Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

QESHQEK TRADICIONAL, RECETA E SHIJSHME E PULËS ME GRURË

Kuzhina
Qeshqeku është padyshim një suvenir në mesin e recetave autentike të kuzhinës shqiptare. Fantastik në shije dhe krejt unik në përbërës dhe përgatitje, ky specialitet tipik shqiptar mbetet ndër pjatat më të përsosura të traditës.   Dikur, Qeshqeku përgatitej në raste të veçanta festash familjare apo kur shtëpinë e vizitonin miq e të afërm. Servirja e Qeshqekut në tryezë ishte një nga mënyrat fantastike përmes së cilës të zotët e shtëpisë nderonin me mikpritjen e tyre miqtë. Sot, kjo pjatë gjendet si një ndër gatimet më të çmuara tradicionale pjesë e menuve të restoranteve tradicionalë. Përgatitja e Qeshqekut kërkon durim dhe mbi të gjitha mjeshtërinë e amvisave në mënyrë që ...
Komentet te QESHQEK TRADICIONAL, RECETA E SHIJSHME E PULËS ME GRURË Janë të Mbyllura

POGAÇE TURKE E MBUSHUR ME DJATHË: AROMË E CILA ZBUKURON ÇDO MËNGJES!

Kuzhina
Përbërësit:   2 lugë të vogla sheqer; – 10 g tharmë të thatë; – 200 g miell të bardhë; – 100 g miell integral; – një lugë e vogël kripë; – 30 ml vaj; – 1 vezë; – 200 ml qumësht të ngrohtë; – 100 g kaçkavall; – 100 g djathë; – 1 të verdhë të vezës. Përgatitja: Ngjisheni brumin nga mielli, qumështi i ngrohtë, tharmi i thatë, kripa, vaji dhe një vezë. Lëreni një orë të qëndrojë. Zhvendoseni dhe lëreni edhe gjysmë ore. Grini në rende kaçkavallin, përzieni me djathin e bardhë. Nga gjysma e djathit bëni një top. Brumin formojeni në rreth me perimetër 15 cm, shtoni topin ...
Komentet te POGAÇE TURKE E MBUSHUR ME DJATHË: AROMË E CILA ZBUKURON ÇDO MËNGJES! Janë të Mbyllura

ËMBËLSIRË ME PORTOKALL DHE VAJ ULLIRI

Kuzhina
Kjo recetë është mjaft e thjeshtë, përgatitet shpejt dhe ka shije të mrekullueshme   – 250 g miell të butë; – 350 g sheqer; – 1 lugë e vogël kripë; – gjysmë luge e vogël sodë bikarbonati; – gjysmë luge e vogël pluhur për ëmbëlsira; – 300 ml vaj ulliri; – 300 ml qumësht; – 3 vezë; – 1 lugë lëvore portokalli të grira në rende; – 60 ml lëng portokalli; – 50 ml liker portokalli. Përgatitja: Nxehni furrën në 180 gradë Celsius, ndërsa kallëpin për tortë të përmasave 22 apo 24 cm lyeni me vaj dhe miell apo mbështilleni me letër për pjekje. Përzieni miellin, sheqerin, kripën, pluhurin për ...
Komentet te ËMBËLSIRË ME PORTOKALL DHE VAJ ULLIRI Janë të Mbyllura

MAJONEZA QË NUK JU SHTON PESHË

Kuzhina
Ndonëse është artikull jo i shëndetshëm, majoneza pothuajse është shtesë e pashmangshme e çdo sandviçi dhe sallate, posaçërisht asaj franceze në të cilën është përbërësi kryesor.   Mirëpo, nëse kujdeseni në ushqim, me siguri në harkun e gjerë e shmangni këtë artikull përplot yndyrë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet patjetër ta eliminoni nga ushqimi! – transmeton Telegrafi. Përbërësit: – 2 lugë vaj ulliri, – 2/3 e filxhanit arra indiane, – 2/3 e filxhanit fara luledielli, – ¾ e lugës së vogël kripë, – ¾ e filxhanit ujë të ftohtë, uthull apo lëng limoni (sipas dëshirës), – 1 hurmë, – 2 thelpinj hudhre, – 1 lugë mustardë. Përgatitja: ...
Komentet te MAJONEZA QË NUK JU SHTON PESHË Janë të Mbyllura

SALLATA ME KALE, AVOKADO DHE LIMON, THESAR VLERASH PËR TRUPIN

Kuzhina
Kale tanimë ka marrë një vëmendje nga të gjithë për shkak të vlerave të mësha që ka për shëndetin e organizmit.   Duke qenë se i përket familjes së barishteve, kale është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë nga më të fuqishmit. Kjo barishte ndihmon trupin në uljen e kolesterolit të keq gjë që çon në një shëndet më të mirë të zemrës suaj. E kombinuar me limon, vaj ulliri dhe avokado, kjo pjatë kthehet në një thesar vlerash e përfitimesh për trupin tuaj. Ndiqni hapat që Agroweb.org ju tregon dhe shijojeni kalen si kurrë mëparë me avokadon kremoze dhe stikat e pishës fantastike. Përbërësit 6 gota kale 1 ...
Komentet te SALLATA ME KALE, AVOKADO DHE LIMON, THESAR VLERASH PËR TRUPIN Janë të Mbyllura

