Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Nuk dihet kur nis numërimi i votave me postë, KQZ fillon publikimin e formularëve të rezultateve

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë numërimi i votave të ardhura përmes postës. Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi, tha se ende nuk dihet kur do të fillojë pasi që së pari duhet të bëhet skanimi i listës së votuesve. Pasi të përfundojnë të gjitha këto procedura, ai tha se numërimi i votave mund të përfundojë brenda dy ditëve. Këto ai i bëri të ditura në konferencën për media, ku njoftojë se nga sot KQZ do të fillojë me publikimin e formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sa i përket votave me postë, ...
Komentet te Nuk dihet kur nis numërimi i votave me postë, KQZ fillon publikimin e formularëve të rezultateve Janë të Mbyllura

Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, personi ishte me veshje ushtarake dhe me emblemë të UÇK-së

Lajme
Janë gjetur eshtra mortore në varrezat e qytetit të Gjakovës që janë në lokacion në lagjen e Brekocit, në vendin ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë. Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës kanë treguar se janë gjetur mbetjet mortore të një personi të pa identifikuar e që ishte me veshje ushtarake dhe me emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndër tjera në komunikatën për media thuhet edhe se dyshimet dërgojnë që mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së. “Sot me datë 15.02.2021 rreth orës 10:00, Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë se në varrezat e qytetit të Gjakovës që janë më ...
Komentet te Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, personi ishte me veshje ushtarake dhe me emblemë të UÇK-së Janë të Mbyllura

​Avokati i Thaçit: Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i njohur, e as provat e tyre

Lajme
Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë tashmë është duke u mbajtur konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së . Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë gjatë konferencës së sotme ka bërë të ditur se janë duke punuar në nxjerrjen e materialeve. Prokuroria ka trajtuar disa nga çështjet e ngritur nga mbrojtja e Thaçit, sidomos sa i përket identifikimit të dëshmitarëve, për çka thanë se dëshmitarët dhe provat e tyre që do t’i përdorin do të bëhen publike kur të vijë momenti i duhur. “Identifikimin e dëshmitarëve caktimi i një numri i personave është diçka që ndodh si pjesë e hetimit ...
Komentet te ​Avokati i Thaçit: Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i njohur, e as provat e tyre Janë të Mbyllura

Njoftim shtesë (Video)

Njoftim shtesë (Video)
Intervistë: Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tregon shtetin me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për pjesëmarrje në mision paqeruajtës (Video)./KosovaPress ...
Komentet te Njoftim shtesë (Video) Janë të Mbyllura

Japoni, stuhitë e dëborës mbyllin shkolla, bllokojnë shtëpi dhe transportin

Rajoni dhe Bota
Stuhitë e dëborës, që kanë goditur Japoninë Veriore dhe rajonet bregdetare sot, kanë bllokuar shtëpi të tëra dhe kanë sjellë çrregullime serioze në transport. “Një stuhi e fortë goditi ishullin verior të Hokaidos duke bllokuar shtëpi të tëra”, sipas gazetës ”Hokkaido Shimbun”. Një shpërthim prej 162 km/h i erërave u regjistrua në kepin Erimo në Hokkaido dhe 135 km/h në qytetin e Sakatas, prefektura e Yamagatas. Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për “stuhinë më të fuqishme në vite”. “Ju lutemi të përmbaheni nga daljet”, u tha agjencia banorëve në rajon. Agjencia paralajmëroi gjithashtu për dëborë të madhe, valë të larta, erëra të forta dhe ndërprerje të trafikut në veri-lindje dhe ...
Komentet te Japoni, stuhitë e dëborës mbyllin shkolla, bllokojnë shtëpi dhe transportin Janë të Mbyllura

Kurti: Së shpejti do të kemi qeverinë e re

Lajme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett. Ky takim erdhi dy ditë pas mbajtës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Vetëvendosje doli partia e parë. Në këtë takim Albin Kurti që është edhe kandidati për kryeministër, ka thënë se së shpejti Kosova do të ketë qeverinë e re. Nëpërmjet një njoftimi për media nga Vetëvendosje thuhet se në këtë takim është folur edhe për mundësin e bashkëpunimit për projekte konkrete të cilat do të ndihmojnë shtetndërtimin demokratike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. po ashtu është theksuar edhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet ...
Komentet te Kurti: Së shpejti do të kemi qeverinë e re Janë të Mbyllura

KE prezanton një program dedikuar mutacioneve të COVID-19

Rajoni dhe Bota
Komisioni Europian do të prezantojë një program për të studiuar mutacionet e COVID-19, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një intervistë për Echos, publikuar sot. “I quajtur “Hera inkubator”, programi i ri do të përfshijë laboratorët, autoritetet shëndetësore, shkencëtarë dhe Komisionin Europian, me fonde të konsiderueshme të dedikuara”, konfirmoi ajo, pa specifikuar shumat. Tani e tutje, dhe paralelisht me përpjekjet për vaksinat aktuale, ne duhet të ndihmojmë prodhuesit të zhvillojnë kapacitetet prodhuese për vaksinat “e gjeneratës së dytë”, detajoi më tej drejtuesja në këtë intervistë, duke shpjeguar se “këto mutacione na shqetësojnë shumë”, raporton ATSh. Brukseli kishte njoftuar tashmë qëllimin për të prezantuar një agjenci të ...
Komentet te KE prezanton një program dedikuar mutacioneve të COVID-19 Janë të Mbyllura

​16 ankesa në PZAP për ditën e zgjedhjeve

Lajme
16 ankesa për parregullsi në ditën e zgjedhjeve janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nga partitë politike, OJQ-të, kandidatët për deputetë dhe individë të tjerë. Ankesat kryesore të dorëzuara në PZAP kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore, duke bërë fushatë, dërgim i mesazheve telefonike, thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik apo kandidatët e tyre. Këto të dhëna për KosovaPress i ka bërë të ditura kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, i cili tha se ndër ankesat për parregullsi në vendvotim është votimi i shumëfishtë. “Brenda 24 orëve nga ora 19:00 e datës 14.02.2021 deri ne ora 19:00 të datës 15.02.2021, PZAP ka ...
Komentet te ​16 ankesa në PZAP për ditën e zgjedhjeve Janë të Mbyllura

Presidenti italian uron Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Presidenti italian, Sergio Mattarella ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet urimit dërguar presidentes në detyrë, Vjsoa Osmanit , Mattarella ka thënë se Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit insticuional. “Me rastin e festës kombëtare ju përcjell juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira nga Republika italiane. Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia. Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional. Integrimin e Prishtinës në ...
Komentet te Presidenti italian uron Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë Janë të Mbyllura

Ish-krerët e UÇK-së para Speciales

Lajme
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi përmes video-lidhjes janë pjesë e konferencës së Speciales për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj tyre. Ish-presidenti i Kosovës, dy ish-kryeparlamentarët dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, përballjen me Gjykatën Speciale e nisën në fillim të muajit nëntor kur edhe u publikuan aktakuzat ndaj tyre, të cilat iu konfirmuan më 26 tetor. Në paraqitjet e tyre të para, para gjykatësit së procedurës paraprake, të gjithë u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. https://youtu.be/kfNZrxueozQ /KosovaPress ...
Komentet te Ish-krerët e UÇK-së para Speciales Janë të Mbyllura