Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Ambasadori amerikan në Kosovë takon Kurtin

Lajme
Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ambasadori i Shteteve të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar zyrat e Vetëvendosjes, parti kjo e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Kosnett paraditen e së martës takoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati për kryeministër. Takimi mes Kosnett dhe Kurtit u mbajt pa praninë e mediave. Madje edhe pas përfundimit Kosnett nuk ka dhënë deklaratë për medie. Ndërkohë që Kosentt një ditë pas mbajtës së zgjedhjeve ka uruar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se ata me këtë kanë demonstruar përkushtimin ndaj demokracisë dhe një vizion për ...
Komentet te Ambasadori amerikan në Kosovë takon Kurtin Janë të Mbyllura

Formacionet e mundshme të ballafaqimit Barcelona – PSG

Sport
Faza e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve fillon sot me dy ndeshje shumë interesante si Barcelona – PSG dhe RB Leipzig – Liverpool. Padyshim se ballafaqimi ndërmjet skuadrës së Ronald Koeman dhe asaj të Maurizio Pochettinos do të marr vëmendjen kryesore për shkak të kualitetit të madh në këto dy skuadra si dhe rivalitetit të krijuar mes tyre në këto vitet e fundit, përcjell KosovaPress. Dihet se te PSG do të mungojnë dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Di Maria dhe Neymar, por Pohcettino ka deklaruar para ndeshjes se ata janë mëse të përgatitur për këtë ndeshje: Këto janë formacionet e mundshme: Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Mingueza, de Jong, Lenglet, Alba; ...
Komentet te Formacionet e mundshme të ballafaqimit Barcelona – PSG Janë të Mbyllura

RB Leipzig-Liverpool, formacionet e mundshme

Sport
Ndeshja e parë mes RB Leipzig dhe Liverpool do të zhvillohet sot në Budapest, në stadiumin “Puskas”, ku kjo përballje është në kuadër të fazës së 1/16-ës, ndryshe e njohur edhe si faza e eliminimit direkt. Takimi i parë në histori mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në një stadium neutral, për shkak të protokolleve anti-Covid-19, ku Liverpool do të ketë rastin të shfrytëzoj këtë si një avantazh, për arsye se gjermanët nuk do të luajnë si vendas, përcjell KosovaPress. Liverpool do të shikojë sot t’i rikthehet fitoreve, ku nga gjashtë xhirot e fundit në të gjitha garat, ka arritur të regjistrojë katër humbje, dhe vetëm dy fitore. Ndeshja ...
Komentet te RB Leipzig-Liverpool, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

Moti i acartë në Evropë, Stambolli mbyll shkollat, autoritetet greke thirrje qytetarëve t’i kufizojnë lëvizjet

Rajoni dhe Bota
Moti i acartë ka mbërthyer shumë shtete evropiane. E në mes të të ftohtit, qytetarët në Poloni ishin dëshmitarë të një pamje të rrallë të natyrës. Vija bregdetare në qytetin Miedzyzdroje (Meen-za-stroya) është thuajse e ngrirë, duke e kthyer plazhin në një peizazh Arktik me dëborë dhe akull. Ata që mundën ta shihnin, shijuan këtë bukuri të natyrës aspak të zakontë. Dimri i acartë ka pushtuar edhe Stambollin ku u vendos qe shkollat te mbyllen. Objektet e famshme të kultit Hagia Sophia dhe Xhamia Blu u mbuluan nga dëbora. Sipas parashikimeve moti i ftohtë do të vijojë në Turqi të paktën deri ditën e enjte, shkruan Euronews Albania. Greqia po ...
Komentet te Moti i acartë në Evropë, Stambolli mbyll shkollat, autoritetet greke thirrje qytetarëve t’i kufizojnë lëvizjet Janë të Mbyllura

​Tuchel tregon pse startoi me Kepan në portë para Mendyt ndaj Newcastle United

Sport
Thomas Tuchel ka thënë se ai zgjodhi të startojë më Kepa Arrizabalagan në ndeshjen kundër Newcastle United pasi ai donte t’i jepte mundësi portierit të gjente ritmin e lojës, por konfirmoi pas ndeshjes që Edouard Mendy është numri një i tij. Spanjolli thuhet se ishte një nga arsyet pse Frank Lampard u shkarkua, me ish-shefin e “Blues” që nuk u bind nga Kepa dhe kështu zgjodhi për të nënshkruar me Mendyn vitin e kaluar. Mendy ka pranuar vetëm një gol në katër ndeshje që kur Tuchel mori drejtimin e skuadrës, dhe ai ishte një autogol pas një gabimi nga Antonio Rudiger, por u la në bankën e rezervistëve në ndeshjen ...
Komentet te ​Tuchel tregon pse startoi me Kepan në portë para Mendyt ndaj Newcastle United Janë të Mbyllura