SI TË PËRGATISNI FILETO PULE NË SALCË KREMOZE

Kuzhina
SI TË PËRGATISNI FILETO PULE NË SALCË KREMOZE Gatuni një vakt për ta mbajtur gjatë në mend…   Përbërësit: – 1 spec; – 300 gr panxhar ose spinaq; – dhjamë; – kripë; – piper; – domate të thata; – 200 ml salcë kosi për zierje; – 100 g djathë blu; – hudhër pluhur; – 800 g gjoks pule. Përgatitja: Fërgoni qepët, specat dhe kërpudhat. Shtoni spinaqin, vazhdoni t’i zieni. Hidhni në të kremin për zierje, kripën, piperin, shtoni pluhurin e hudhrës, thërrmoni djathin blu brenda. Shtoni domatet e thara. Prisni që përbërësit të bashkohen. Bëni xhepa në fileto pule, pritni në mes, por jo deri në fund. Mbusheni një pjesë ...
Komentet te SI TË PËRGATISNI FILETO PULE NË SALCË KREMOZE Janë të Mbyllura

SI TË GATUANI PUDINGUN MBRETËROR

Kuzhina
Çdo Krishtlindje, Mbretëresha Elizabet ka për traditë të gatuajë pudingun e famshëm mbretëror. Askush nuk ia dinte recetën dhe shumë kuzhinierë u shokuan nga fakti që një nga ingredientët e kësaj ëmbëlsire ishte birra.   Në një video Live në Instagram, përgatitësit ndanë sekretin. Për të përgatitur dy ëmbëlsira 1 kilogramësh iu nevojiten: 250 gram rrush i thatë i zi 250 gram rrush i thatë kaf 185 gram rrush i thatë i bardhë 150 gram lëvozhga të qëruara 250 gram suet vegjetarian 90 gram miell 12 gram erëza të përziera 2 vezë të plota 180 gram sheqer 275 ml birrë 40 ml rum 40 ml brandy Përgatitja: Miksoni ingredientët e ...
Komentet te SI TË GATUANI PUDINGUN MBRETËROR Janë të Mbyllura

ËMBËLSIRA ME ARRA

Kuzhina
Iu hahet diçka e ëmbël por nuk dini se çfarë të përgadisni? Epo kjo është receta që iu duhet.   E njohur si krostatë me arra, kjo ëmbëlsirë pa dyshim do t’ju përfshijë tërësisht me ëmbëlsinë e saj, transmeton lajmi.net. Kjo është receta e kësaj ëmbëlsire të mrekullueshme, e cila përgatitet krejt lehtë vetë në shtëpi. Përgatitja e ëmbëlsirës me arra Përbërësit Për shtresën e brumit 1 kokërr vezë 150 g sheqer 100 ml vaj luledielli 250 g miell gruri Gjysmë lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash ose sodë buke Një lugë çaji vanilje Për pjesën e mbushjes 250 g sheqer 250 g krem qumështi (pana) 300 g arra (thelpinjtë e arrave duhet të jenë të ndarë në ...
Komentet te ËMBËLSIRA ME ARRA Janë të Mbyllura

​Rama: Nëse mbajmë këtë ekuilibër, nuk kemi nevojë të karantinohemi

Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se nëse mbajmë këtë ekuilibër të situatës së pandemisë nuk ka nevojë të karantinohemi. Duke folur në një komunikim me mediat nga aeroporti “Nënë Tereza” ku mbërritën mbrëmjen e sotme 7020 doza të tjera të vaksinës “Pfizer”, Rama tha se, “ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi, për një mijë e një arsye që i kam dëgjuar me vëmendje edhe nga ekspertë tanë, por dhe nga të tjerë me të cilët komunikoj për të mësuar, dhe ndërkohë gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie që është ...
Komentet te ​Rama: Nëse mbajmë këtë ekuilibër, nuk kemi nevojë të karantinohemi Janë të Mbyllura

Haziri: Sot dhanë dorëheqje kryetari dhe kryesia e LDK-së

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se dorëheqja e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe Kryesisë së kësaj partie, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i partisë dhe të zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se si asnjëherë më parë në historinë e LDK-së nuk ka ndodhur që kryetari, nënkryetari, sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Haziri ndërkaq ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për fitoren e thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Postimi i plotë: Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet ...
Komentet te Haziri: Sot dhanë dorëheqje kryetari dhe kryesia e LDK-së Janë të Mbyllura