Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Fabrizio Romano: Punë e kryer, kjo është skuadra e re e Davide Alaba

Sport
Davide Alaba ka arritur marrëveshje verbale për t’u bashkuar me Real Madridin në muajin Qershor të verës së ardhshme, raporton eksperti i merkatos Fabrizio Romano. Para-kontrata e Alabas si agjent i lirë me Real Madridin është e gatshme dhe do të zgjas dsri në vitin 2025 me 12 milionë euro pagë sezonale, përcjell KosovaPress. Kontrata ende nuk është nënshkruar por “Los Blancos” presin që ta mbyllin atë së shpejti. Alaba do të largohet 100% nga Bayerni dhe Upacemano do të jetë zëvendësuesi i tij. Tutje Romano shton se Chelsea dhe Liverpooli ende nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për ta bindur agjentin e tij./KosovaPress ...
Komentet te ​Fabrizio Romano: Punë e kryer, kjo është skuadra e re e Davide Alaba Janë të Mbyllura

Ngjarjet e datës 16 shkurt (Video)

Ngjarjet e datës 16 shkurt (Video)
Mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 11:00) Do të ketë video – LIVE Mbahet ekspozita e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë, ora 11:00) Do të ketë video Zhvillohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit Kosovë – Shqipëri. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’– Prishtinë, ora 12:00) Do të ketë video Demokracia në Veprim mban konferencë për medie, ku do të shpalos të gjeturat kryesore dhe vlerësimi i DnV-së lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00) Do të ketë video – LIVE Oda e Mjekëve të Kosovës do të bëjë shpërndarjen e Dekoratës Nderi i ...
Komentet te Ngjarjet e datës 16 shkurt (Video) Janë të Mbyllura

​61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë

Lajme
61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 5 janë në respirator (CPAP). Sipas njoftimit thuhet edhe se 14 pacientë që janë të infektuar me COVID-19, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 ...
Komentet te ​61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

OBSH: Mbi 1 milion raste të reja në një javë në Evropë, frikë për variantet e reja

Rajoni dhe Bota
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) njoftoi në daljen e saj më të fundit se rastet në kontinentin e vjetër kanë regjistruar rënie gjatë 4 javëve të fundit edhe pse frika për përhapjen e varianteve të reja mbetet e madhe. Gjithashtu infektimet e reja pavarësisht se në rënie regjistrojnë mbi 1 milion raste në një javë. Mjeket ngrenë alarmin e humbjes së jetës nga tromboza. Shumëkush e lidh me koronavirusin, por të shumta janë ndodhitë mes personave të painfektuar. Mjekët thonë se diçka e tillë vjen si pasojë e mos pasjes së aktivitetit fizik, kryesisht në zonat ku ndalimi i lëvizjes është prezent, ndaj bëjnë thirrje për mbajtjen në forme të ...
Komentet te OBSH: Mbi 1 milion raste të reja në një javë në Evropë, frikë për variantet e reja Janë të Mbyllura

Moti i ftohtë edhe sot

Lajme
Edhe të martën në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë dhe me ngrica. Temperaturat në viset e ulëta do të jenë -11 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius. Ndërsa në viset malore temperaturat do të lëvizin ndërmjet -16 deri n ë-1 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton edhe se të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore, ndërsa të enjten priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme./KosovaPress ...
Komentet te Moti i ftohtë edhe sot Janë të Mbyllura

​Rreth 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Në Kosovë janë rreth 7 mijë raste aktive me COVID-19. Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga 13 marsi 2020-të e deri më tani janë 64 mijë e 519 persona që janë infektuar me virusin korona. Prej tyre 56 mijë e 28 janë shëruara. Mirëpo janë edhe 1 mijë e 545 persona të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.040 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste ...
Komentet te ​Rreth 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Sot konferenca e tretë statusore për Thaçin dhe të tjerët

Lajme
Sot konferenca e tretë statusore për Thaçin dhe të tjerët Në Hagë sot nga ora 11:00 mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit. Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021. “Zyra e Prokurorit të Specializuar ka theksuar se ka adoptuar në drejtim të zbulimit të provave, një mënyrë që do të lejojë që gjyqi të fillojë në shtator 2021”, thuhet në pikën 19 të kësaj shkrese. Sipas tyre koha e ...
Komentet te Sot konferenca e tretë statusore për Thaçin dhe të tjerët Janë të Mbyllura

Ngjarjet e datës 16 shkurt

Ngjarjet e datës 16 shkurt
Mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 11:00) Mbahet ekspozita e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë, ora 11:00) Zhvillohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit Kosovë – Shqipëri. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’– Prishtinë, 12:00) Mbahet ceremonia solemne e dorëzim pranimit të titullit Anëtar Nderi i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Marin Memës gazetar i mirënjohur shqiptar dhe autor i emisioneve dokumentare “Gjurmë shqiptare”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Deçanit, ora 12:00) Oda e Mjekëve të Kosovës do të bëjë shpërndarjen e Dekoratës Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” si dhe ...
Komentet te Ngjarjet e datës 16 shkurt Janë të Mbyllura

​Pelosi kërkon komision të pavarur për hetimin e sulmit në Capitol Hill

Rajoni dhe Bota
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, demokratja Nancy Pelosi, tha sot se ligjvënësit duhet të krijojnë një komision të pavarur me detyrën e rishikimit të “fakteve dhe shkaqeve” të sulmit vdekjeprurës nga mbështetësit e ish- presidentit Donald Trump në Capitol Hill më 6 janar. Në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, Pelosi tha se komisioni do të modelohej nga ai që hetoi rrethanat e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001 dhe do të caktohej, ndër të tjera, që të shqyrtojë faktet në lidhje me gatishmërinë e policisë dhe shërbimeve të tjera federale dhe shtetërore të sigurisë, raporton Reuters. “Është e nevojshme të hetohet plotësisht ajo ...
Komentet te ​Pelosi kërkon komision të pavarur për hetimin e sulmit në Capitol Hill Janë të Mbyllura

Koronavirusi ‘gjunjëzon’ prodhuesit e birrës

Ekonomi
Për momentin, më pak se 30% e bareve dhe restoranteve janë të hapura në Evropë, pasi shumë vende përsëri u drejtuan masave të rrepta për shkak të pandemisë në dhjetor. Një vlerësim i numrit të ndërmarrjeve të hotelerisë që veprojnë në tregun e tyre kryesorë evropian u botua nga prodhuesi i birrës Heineken gjatë shpalljes së rezultateve të biznesit të tij. Vitin e kaluar, ai kishte një humbje neto prej 204 milionë euro dhe të ardhurat ranë 16.7 për qind për shkak të mbylljes së bareve dhe restoranteve, si dhe kufizimeve të tjera në lidhje me tubimet shoqërore dhe shitjen e alkoolit dhe ata njoftuan se do të ristrukturonin afarizmi ...
Komentet te Koronavirusi ‘gjunjëzon’ prodhuesit e birrës Janë të Mbyllura