Nga 99.84 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.87 për qind ose 378.171 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.40 për qind ose 137.474 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.07 për qind ose 103.291, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.42 për qind ose 58.619, Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind ose 20.506. Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:/KosovaPress ...
Komentet te Numërohen 99.84% e votave: VV 47.87%, PDK 17.40%, LDK 13.07%, AAK 7.42% Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Për shkak të valës së akullit që goditi Teksasin fundjavën e kaluar, industria e naftës u godit, kështu që rafineritë u mbyllën dhe shpërndarësit e gazit u detyruan të vendosnin kufizime. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike në Teksas prezantoi kufizime dhe ndërprerje të energjisë, dhe presidenti i SHBA, Joseph Biden, sot shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe miratoi ndihmën federale për Teksasin. Industria e naftës në Teksas prodhon rreth 4.6 milionë fuçi naftë në ditë, dhe Teksasi gjithashtu ka disa nga rafineritë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters. Për shkak të valës së motit të ftohtë, shpërndarja e energjisë ...
Komentet te Teksas: Temperaturat e ulëta kërcënojnë prodhimin e naftës dhe gazit Janë të Mbyllura
Pas fitimit të titullit të klubit botëror në Doha, Bayern luajti kundër Arminia 3:3 në ndeshjen e fundit të raundit të 21-të të kampionatit gjerman pas kthimit të tyre në Gjermani. Arminia udhëhoqi 2:0 dhe 3:1 dhe ishte një hap drejt fitores së tyre të parë në Munih pas 1979. Sidoqoftë, kampionët e botës dhe Evropës arritën të barazojnë në 3:3. Ishte barazimi i parë për Arminia pas gjashtë humbjeve radhazi, dhe pika e parë në Munih pas 1985. Në pjesën e parë, loja u zhvillua në borë të madhe që mbulonte barin, por në vazhdim të ndeshjes, kushtet për lojë ishin të shkëlqyera. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën ...
Komentet te Barazim midis Bayern dhe Arminia në një ndeshje me gjashtë gola Janë të Mbyllura
Qeveria e kryeministrit slloven Janez Jansha fitoi besimin në parlament sonte dhe propozimi i opozitës për të caktuar Karel Erjavec mandatar për formimin e qeverisë së re nuk kaloi. Opozita sllovene, e bashkuar në Koalicionin e Harkut Kushtetues (KUL), kërkoi një votë mosbesimi për qeverinë Jansha dhe caktoi Erjavec si kryeministrin e saj të ri. Pas një debati parlamentar një ditor në të cilin opozita e majtë-liberale akuzoi qeverinë Jansha për mosrespektim të parimeve kushtetuese, stilin autoritar të qeverisjes, gabimet në politikën e jashtme, distancën nga shtetet qendrore të Bashkimit Evropian dhe menaxhimin e dobët të epidemisë, u mbajt votimi i fshehtë. Vetëm 53 nga 90 vetë votuan në Asamblenë ...
Komentet te Slloveni: Qeveria Jansha mbetet në detyrë Janë të Mbyllura
Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka falënderuar elektoratin për besimin dhënë Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e listës zgjedhore së cilës është nisma e saj Guxo, duke thënë se ajo do të punojë në interesin e qytetarëve dhe do të rikthejë besimin në institucionet e Kosovës. Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se qytetarët e Kosovës dje siguruan një fitore historike. “Unë zotohem të punoj gjithnjë në interesin e tyre, të sjell besim në lidershipin tonë brenda dhe jashtë vendit dhe të rikthej besimin në institucionet tona. Faleminderit nga zemra ime”, shkruan Osmani. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet nacionale me 48 për qind, duke ...
Komentet te Osmani falënderon qytetarët për fitoren e 14 shkurtit: Do të punoj për interesat tuaja Janë të Mbyllura
Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Michael Jordan, do të dhurojë 10 milionë dollarë për ndërtimin e dy spitaleve. Jordan do t’i dhurojë paratë në vendlindjen e tij Wilmington, Karolina e Veriut, në mënyrë që të ndërtojë dy spitale. Michael dhuroi 7 milionë dollarë për Wilmington në vitin 2017, kur u ndërtuan edhe dy spitale. Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave vazhdon me punë humanitare dhe donacione të mëdha. Pasuria e pronarit të Charlotte Hornets vlerësohet në 2.2 miliardë dollarë./KosovaPress ...
