Top golashënuesi i La Ligas spanjolle Luis Suarez, thuhet se e ka një opsion sekret në kontratën e tij aktuale me Atletico Madridin, të cilin nuk do ta përdor, raporton “Marca”. Suarez mund të largohet nga klubi madrilen si lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni, dhe kjo gjë është e përfshirë në kontratën aktuale që e ka uruguajani, përcjell KosovaPress. 34 vjeçari u transferua tek Atletico Madridi nga Barcelona këtë sezon, dhe është duke kaluar nëpër një formë jetësore, ku ka arritur të paraqitet në 18 ndeshje në La Liga, duke regjistruar 16 gola dhe dy asistime për skuadrën e Atleticos./KosovaPress ...
Komentet te Suarez nuk do ta përdor “opsionin sekret” që e ka në kontratën me Atletico Madridin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Skuadra londineze Tottenham Hotspur, thuhet se dëshiron të zëvendësoj trajnerin aktual Jose Mourinho me Brendan Rodgers, raporton Daily Mail. Krerët e Tottenham si duket nuk janë të kënaqur me punën që Mourinho e ka bërë deri tani, ku kanë munguar rezultatet pozitive, dhe tani po synojnë që të nisin bisedimet me trajnerin e Leicester Cityt për ta zëvendësuar trajnerin portugez, përcjell KosovaPress. Momentalisht skuadra e Jose Mourinhos gjendet në vendin e nëntë në Premier Ligën angleze, ndërsa Leicester së bashku me Rodgers pozicionohen në vendin e tretë, me po aq pikë sa ka edhe vendi i dytë Manchester United./KosovaPress ...
Komentet te Ky është trajneri që mund ta zëvendësojë Mourinhon te Tottenhami Janë të Mbyllura
Në agjendën festive të Republikës së Kosovës më rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së saj, Federata e Futbollit ë Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë organizuar një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të të dy kombëtareve e cila u zhvillua në stadiumin 2 Korriku në Prishtinë. Rezultati i kësaj ndeshje ishte i barabartë 0-0, ndërsa protagonistët e këtij evenimenti shprehën urimet e tyre për të gjithë popullin e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së saj. Duke folur për KosovaPress, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka falënderuar yjet e Shqipërisë që pranuan ftesën dhe ishin pjesë e këtij organizimi si dhe ka uruar popullin e Kosovës duke thënë ...
Komentet te Ademi, Lala e Bogdani urojnë qytetarët e Kosovës me rastin e 13 vjetorit te Pavarësisë Janë të Mbyllura
Binak Panxha është dënuar nga Gjykata e Pejës për vrasjen e dy vëllezërve Arsim dhe Ramiz Berisha, me dënim me burgim me 23 vjet. Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.P për shkak se: Me datë 21.07.2018, rreth orës 21:30 minuta, ne pyllin mbi fshat, i cili pyll është pronë e familjes së të pandehurit, për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme, për shkak të prerjeve të pyllit, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët, vëllezërit R.B dhe A.B, në atë mënyrë që tani të ndjerët R dhe A.B së bashku me shokun e tyre, dëshmitarin J.G, rreth ...
Komentet te Binak Panxha dënohet me 23 vjet burg për vrasjen e vëllezërve Berisha Janë të Mbyllura
Rrjeti i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim” (DnV) po vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar në përputhje me standardet demokratike. E vetmja gjë, që i hedh hije këtij procesi në bazë të rezultateve preliminare, sipas Eugen Cakolli nga DnV është numri i madh i votave të iniciativës së Adriana Hoxhiq dhe asaj rome në zonat veriore, ku demografia e komuniteteve boshnjake dhe rome është e vogël. Ai përmes një konference për medie gjatë ditës sotme tha se ppublikimi i rezultateve preliminare dhe daljes në zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore nga KQZ-ja, ka ndikuar në rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së publikut në zgjedhje Cakolli; Zgjedhjet ...
Komentet te DnV: Zgjedhjet e parakohshme janë organizuar dhe zhvilluar me standardet demokratike Janë të Mbyllura
Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë mbledhur kryetarët e dorëhequr të kësaj partie. Mësohet se në takim është edhe kryetari i dorëhequr i kësaj partie, Isa Mustafa. Aty është parë edhe zyrtari i LDK-së Ismet Beqiri. Kjo mbledhje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku LDK doli partia e tretë, për çka Isa Mustafa dhe dorëheqja nga posti i kryetarit të kësaj partie. /KosovaPress ...
Komentet te Mblidhen kryetarët e degëve të LDK-së Janë të Mbyllura
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli ka pritur në takim, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy institucioneve me qëllim të luftimit dhe parandalimit të dukurive negative. Nëpërmjet një komunikate nga BQK thuhet se në takim, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar drejtorin e Policisë së Kosovës rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar dhe masat që janë ndërmarrë në ruajtjen e stabiliteti financiar. Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, falënderoi Guvernatorin e BQK-së për bashkëpunimin e deritashëm, njëkohësisht shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen ...
Komentet te Guvernatori Mehmeti takoi drejtorin Policisë Janë të Mbyllura
Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kërkuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë që sa më shpejtë ta dorëzojë dosjen paraprake të lëndës, në mënyrë që ata të mund të përgatiten për hetimin. Këtë kërkesë e paraqiti avokati i Veselit, Ben Emmerson, i cili kërkoi që dorëzimi i kësaj dosjeje të ndodhë në fillimit të prillit. Emmerson: Dosja paraprake t’i jepet mbrojtjes deri në fillim të prillit Video “Juve do iu sugjeroja që të jepni udhëzime që ju besoj ua kanë dhënë në procesin e konfirmimit në formën që parashikojnë rregullorja dhe kjo dosje paraprake t’i jepet ...
Komentet te Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon që Prokuroria ta dorëzojë dosjen paraprake në fillim të prillit Janë të Mbyllura
3 të vdekur dhe 249 raste të reja me COVID-19, janë shënuar 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: 316 TË SHËRUAR DHE 249 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) ...
Komentet te 3 të vdekur dhe 249 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia. Operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut. Siç njoftojnë nga QKUK, pacienti i moshës 38 vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi. Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit./KosovaPress ...
Komentet te Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, pacientit i hiqet tumori Janë të Mbyllura