Në kuadër të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të martën është hapur ekspozita e fotografisë “Kujtesa e Kosovës rambouillet” e reporterit Asllan Krasniqi, fotografi të cilat rrëfejnë momente nga konferenca e Rambujesë. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha se fotografitë e Asllan Krasniqit paraqesin ngjarjet më të dhimbshme të historisë së Kosovës. Teksa shtoi se është nder që fotografitë e sotme po ekspozohen për të parën herë në Bibliotekën Kombëtare. “Këto janë fotografi që nuk janë parë asnjëherë, dhe janë fotografi që sjellin ngjarjen e Rambujesë, një dokumentim i historisë së Kosovës. Të gjitha ngjarjet e gëzueshme dhe të dhimbshme të Kosovës, autori Asllan Krasniqi i ka dokumentuar përmes ...
Komentet te Hapet ekspozita e fotografisë “Kujtesa e Kosovës rambouillet” Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Philip Kosnett, konfirmoi takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett shkroi se uroi Lëvizjen për fitoren ndërsa tha se temë diskutimi ishte atë çfarë e pret qeverinë e ardhshme. Gjithashtu, ambasadori kërkoi që sa më shpejtë të konstitutohet Kuvendi i ri i Republikës dhe të krijohet qeveria e re. “Kënaqësi të takoj Albin Kurtin dhe të uroj Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, shkroi Kosnett ...
Komentet te Kosnett pas takimit me Kurtin: Presim konstitutimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka filluar publikimin e formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet të parakohshme 14 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën të dielën. Të gjithë të interesuarit do të mund të shohin rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve për secilin vendvotim duke shfletuar kopjet e këtyre formularëve të cilët janë plotësuar në vendvotime ...
Komentet te Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë, nuk dihet kur fillon numërimi i votave me postë Janë të Mbyllura
A e mbani mend herën e fundit kur jeni vlerësuar në punë? Të gjithëve ju pëlqen të vlerësohen pavarësisht nëse marrin vetëm një “faleminderit” apo ndonjë certifikatë mirënjohjeje. Në nivel më sipërfaqësor, kur punonjësit vlerësohen janë më të angazhuar dhe më të motivuar në punë, kështu që as kompania nuk do të ketë humbje qoftë të punës, qoftë të punonjësve. Por cilat janë efektet psikologjike që sjellë vlerësimi në vendet e punës? Ka studime të shumta në lidhje me marrëdhënien mes mirënjohjes dhe angazhimit në punë. Një studim nga Universiteti i Pensilvanisë thotë që dy grupe të cilat punojnë për një punë të njëjtë, nuk kanë sukses të ngjashëm, nëse ...
Komentet te Efektet psikologjike të vlerësimit dhe mirënjohjes në vendin e punës Janë të Mbyllura
Një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar një grua në Prishtinë derisa ishte duke punuar në vendin e saj të punës. Nën kërcënimin e armës, asaj iu grabitën një mijë euro para të gatshme. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. “Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri i cili duke e kanos viktimës ia kishte grabitë 1000 (njëmijë euro) para të gatshme. I dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë ...
Komentet te Nën kërcënim të armës, gruas në Prishtinë i grabitën 1 mijë euro Janë të Mbyllura
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale me temën: “Sfidat e zbatimit të standardeve dhe udhëzuesve për sigurim të cilësisë të zonës evropiane të arsimit të lartë, nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit. Profesori Dukagjin Zeka, anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, tha se rikthimi i AKA-së në ENQA është një nga prioritetet tona kryesore. “Agjencia e Akreditimit gjatë vitit të fundit ka miratuar një plan dinamik për zbatimin e të gjitha kritereve për kthim në ENQA. Është bërë një punë e madhe për arritjen e këtyre ...
Komentet te Projekti i financuar nga Ambasada Amerikane ndihmon plotësimin e kritereve për kthimin e AKA-së në ENQA Janë të Mbyllura
Skuadra gjermane Borussia Dortmund thuhet se është në bisedime me portierin e Lazios Thomas Strakosha, raporton “Sky Germany”. 25 vjeçari shqiptar është i pari në listën e portierëve të dëshiruar tek Dortmundi, por gjithashtu kanë edhe opsione të tjera, të cilët është duke i monitoruar, përcjell KosovaPress. Po ashtu edhe Peter Gulasci i RB Leipzig së bashku me Koen Casteels të Wolfsburg, thuhet se janë në listën e gjatë të portierëve, që Dortmund është i interesuar të transferojë. /KosovaPress ...
Komentet te Strakosha drejt Bundesligës gjermane Janë të Mbyllura
Është arrestuar një person në Dubravë të Ferizajt, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe pesë fëmijëve të tij. Madje i njëjti kishte kërcënuar ata me armë duke i kërkuar që të largohen nga shtëpia. Kështu ka raportuar rastin në polici bashkëshortja e tij. “Rreth orës 04:20 ,nga ana e viktimës (f/Kosovare),është raportuar rast i dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj nga ana e bashkëshortit duke i kërcënuar me armë dhe duke kërkuar që të largohen nga shtëpia”, njofton Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt nëpërmjet një komunikate për media. Pas kësaj, njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e 46 vjeçarit ku kanë konfiskuar pesë revole, ...
Komentet te Armë e thika, konfiskohen në shtëpinë e ferizajasit që kërcënoi me armë gruan dhe fëmijët e tij Janë të Mbyllura
Douglas Costa thuhet se është pranë largimit nga Bayern Munich, raporton “Kicker”. Braziliani momentalisht është në formë huazimi tek Bayerni nga skuadra e Juventus-it, dhe kampioni gjerman nuk e ka në plan që të nënshkruajë në mënyrë permanente me të, përcjell KosovaPress. Aventura e dytë e Costas tek Bayerni nuk ka ecur në formën më të mirë, pas shumë lëndimeve të njëpasnjëshme, ku momentalisht është duke u rikuperuar nga një thyerje e lehtë e këmbës. Për Costan, interesim serioz deri tani ka shprehur vetëm skuadra angleze Leeds United, të cilët e shohin atë si zëvendësim të sulmuesit anësor Adama Traore./KosovaPress ...
Komentet te Nuk rehatohet Costa, pritet të largohet sërish nga Bayerni Janë të Mbyllura
SHBA-ja ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 52,685 raste të reja me COVID-19 dhe 985 të vdekur si pasojë e koronavirusit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN. Sipas të dhënave të reja numri total i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 27 692 967 dhe ai i të vdekurve në 486 321. Bilanci i viktimave si pasojë e COVID-19 në botë ka kaluar sot shifrën 2,4 milionë, ndërkohë që pragu prej dy milionë u kaluar më 15 janar. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, aktualisht bëhet fjalë për 2 407 869 të vdekur në botë si pasojë e koronavirusit dhe 109 ...
Komentet te SHBA, numër rekord rastesh me COVID-19 në 24 orë Janë të Mbyllura