Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të mërkurën do të mbajë mot i kryesisht i vranët. Vranësira gjatë orëve të pasdites parashihen të shoqërohen me reshje të dobëta bore, me fokus në viset e larta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius. Të enjten parashihet të kemi kushte tjera meteorologjike pasi që parashihet rritje të ndjeshme në fushat termike. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja ...
Komentet te ​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura

Athinë, trafik i paralizuar në kryeqytetin grek nga stuhia e dëborës

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot priti në takim disa nga mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i dhënë përkrahje  Aleancës. Haradinaj falënderoi përzemërsisht gjithë diasporën për mbështetjen e vazhdueshme që i dhanë Aleancës. “Pashk Merturi, Ali Dervishaj, Bajram Mulaj dhe Miftar Kastrati janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve të cilët erdhën në Kosovë në përkrahje të vizionit të Aleancës. Falënderoj përzemërsisht të gjithë diasporën, për mbështetjen e vazhdueshme!”, shkroi Haradinaj në Facebook/KosovaPress ...
Komentet te Athinë, trafik i paralizuar në kryeqytetin grek nga stuhia e dëborës Janë të Mbyllura

Athinë, trafik i paralizuar në kryeqytetin grek nga stuhia e dëborës

Rajoni dhe Bota
Reshjet e mëdha të dëborës në Atikë kanë nxjerrë pothujase jashtë loje sot funksionimin e transportit publik në Athinë, përfshirë sistemin e metrosë. Linja 1, e quajtur ndryshe vija e gjelbër nga Pireu në Kifisia, e metrosë së Athinës është e mbyllur. Trenat në Linjën 3, e quajtur vija blu, po shkojnë vetëm deri në stacionin e Dukisis Plakentias, raporton ATSh. Ndërkohë, pasagjerët që shkojnë në aeroportin ndërkombëtar të Athinës duhet të transferohen në këtë stacion për të përfunduar udhëtimin e tyre. Autobusët dhe trolejbusët po funksionojnë vetëm në periferinë jugore të Athinës. Makinat janë ndaluar të dalin në rrugë si një masë paraprake sigurie për shkak të kushteve të ...
Komentet te Athinë, trafik i paralizuar në kryeqytetin grek nga stuhia e dëborës Janë të Mbyllura

Gjermani, zgjaten ndalimet e hyrjes nga vendet me variante të Covid-19

Rajoni dhe Bota
Kufizimet kufitare që ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë në Gjermani nga zonat e konsideruara me rrezik të lartë për shkak të varianteve të koronavirusit do të zgjaten deri në mars, sipas një propozimi të paraqitur qeverisë gjermane. Ndalimet e hyrjes, që ishin kryelajmi i ditëve të fundit për shkak të kaosit të udhëtimit në kufirin me Republikën Çeke, ishin vendosur fillimisht të qëndronin në vend deri më 17 shkurt, raporton ATSh. Vetëm shtetasit dhe banorët gjermanë mund të hyjnë nga ato vende, me përjashtime edhe për disa punëtorë të kualifikuar dhe logjistikë. Vende të tilla si Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Portugalia janë në listë. Republika ...
Komentet te Gjermani, zgjaten ndalimet e hyrjes nga vendet me variante të Covid-19 Janë të Mbyllura

FSK në mision paqeruajtës gjashtëmujor në Kuvajt, ja si do të përzgjidhen ushtarët

Lajme
Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka konfirmuar për KosovaPress se marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i Forcës do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti, i cili pritet të zgjasë gjashtë muaj. Në një intervistë për KosovaPress, gjeneral Rama tregon nëse do të ketë shtete të tjera partnere me të cilat FSK do të ndër veprojë përveç ushtrisë amerikane, e gjithashtu jep detaje për procedurat e përzgjedhjes së pjesëtarëve që do të shërbejnë në Kuvajt. Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat ...
Komentet te FSK në mision paqeruajtës gjashtëmujor në Kuvajt, ja si do të përzgjidhen ushtarët Janë të Mbyllura

​Mbyllet pa fitues ndeshja e veteranëve Kosovë – Shqipëri

Sport
Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë organizuar një ndeshje futbolli ndërmjet veteranlve të të dy kombëtareve. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin 2 Korriku në Prishtinë ku morën pjesë emra si Erion Bogdani, Armend Dallku, Alban Bushi, Altin Lala, Muharrem Sahiti, Eroll Salihu, Sheremet Isufi, Arsim Plepolli, Haxhi Zeka etj Ndeshja e zhvilluar në kushte shumë të mira atmosferike u mbyll la fitues dhe rezultati ishte 0-0. I pranishëm për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi..KosovaPress ...
Komentet te ​Mbyllet pa fitues ndeshja e veteranëve Kosovë – Shqipëri Janë të Mbyllura

DnV: Zgjedhjet e 14 shkurtit, në përputhje me standardet demokratike

Lajme
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) po vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar në përputhje me standardet demokratike. E vetmja gjë, që i hedh hije këtij procesi në bazë të rezultateve preliminare, sipas Eugen Cakolli nga DnV është numri i madh i votave të komunitetit boshnjak dhe egjiptian në zona që demografia është në shpërputhje me votat e fituara. “Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar dhe zhvilluar në përputhje me të gjitha standardet demokratike. Dita e zgjedhjeve ka kaluar mirë pa dëmtim të integritetit zgjedhor, por është shoqëruar me disa probleme që po përsëriten vazhdimisht. Bazuar në rezultatet preliminare humbja e disa ...
Komentet te DnV: Zgjedhjet e 14 shkurtit, në përputhje me standardet demokratike Janë të Mbyllura

Osmani në takim me Kosnett: Diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve, qytetarët votuan për ndryshimin

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot edhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmani. Osmani thotë se në takim me Kosnettin u diskutua rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Presidentja në detyrë, tutje nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se në takim ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. “Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë diskutuam rreth rezultatit të zgjedhjeve. Unë theksova se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe ...
Komentet te Osmani në takim me Kosnett: Diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve, qytetarët votuan për ndryshimin Janë të Mbyllura

​Orlando uron LVV-në: Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit

Lajme
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, përmes Twiter-it, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Ndërkohë thotë se presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit. Ky është statusi i tij: Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!/KosovaPress ...
Komentet te ​Orlando uron LVV-në: Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit Janë të Mbyllura

Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës rambouillet”, dokumenton Konferencën e Rambujesë

Lajme
Në kuadër të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të martën është hapur ekspozita e fotografisë “Kujtesa e Kosovës rambouillet” e reporterit Asllan Krasniqi, fotografi të cilat rrëfejnë momente nga konferenca e Rambujesë. Me këtë rast, u vlerësua se autori i fotografive ka arritur të shpjegoj me shumë mjeshtëri atë që ndodhi në Konferencën e Rambujesë. Nga folësit u vlerësua se Asllan Krasniqi ka dokumentuar më së miri historinë e dhimbshme dhe atë të lavdishme të Kosovës. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha se fotografitë e Asllan Krasniqit paraqesin ngjarjet më të dhimbshme të historisë së Kosovës. Ai theksoi se është nder që fotografitë e sotme, të papublikuara më parë, ...
Komentet te Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës rambouillet”, dokumenton Konferencën e Rambujesë Janë të Mbyllura