Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Muhaxheri komenton disfatën e thellë të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lajme
Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është deklaruar pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, të cilat nxorën një rezultat të dobët të kësaj partie që rezultoi sot me dorëheqjen e Is Mustafës nga posti i kryetarit. Muhaxheri tha se Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe se do të punojnë për fitoren e LDK-së dhe ndryshimet e nevojshme. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë të Komunës së Pejës, Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, Faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. ...
Komentet te Muhaxheri komenton disfatën e thellë të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit Janë të Mbyllura

Jashari uron Vetëvendosjen për fitore në zgjedhje

Lajme
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se thotë se vendi ynë kaloi një test tjetër të demokracisë. Ai në një postim në Facebook e ka quajtur jetike formimin sa më të shpejtët ë institucioneve të reja për menaxhimin efikas të pandemisë me koronavirus, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtarë. “Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Njëkohësisht dëshiroj që të ...
Komentet te Jashari uron Vetëvendosjen për fitore në zgjedhje Janë të Mbyllura

Mbappe pritet të mos vazhdojë më PSG-në, këto janë dy skuadrat që lidhen me të ardhmen e tij

Sport
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se ka vendosur të largohet nga kampionët e Francës kur kontrata e tij skadon në vitin 2022. Francezi fitues i Kupës së Botës më parë konfirmoi se bisedimet mbi një marrëveshje të re me PSG-në ishin duke u zhvilluar, por ai ka mbetur i pavendosur për të ardhmen e tij deri më tani. Mbappe vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje në Real Madrid ose Liverpool, dhe një kalim në një tjetër skuadër të madhe evropiane supozohet se mund të përfundojë duke u bërë realitet pas 18 muajve, përcjell KosovaPress. Sipas :”Diario Sport”, shoqëruesit e Mbappes kanë qenë në diskutime të shpeshta ...
Komentet te Mbappe pritet të mos vazhdojë më PSG-në, këto janë dy skuadrat që lidhen me të ardhmen e tij Janë të Mbyllura

​Avokati i Popullit: Procesi zgjedhor ishte i sigurt, i lirë dhe demokratik

Lajme
Avokati i Popullit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka vëzhguar për së afërmi zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura dje, më 14 shkurt 2021, gjithmonë duke pasur parasysh se e drejta për të votuar është thelbësore për demokracinë e bazuar në vullnetin e popullit. Bazuar në parimet e monitorimit të pavarur dhe të paanshëm, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 43 punonjës të IAP-së, të cilët, të shpërndarë në ekipe lëvizëse (mobile), kanë vëzhguar procesin e votimit nga perspektiva e të drejtave dhe e lirive të njeriut në pothuajse të gjitha komunat ...
Komentet te ​Avokati i Popullit: Procesi zgjedhor ishte i sigurt, i lirë dhe demokratik Janë të Mbyllura

​LDK-ja brenda 60 ditëve do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e re

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës brenda 60 ditëve do të rizgjedh kryetarin dhe kryesinë e partisë, pas dorëheqjes së sotme të Isa Mustafës dhe thirrjes së Kuvendit të LDK-së për rilegjitimim të strukturave drejtuese. Një ditë pas rezultateve zgjedhore, ku LDK-ja u rendit e treta, kryetari në dorëheqje, Isa Mustafa tha se bartë përgjegjësi objektive për rezultatin, siç e cilësoi zhgënjyes të LDK-së. Mustafa: E kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së Video;2:08 “Shenj të respektimit të votës dhe hapjes së rrugës të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së ...
Komentet te ​LDK-ja brenda 60 ditëve do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e re Janë të Mbyllura

Zyrtare, ky do të jetë trajneri i ri i Borussia Dortmundit

Sport
Marco Rose do të largohet nga Borussia Monchengladbach për t’u bërë trajneri i ri i Borussia Dortmund në fund të sezonit. Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Monchengladbach në faqen e tyre zyrtare, përcjell KosovaPress. “Ne kemi zhvilluar shumë biseda javët e fundit për të diskutuar të ardhmen e Marcos. Për fat të keq, ai ka vendosur ta shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij dhe të largohet këtë verë. Deri në atë kohë, ne do të punojmë shumë për të arritur qëllimet tona në kampionat, kupë dhe Evropa së bashku “, thuhet në këtë njoftim./KosovaPress ...
Komentet te Zyrtare, ky do të jetë trajneri i ri i Borussia Dortmundit Janë të Mbyllura

​Aktakuzë për ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës dhe shpëlarje e parasë

Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me iniciale B.R, I.B, M.E, dhe L.L., për veprat të ndryshme penale. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.R, ka kryer veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe “Shpëlarje e parasë” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe ...
Komentet te ​Aktakuzë për ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës dhe shpëlarje e parasë Janë të Mbyllura

​Lëndohet ylli i Juventusit, mungon në tri ndeshjet e ardhshme

Sport
Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme për shkak të një dëmtimi në muskul dhe synon të rikthehet kundër Spezias në mars. Kolumbiani ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët të kyçit dhe ekzaminimet në J Medical e përjashtuan atë për ndeshjet kundër FC Portos, Crotones dhe Hellas Veronas, përcjell KosovaPress. Lëndimi i tij do të rivlerësohet pas 10 ditësh dhe lojtari synon të rikthehet kundër Spezias më 3 Mars, ose më së voni ndeshjen e madhe kundër Lazios katër ditë më vonë. Juventusi përballet me Porton të mërkurën në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 në Ligën e Kampionëve dhe duhet të ...
Komentet te ​Lëndohet ylli i Juventusit, mungon në tri ndeshjet e ardhshme Janë të Mbyllura

​Njohësit e ekonomisë skeptikë për pritjet nga Qeveria e re

Ekonomi
Sundimi i rendit dhe ligjit, krijimi i vendeve të reja të punës partneriteti ndërkombëtar dhe mbi të gjitha mbështetja e sektorit privat për një zhvillim ekonomik duhet të jetë prioritet i qeverisë së nga partia e Albin Kurtit, e cila dje doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit bazuar në rezultate preliminare.   Këto prioritet sipas njohësve të çështjeve ekonomike duhet të jenë në rend të parë me një angazhim dhe përkushtim pa eufori. Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka thënë për KosovaPress se pavarësisht këtyre kërkesave, nuk mundet të pritet që qeveria e ardhshme do t’i zgjidhë shpejt problemet e shumta të grumbulluara nga qeveritë e ndryshme. Gërxhaliu tha ...
Komentet te ​Njohësit e ekonomisë skeptikë për pritjet nga Qeveria e re Janë të Mbyllura

Në sheshet e Prishtinës vendosen flamujt e Kosovës

Lajme
Me afrimin e shënimit të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në sheshet e Prishtinës janë vendosur flamuj të Kosovës në nder të kësaj feste. Katër sheshet e Prishtinës tani po duken festive, ngase aty po valojnë flamujt kaltër e verdhë. Ndërkohë për organizimin e 13-vjetorit të pavarësisë, qeveria në detyrë ka ndarë 70 mijë euro. Kështu u bë e ditur në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, ku janë renditur vendimet e Qeverisë në detyrë. Po ashtu është zbardhur edhe agjenda shtetërore e aktiviteteve që do të zhvillohen në tri ditët e ardhshme./KosovaPress ...
Komentet te Në sheshet e Prishtinës vendosen flamujt e Kosovës Janë të Mbyllura