Komentet te Michael Jordan do të dhurojë 10 milionë dollarë për ndërtimin e spitaleve Janë të Mbyllura
Një 43-vjeçare shkoi në stacionin vendor të policisë pasi ajo që fillimisht dukej si një rritje e mirëpritur e fuqisë seksuale të bashkëshortit, më pas nisi të shkaktojë probleme serioze mes çiftit. Gruaja e ezauruar fajësonte për këtë “viagran natyrale” të nxjerrë nga arrat e kokosit, të cilat i kanë dhënë burrit të saj 64-vjecar ‘një jetë të re në dhomën e gjumit’. 43-vjeçarja e ngriti çështjen me oficerët e policisë në provincën Chachoengsao në Tajlandë, duke thënë se burri kërkonte seks deri në shtatë herë në ditë, pasi kishte krijuar varësi ndaj pijes së re. Gruaja nuk është emëruar nga mediat vendase, por tha në polici se fillimisht e ...
Komentet te Gruaja ‘e tejlodhur’ ankohet për kërkesat e burrit që pi ‘viagra natyrale’ Janë të Mbyllura
Mbrëmjen e sotme mbërritën 7020 doza të vaksinës anticovid nga kompania Pfizer në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama i priti në aeroportin e Rinasit bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu dhe ministrin Arben Ahmetaj. Ndërkohë vendi ynë është afër marrëveshjes për një shumë të konsiderueshme vaksinash AstraZeneca. Gjatë pritjes së vaksinave Rama ishte në një konferencë me gazetarët dhe pas njoftimit se mbërritën ai i krahasoi vaksinat me fëmijët, duke thënë “Erdhën kalamajtë duhet t’i presim tani”. Gjatë konferencës me gazetarët, ministrja Manastirliu dha informacion për dozat që priten të vijnë në muajt në vazhdim. Ajo tha se priten të vijnë edhe 40 mijë doza të tjera nga Pfizer dhe ...
Komentet te Mbërrijnë 7020 doza Pfizer, Rama dhe Manastirliu i presin në aeroport Janë të Mbyllura
Tortë për Shën Valentin me gjalpë, bajame dhe me shumë çokollatë të shijshme. Përbërësit: ▪ 75 gr. gjalpë ▪ 200 gr. çokollatë e zezë ▪ 180 gr. sheqer ▪ 30 gr. sheqer vanilje ▪ 3 të verdhë të vezëve ▪ 40 gramë miell ▪ 100 gramë bajame të bluara ▪ 5 të bardhë të vezëve ▪ 40 gramë kakao pluhur pluhurosje ▪ 40 gramë grimca çokollate. Përgatitja: 1. Gjalpi ngrohet në temperaturë të dhomës. Furra elektrike nxehet (220°C/me ventilim: 200°C). Një tavë në formë zemre lyhet kujdesshëm me yndyrë. Çokollata grihet trashë dhe shkrihet në avull. Pastaj, ashtu e vakët, lihet të ftohet. 2. Gjalpi i zbutur tundet derisa ...
Komentet te TORTA E TË DASHURUARVE Janë të Mbyllura
Me kalimin e viteve, recetat e këtij gatimi u pasuruan dhe u përvetësuan nga amvisat anëembanë botës. Rizoto është një specialitet italian me bazë orizi që gatuhet me lëngun e mishit, peshkut apo të perimeve, shkruan lajmi.net. Receta e parë e këtij gatimi kremoz daton në vitin 1809 dhe përmbante: gjalpë, salçice, lëngun e kockave, qepë dhe shafran, transmeton lajmi.net.PËR CILËN PARTI DO TË VOTONI MË 14 SHKURT?Me kalimin e viteve, recetat e këtij gatimi u pasuruan dhe u përvetësuan nga amvisat anëembanë botës. Aftësia për të përgatitur një rizoto të mirë është asi nën mëngë për çdo amvisë sepse një pjatë e tillë është shumë e shijshme dhe ...
Komentet te RECETA PERFEKTE E RIZOTOS – KREMOZE DHE E SHIJSHME Janë të Mbyllura