Në konferencën e tretë mbi ecurinë e çështje gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, mbrojtja e tyre kanë thënë se nisja e hetimeve nga ana e mbrojtjes varet dhe nga koha se kur do të dorëzohet dosja paraprake e këtij rasti. Si pengesë në nisjen e hetimeve mbrojtja ka përmendur edhe pandeminë COVID-19. Avokati mbrojtës i ish-presidentit, Hashim Thaçi, David Hooper ka deklaruar se edhe nuk kanë nisur përgatitjet për hetimet dhe se nuk shohin mundësi që para muajit prill t’i nisin ato. Hooper: Hetimet nuk mund të fillojnë para prillit Video “Neve ende nuk i kemi filluar përgatitjet për hetimet. Unë personalisht ...
Komentet te Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së: Hetimet nuk mund të fillojnë para prillit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo shpreson që ndeshja kundër FC Portos të jetë fillimi i një ecjeje të gjatë deri në finale të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi portugez kthehet në atdheun e tij kur Juventusi përballet me Porton në fazën e parë të eliminimit direkt nga Champions League. Përpara përplasjes në fazën 1/16 të kësaj gare, Ronaldo tha se ai e respekton kundërshtarin por synon të fitojë në “Estadio Do Dragao”, përcjell KosovaPress. “Nesër kemi një lojë shumë të rëndësishme kundër një ekipi shumë të fortë,” shkroi Ronaldo në Twitter. “Unë vetëm mund të shpresoj se ky mund të jetë fillimi i ecjes së gjatë që duam të bëjmë deri ...
Komentet te Ronaldo para ndeshjes me Porton: Nisemi në rrugën drejt finales Janë të Mbyllura
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Biden ndër tjerash në letrën e tij ka shprehur gatishmërinë e tij që të punojë me qeverinë e re. Ai po ashtu ka ripërmendur edhe çështjen e dialogut me Serbinë, dhe faktin se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke. “SHBA mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë ...
Komentet te Biden uron Osmanin për ditën e pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Mbetje mortore janë gjetur sot në varrezat e qytetit të Gjakovës, të cilat janë me lokacion në lagjen e Brekocit ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë. Në afërsi të këtyre mbetjeve sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjakovë, është gjetur edhe një uniformë ushtarake me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në varrezat e qytetit në lagjen e Brekocit në Gjakovë ishte gërmuar edhe më herët, e nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit është konfirmuar se në këtë lokacion do të kryhen sërish gërmime. Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, major Milazim Lumi, ka dhënë detaje se si është ardhur deri te gjetja e ...
Komentet te Gjetja e mbetjeve mortore në Gjakovë, do të bëhen sërish gërmime në lagjen Brekoc Janë të Mbyllura
Spekulohet se krerët e Norwich Cityt kanë bërë publik çmimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Max Aarons, për të cilin interesim serioz ka shprehur gjiganti gjerman Bayern Munich. 40 milionë euro është shifra që mund t’i sigurojë Bayern-it mbrojtësin Aarons, dhe thuhet se Bayerni e dëshiron me ngulm anglezin në “Allianz Arena”, përcjell KosovaPress. Për Aarons, interesim kanë shprehur edhe Manchester United e Barcelona, por Bayerni është skuadra e cila është duke e kryesuar garën për shërbimet e 21 vjeçarit anglez./KosovaPress ...
Komentet te Ylli i Norwich pritet t’i kushtojë 40 milionë euro Bayern-it Janë të Mbyllura
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk pritet të ketë kufizime të marrë pozitën e kryeministrit, pas fitores së 14 shkurtit. Megjithatë, partitë e ardhshme opozitare mund ta kontestojnë ligjshmërinë e tij në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me aktgjykimin e së njëjtës, ku Kurti nuk u certifikua si kandidat për deputet, meqenëse kishte dënim të plotfuqishëm në tri vjetët e fundit. Drejtori i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj ka thënë për KosovaPress se meqenëse nuk ka ligj për qeverinë, Kurti nuk mund të kufizohet të jetë kryeministër, pasi nuk ka ndonjë kriter ligjor që duhet plotësuar për të qenë në krye të ekzekutivit. Demhasaj: S’ka ligj për qeverinë që tregon çka ...
Komentet te Kurti s’ka kufizime të jetë kryeministër, opozita mund ta kontestojë në Kushtetuese Janë të Mbyllura
“Të Kuqtë” janë pranë transferimit të Florian Neuhaus, i cili ka një klauzolë në kontratën e tij aktuale me Borussia Monchengladbach-in, raporton “Kicker”. Si duket Liverpool është pajtuar me faktin që do ta humbet mesfushorin Georginio Wijnaldum, pasi që bisedimet rreth nënshkrimit të një kontrate të re nuk po kanë progres, dhe tani thuhet se është duke e bërë gati një ofertë për mesfushorin Florian Neuhaus, përcjell KosovaPress. 23 vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, në kontratën e tij aktuale me Borussia Monchengladbach. Raportohet se për Neuhaus të interesuara janë edhe Bayern Munich, Manchester City e Juventus./KosovaPress ...
Komentet te Liverpool po bën gati një ofertë drejt zëvendësimit të Wijnaldum Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.Gj., shtetas i Kosovës, i cili akuzohet për tri vepra penale vrasje, lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe të pandehurit P.Gj., për shkak të veprës penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje. Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mentor Bajraktari, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin A.GJ., e shpalli fajtor për tri veprat penale dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 22 vjet, ndërsa të pandehurit P.GJ., dënim me ...
Komentet te 34 vjet burgim ndaj dy të pandehurve për vrasje Janë të Mbyllura
Që nga përhapja e pandemisë në Kosovë, janë infektuar me COVID-19 mbi 3400 punëtorë shëndetësorë. Prej tyre 18 mjekë kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus, të cilët ishin aktiv në dhënien e shërbimeve shëndetësore. Oda e Mjekëve të Kosovës ka shpërndarëdekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” si dhe dekoratën për arritje Shkencore “Musa Haxhiu”. Tutje, kjo odë po kërkon edhe mbështetje financiare për familjet të cilët kanë humbur gjatë kësaj periudhe anëtarët e tyre të cilët ishin në krye të detyrës. Mezi flet kur kujton jetën e djalit të saj, doktorit të ndjerë Gëzim Berishës nga Peja. Nëna, Fatime Berisha thotë se e ka rritur djalin e ...
Komentet te Oda e Mjekëve ndan dekorata për familjarët e mjekëve që humbën jetën nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë mbledhur kryetarët e degëve të kësaj partie. Pas mbledhjes është deklaruar sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, i cili tha se kryetarët e degëve do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë deri në organizimin e kuvendit i cili do të ndodhë në javët në vijim. Por se kush do të jetë në krye të partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës, Abrashi thotë se ende nuk ka diçka konkrete dhe se pritet të formohet një komisioni i cili do të merret me kandidaturën e që aty do të bëhen të ditur emrat. Abrashi: Kryetarët e degëve mbesin në detyrë, nuk ...
Komentet te Abrashi: Kryetarët e degëve mbeten në detyrë, nuk ka emra për kryetar të LDK-së Janë të Mbyllura