

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm edhe në Mitrovicë, me 19.835 vota ose 63.04 për qind të votave duke lënë prapa Partinë Demokratike të Kosovës me 7.995 vota ose 25.41 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 2.002 vota ose 6.36 për qind. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 468 vota ose 1.49 për qind dhe Nisma Socialdemokrate e pesta me 311 vota 0.99 për qind, ndërsa subjektet tjera me 852 vota ose 2.71 për qind. Ndryshe, procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë nuk ka përfunduar ende në Prishtinë, Lipjan dhe Prizren. ...
Komentet te VV fiton bindshëm edhe Mitrovicë Janë të Mbyllura

Në Prishtinë nisin stërvitjet e përfaqësueseve të Grupit B në basketboll

Sport
Përfaqësueset e Grupit B të cilat kanë zbarkuar në Prishtinë për ndeshjet e mbetura kanë filluar stërvitjet e para. Si pjesë e protokollit antiCOVID-19 dhe për rrjedhje sa më të sigurt të procesit, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka gjetur përkrahje nga Worksense për regjistrimin e hyrjeve/daljeve të pjesëmarrësve përmes aplikacionit të tyre. Të gjithë anëtarët e stafit që do të hyjnë dhe dalin nga Hoteli “Four Points by Sheraton Prishtina City” do të regjistrohen. Ndryshe, nga 15-20 shkurt, Prishtina (përveç Kosovës) do të mirëpresë edhe Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun, në dritaren e tretë të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, njofton FBK. /KosovaPress ...
Komentet te Në Prishtinë nisin stërvitjet e përfaqësueseve të Grupit B në basketboll Janë të Mbyllura

​OBSH miraton vaksinën AstraZeneca dhe Universitetit Oksford

Rajoni dhe Bota
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi sot vaksinën e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit për përdorim emergjent. Një deklaratë nga OBSH thotë se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca-SKBio nga Koreja e Jugut dhe Instituti i Serumit nga India është aprovuar, raporton Reuters./KosovaPress ...
Komentet te ​OBSH miraton vaksinën AstraZeneca dhe Universitetit Oksford Janë të Mbyllura

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

Lajme
Një person i moshës 70-vjeç është gjetur sot pa shenja jete në kryeqytet. Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale në Prishtinë. “Rreth orës 16:00 është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ” Fazli Grajçevci” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70-vjeç është pa shenja jete. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti./KosovaPress ...
Komentet te Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Përfundon numërimi në Ferizaj: VV 60.59%, PDK 21,99%, LDK 9.14%, AAK 3.20%

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha 134 qendrat e votimit në komunën e Ferizajt. Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 31 mijë e 506 vota ose 60.59%, LDK 4.753 vota ose 9.14%, Nisma 790 vota ose 1.52%, PDK 11.439 vota ose 21,99%, AAK 1.664 vota ose 3.20% dhe subjektet tjera 1.857 vota ose 3.56%. Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë me 48 për qind të votave. /KosovaPress ...
Komentet te ​Përfundon numërimi në Ferizaj: VV 60.59%, PDK 21,99%, LDK 9.14%, AAK 3.20% Janë të Mbyllura

​Ambasadori Kosnett uron qytetarët për zgjedhjet: Amerika qëndron me Kosovën

Lajme
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se ata me këtë kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Ai në një postim në Twitter ka thënë se Amerika qëndron në krah të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunim me qeverinë e re. “Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, shkruan Kosnett./KosovaPress ...
Komentet te ​Ambasadori Kosnett uron qytetarët për zgjedhjet: Amerika qëndron me Kosovën Janë të Mbyllura

Përfundon numërimi në Pejë: VV 49.14%, LDK 18.83%, AAK 15.22%

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar votat në komunën e Pejës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 21.067 vota ose 49.14%,  LDK 8.075 ose 18.83%, AAK 6.525 ose 15.22%, PDK 3.957 ose 9.23%, IRDK 559 vota ose 1.30% dhe subjektet tjera 2.692 ose 6.28%. Të drejtë votimi në Pejë kanë 104.082 qytetarë në 122 qendra të vendvotimit./KosovaPress ...
Komentet te Përfundon numërimi në Pejë: VV 49.14%, LDK 18.83%, AAK 15.22% Janë të Mbyllura

​Vdes kitaristi dhe punuesi i faqes se parë të KosovaPress-it, Valton Berisha

Lajme
Anëtari i rock bendit të njohur shqiptar të viteve 90-ta, “Purgatory”, Valton Berisha ka ndërruar jetë sot si pasojë e një sulmi në zemër. Berisha gjatë luftës u angazhua me kontributin e tij si atdhetarë me fillimin e punës së KosovaPress-it në krijimin e faqes së parë të Agjencisë së lajmeve KosovaPress dhe mirëmbajtjen e faqes dhe serverit, duke u përballur gjatë gjithë kohës me sulmet nga hakerët serbë, kontribut të cilin e vazhdoi edhe për disa vite pas lufte. Pas çlirimit të vendit, Valtoni u rikthye në Prishtinë për të kontribuar në hapjen e një shkolle të CISCO-s dhe më pas vazhdoi me punën e tij të dashur, programimin, duke shkuar në ...
Komentet te ​Vdes kitaristi dhe punuesi i faqes se parë të KosovaPress-it, Valton Berisha Janë të Mbyllura

Përfundon numërimi në Gjakovë, Vetëvendosje merr 53%

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore në Gjakovë me 21.212 vota apo 53.9 për qind. Pas përfundimit të numërimit të votave në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e dyta me 9.710 vota apo 24.67%. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, parti e tretë në këtë komunë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 3.352 ose 8.52 për qind, Partia Demokratike e Kosovës e katërta me 2.782 ose 7.07 për qind të votave. Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar bindëse në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, me 47.89 për qind të votave ose 377.072 të votave./KosovaPress ...
Komentet te Përfundon numërimi në Gjakovë, Vetëvendosje merr 53% Janë të Mbyllura