Sot zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Sport
Sot zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë për ndër të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës. Kjo ndeshja ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, por për shkak të kushteve jo të mira atmosferike është transferuar në stadiumin KF 2 Korriku. Pjesëmarrës në këtë ndeshje do të jenë yjet e futbollit shqiptarë si: Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, etj. Ndeshja fillon nga ora 12:00/KosovaPress ...
Komentet te Sot zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë Janë të Mbyllura

​Një komision i pavarur do të hetojë sulmin e 6 janarit kundër Kapitolit

Rajoni dhe Bota
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha të hënën se Kongresi do të krijojë një komision të pavarur, të modelit të atij për 11 shtatorin, për të hetuar rebelimin vdekjeprurës që ndodhi në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar. Zonja Pelosi tha se komisioni do të “hetojë dhe raportojë mbi faktet dhe shkaqet në lidhje me sulmin nga terrorizmi i brendshëm i 6 janarit 2021 mbi kompleksin e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe në lidhje me ndërhyrjen në transferimin paqësor të pushtetit.” Në një letër drejtuar kolegëve demokratë, zonja Pelosi tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të japë fonde shtesë për të rritur sigurinë në Kapitol. ...
Komentet te ​Një komision i pavarur do të hetojë sulmin e 6 janarit kundër Kapitolit Janë të Mbyllura

Sot përballen Barcelona dhe PSG, Neymar e kontakton Messin!

Sport
Me të ardhmen e Lionel Messit që vazhdon të mbetet shumë e pa sigurt sa i përket qëndrimit të tij te Barcelona, ish-shoku i tij i skuadrës Neymar me sa duket ka kontaktuar me kapitenin e Barcelonës për një transferim në Paris Saint-Germain. Superylli brazilian Neymar luajti së bashku me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë për katër sezone në LaLiga midis viteve 2013 dhe 2017, para se të nënshkruajë për një transferim rekord botëror me gjigandët e Ligue 1, përcjell KosovaPress. Është e kuptueshme që Manchester City i Pep Guardiolas është gati të bëjë një tentativë për ta sjellë Messin në Premier League, por PSG-ja e Mauricio Pochettinos ...
Komentet te Sot përballen Barcelona dhe PSG, Neymar e kontakton Messin! Janë të Mbyllura

​Pireva: LDK ka njerëz që duan të kontribuojnë në rikthimin e LDK në skenën politike të Kosovës

Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdi Pireva në, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, thotë se reformat në LDK mund t’i bëjnë njerëzit e rritur me sukseset dhe dobësitë e saj. Ai thotë edhe se LDK-ja duhet t’i nënshtrohet rregullave të sistemit demokratik, konkurrues zgjedhor si dhe punës së grupeve punuese profesionale. “Reformat në LDK mund t’i bëjnë njerëzit e rritur me sukseset dhe dobësitë e saj, dhe ajo nuk mund të reformohet kurrë nga mediat e kontrolluara, apo nga ata që kanë ardhë në LDK përmes konjukturave politike dhe fondacioneve të dyshimta! LDK-ja duhet t’i nënshtrohet rregullave të sistemit demokratik, konkurrues ...
Komentet te ​Pireva: LDK ka njerëz që duan të kontribuojnë në rikthimin e LDK në skenën politike të Kosovës Janë të Mbyllura

​Rikthehet Liga e Kampionëve, sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante

Sport
Gara më prestigjoze evropiane e futbollit Liga Kampionëve rikthehet sot për të vazhduar rrugën e saj në fazën e eliminimit direkt, pra faza 1/16. Gjithçka fillon sot me dy ndeshje shumë interesante të cilat zhvillohen me fillim nga ora 21:00, shkruan KosovaPress. Në stadiumin “Camp Nou” Barcelona e pret gjigantin francez Paris – Saint – Germain, një përballje kjo e paparashikueshme. Skuadra franceze është e hendikepuar për këtë ballafaqim pasi nuk i ka shërbimet e dyshes Angel Di Maria dhe Neymar, kurse Ronald Koeman nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e brazilianit Philippe Coutinho. Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet skuadrës gjermane RB Leipzig dhe anglezëve të Liverpoolit. Jurgen ...
Komentet te ​Rikthehet Liga e Kampionëve, sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante Janë të Mbyllura