Sllovakia është bërë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me numrin e banorëve, pas rritjes së fundit në numrin e njerëzve që vuajnë nga lloje shumë ngjitëse të COVID. Pavarësisht masave të forta kufizuese në shtatë ditët e fundit, numri i vdekjeve për 100,000 banorë u rrit nga 1.68 në 1.78, tregojnë të dhënat e sotme nga Universiteti Johns Hopkins. Portugalia ishte në krye të listës për më shumë se tre javë, kështu që ra në vendin e dytë me 1.48 vdekje për 100.000 banorë. “Faktori më domethënës për shkak të të cilit numri i rasteve të reja në Sllovaki nuk ka rënë është qarkullimi i ...
Komentet te Sllovakia, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për 100.000 banorë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë Ismet Beqiri ka komentuar zërat e anëtarësisë së kësaj partie për dorëheqjen e tij nga ky post. Ish-kryetari i GP të LDK-së në Kuvend, Ismet Beqiri tha se i kupton ambiciet e njerëzve, të cilat i vlerësoi si normale, por shtoi se kjo s’ka të bëj fare me organizimin e degës. Beqiri: Vazhdoj të jem kryetar I degës së LDK-së në Kodrën e Trimave Video “LDK-ja është e suksesshëm e cila asnjë herë nuk i ka humbur zgjedhjet deri në këtë vit, dhe unë jam shumë krenar që e udhëhiqi atë degë, e para, dhe dyta çdo vendim i ...
Komentet te Beqiri: Vazhdoj të jem kryetar i degës në Kodrën e Trimave Janë të Mbyllura
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili arsyetoi në parlament përdorimin e termit pezhorativ e ofendues “šiptari”. Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se drejtësi do të kërkojnë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Ky është reagimi i tij i plotë: PËR GJUHËN OFENDUESE E DENIGRUESE DO TË NDJEKIM EDHE NË GJYKATËN E STRASBURGUT Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin duke arsyetuar në parlament përdorimin e termit pezhorativ e ofendues “šiptari” kërkon që shqiptarët të jeni si ...
Komentet te Mustafa i reagon Vulinit: Për gjuhën ofenduese do t’i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut Janë të Mbyllura
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi gjashtë vende afrikane sot për shfaqjen e mundshme të Ebola pasi sëmundja serioze u shfaq në Guineja dhe Kongo, tha sot zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris. Guineja raportoi shfaqjen e Ebola të dielën, për herë të parë që nga fundi i epidemisë trevjeçare në vitin 2016, dhe sot ajo tashmë ka regjistruar dhjetë raste, ndërsa në Kongo, sëmundja u regjistrua 10 ditë më parë. “Ne kemi paralajmëruar tashmë gjashtë vende përreth, duke përfshirë Sierra Leone dhe Liberinë, dhe ato po përgatiten shpejt dhe po kërkojnë infeksione të mundshme,” tha Harris. Ajo nuk deklaroi se cilat vende të tjera ishin potencialisht të rrezikuara, raporton Reuters./KosovaPress ...
Komentet te OBSH paralajmëron vendet afrikane për rrezikun nga Ebola Janë të Mbyllura
Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa, pas takimit me kryetarët e degëve të kësaj partie, ka thënë se zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë kah mesi i muajit mars. Mustafa po ashtu tha se nuk ka asnjë dorëheqje të kryetarëve të degëve në këtë parti, teksa shtoi se ende nuk është përmendur asnjë emër për pasardhësin e tij. Mustafa: Deri në mars zgjidhet kryetari i ri i LDK-së Video “Jo, nuk janë përmendur, iu kemi thënë që të mendojnë, të bëjnë propozime ndërkohë do të mundohemi sa më shpejt të kemi propozimet prej degëve, edhe prej kryesisë edhe ta përmbyllim këtë proces sa më shpejt. ...
Komentet te Mustafa: Më mirë të paguajmë çmimin e humbjes se sa të prishemi me SHBA-në Janë të Mbyllura
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka marrë një kërkesë për miratim të kushtëzuar për vendosjen në qarkullim të vaksinës kundërCOVID-19, e cila u zhvillua nga kompania farmaceutike “Jansen”, e cila operon brenda kompanisë “Johnson and Johnson”. EMA deklaron se vlerësimi i kësaj vaksine do të bëhet sipas një procedure të përshpejtuar, me mundësinë e finalizimit deri në mes të marsit 2021. Ndryshe nga vaksinat tradicionale, vaksina Jansen funksionon duke përmbajtur një molekulë ARN që merret në trup për të prodhuar informacion në lidhje me prodhimin e një proteine që përdor virusin SARS-CoV2 për të hyrë në qelizë dhe sistemi imunitar e njeh këtë proteinë si të huaj dhe prodhon antitrupa ...
Komentet te Vaksina Johnson and Johnson në shqyrtim e sipër për përdorim në BE Janë të Mbyllura
Të paktën tre vetë humbën jetën kur një tornado e përshkruar nga vendasit si “ e pazakontë”, u përplas mbi një qytezë të Karolinës së Veriut, ndërkohë që në Teksas qindra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në temperaturë nën zero. Tornadoja shkaktoi edhe 10 të plagosur pasi goditi juglindjen e Brunswick. Ajo shkatërroi shtëpi, rrëzoi linjat e energjisë e shkuli pemë nga rrënjët. Banorët mbetën të traumatizuar. “ Nuk e kemi parë kurrë më parë një gjë të tillë. Shkatërrim gjithandej. Procesi i rimëkëmbjes ka për të qenë shumë i gjatë”, shkroi në rrjetet sociale sherifi i kontesë, John Ingram. Ekipet e emergjencës thonë se ka njerëz të bllokuar ...
Komentet te Tornadoja `nga ferri`, banorët: Nuk e kemi parë kurrë një gjë të tillë Janë të Mbyllura
Talenti 19 vjeçar i Manchester United, Mason Greenwood ka zgjatur qëndrimin e tij në “Old Trafford”, pasi ka nënshkruar kontratën e tij të re, raporton faqja zyrtare e Manchester United. Sulmuesi anglez ka nënshkruar kontratë të re me “Djajtë e Kuq”, që do ta mban atë tek United deri në vitin 2025, përcjell KosovaPress. Greenwood është produkt i akademisë, dhe ka shtatë vite që është pjesë e gjigantit anglez. 19 vjeçari ka arritur të bëjë 82 paraqitje si futbollist profesionist, dhe po ashtu është golashënuesi më i ri që ka shënuar gol në garat evropiane për Manchesterin./KosovaPress ...
Komentet te Greenwood ia beson të ardhmen United-it Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.275 teste të kryera janë regjistruar 358 raste të reja me koronavirus, njofton Ministria e Shëndetësisë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 341 pacientë, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 5 pacientë. Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 97.459 raste, prej të cilëve 88.301 janë shëruar, ndërsa 3.003 kanë ndërruar jetë dhe 6.152 janë raste aktive./AlsatM/KosovaPerss ...
Komentet te 5 viktima dhe 358 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
David Alaba ka konfirmuar se do të largohet nga Bayerni. Austriaku do i jep fund karrierës 13 vjeçare në “Allianz Arena”, ku në fund të këtij sezoni do të largohet si lojtarë i lirë, përcjell KosovaPress. “Nuk ishte një vendim i lehtë. Kam qenë këtu për 13-të vite dhe jam shumë i lidhur me këtë klub. I jam falënderues për shumë gjëra”, tha Alaba për mediat gjermane. I pyetur rreth së ardhmes së tij, Alaba refuzoi të tregonte klubin e radhës, por siç raportohet, destinacioni i radhës do të jetë “Santiago Bernabeu”. “Nuk është sekret që agjentët e mi janë në kontakte të vazhdueshme me shumë klube evropiane. Por ende ...
Komentet te Alaba konfirmon largimin nga Bayerni Janë të Mbyllura