Në Shqipëri numri i infektimeve të reja është në rënie në krahasim me shifrat e ditëve të para të shkurtit, shqetësim mbeten rastet fatale. Gjatë ditës së fundit ka pasur 15 persona të vdekur të moshave 43-91 vjeç dhe 801 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Bie në sy fakti se pjesa më dërrmuese e rasteve ditore janë nga Tirana (479 raste) ndjekur nga Durrësi me 100 raste dhe Saranda me 59 të prekur. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar. Që prej fillimit të pandemisë numërohen 1,582 ...
Komentet te 15 viktima dhe 801 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Shteti i Malit të Zi do të bëhet pronari i përhershëm i dy avionëve për 21 milionë euro, njoftoi sot Milojko Spajiq, ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale. Ai vlerësoi se ishte një hap i madh drejt rivendosjes së fluturimeve, raporton Vijesti. “Marrëveshja katastrofike, e vjetër e qirasë së avionëve midis MA dhe GECAS, e cila parashikonte gjobitje dhe kosto prej 43 milionë euro, është zëvendësuar nga një blerje dhe shitje që do ta bëjë shtetin pronarin e përhershëm të dy aeroplanëve për 21 milionë euro. Për Malin e Zi”, shkruan Spajiq në Twitter./KosovaPress ...
Komentet te Shteti i Malit të Zi do të bëhet pronar i përhershëm i dy aeroplanëve Janë të Mbyllura
Me rastin e Festës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano do të jetë e mbyllur me datë 17 shkurt 2021. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano përmes një postimi në Facebook. Me këtë rast, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës uron të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ndryshe, nesër kjo festë do të shënohet me aktivitete të shumta në të gjithë Kosovën./KosovaPress ...
Komentet te Konsullata e Kosovës në Milano do të jetë e mbyllur për Ditën e Pavarësisë Janë të Mbyllura
Disa kufizime të aplikuara muajin e kaluar në rajonin më të madh të Oslos, për të ndaluar një shpërthim të lidhur me variantin e COVID-19 të zbuluar në Britaninë e Madhe do të hiqen, njoftoi sot qeveria norvegjeze. “Vendimi i qeverisë do të hyjë në fuqi që nga e enjtja”, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Hoie. Në janar, qeveria urdhëroi mbylljen e përkohshme të vendeve të shitje-blerjeve, si edhe të palestrave, pishinave dhe qendrave sportive në rajonin e Oslos, pas shpërthimit të variantit britanik të koronavirusit, që konsiderohet më i transmetueshëm, raporton ATSh. Dyqanet ushqimore, farmacitë dhe stacionet e karburantit u përjashtuan nga mbylljet. Hoie theksoi se masat në të ...
Komentet te Norvegjia lehtëson disa kufizime antiCOVID-19 në rajonin e Oslos Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, njofton se ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor me gradën e kapitenit (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes. Arrestimi i tij është bërë në flagrancë sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në Ferizaj pas një hetimi të përbashkët me zyrtarët e Drejtorisë të Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës. Hetimi i përbashkët lidhur me këtë rast kishte filluar rreth një vit më parë kurse si të dyshuar janë të përfshirë edhe disa qytetarë. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ...
Komentet te IPK arreston një kapiten policor të dyshuar për fajde Janë të Mbyllura
Më 14 shkurt të këtij viti, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Me këtë rast, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, diasporën dhe strukturat e kësaj partie. “Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës dhe përmbylljes së procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, falënderim të posaçëm për të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, strukturat e Aleancës dhe diasporën, për punën e tyre të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. “Urime Dita e Pavarësisë! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai. Haradinaj, përmes një videoje ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke ...
Komentet te Haradinaj me urim për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, falënderon edhe strukturat e AAK-së Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar, presidenti gjerman Frank- Walter Steinmeier, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai italian Sergio Mattarella. Në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth II, ajo ka uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë, duke shfaqur shpresën për tejkalimin e sfidave nga pandemia. Ndërsa, presidenti gjerman Steinmeier, në telegram ka theksuar progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian. “Reformat vendimtare dhe të qëndrueshme për forcimin dhe sundimin e ligjit, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, edhe më tej janë qenësore për ta vazhduar këtë rrugë. Rifillimi i ...
Komentet te Mbretëresha Elizabeth II, Steinmeier, Macron dhe Mattarella urojnë Osmanin për ditën e pavarësisë Janë të Mbyllura
Pothuajse një e katërta e të gjithë të punësuarve në Gjermani punuan nga shtëpia në fund të janarit, sipas një sondazhi të kryer nga Fondacioni Hans Beckler. Kjo do të thotë se numri i njerëzve që punojnë në distancë është rritur ndjeshëm, gjë që qeveria e priste si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar numrin e infeksioneve të koronavirusit në dimër. Në janar 2021, qeveria në Berlin u kërkoi kompanive të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia kudo që të jetë e mundur. Në nëntor, 14 për qind e të punësuarve kanë punuar në distancë ose plotësisht nga shtëpia, dhe në dhjetor, kjo përqindje u rrit në 17 për qind. ...
Komentet te Një e katërta e të punësuarve në Gjermani punojnë nga shtëpia Janë të Mbyllura
Rumania deri më tani ka importuar 1.560.509 vaksina kundër COVID-19 dhe 1.151.112 doza kanë arritur tashmë te qytetarët, tha sot drejtoresha e Bordit Shtetëror të Koordinimit të Vaksinimit (CNCAV), Valeria Georgita. “Ne përdorëm 1.151.112 doza. Janë edhe 262.876 doza në depo,” tha Georgita në një konferencë në selinë qeveritare, njoftojnë mediat rumune. Sipas kreut të CNCAV, deri të martën, Rumania kishte importuar 1.308.509 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe 78.000 doza të vaksinës Moderna dhe 174.000 doza të vaksinës AstraZeneca kishin mbërritur./KosovaPress ...
Komentet te Rumania vaksinon 1.15 milion qytetarë Janë të Mbyllura
Franca është në kërkim të lisave të vjetër për rindërtimin e kupolës së katedrales Notre Dame, e cila u shkatërrua në një zjarr të vitit 2019. Është vlerësuar se rreth 1.000 pemë lisi midis 150 dhe 200-vjeç do të nevojiten për rinovimin e katedrales 96 metra të lartë, transmeton Guardian. Ndërtuesit francezë do të kombinojnë pemët e zakonshme me lisat e vjetër. Presidenti Emmanuel Macron tha se katedralja do të rinovohet plotësisht deri në vitin 2024, por mbetet pyetja nëse kupola, e cila u shtua në vitin 1859, do të riprodhohet në një “mënyrë moderne”, siç zbuloi udhëheqësi francez./KosovaPress ...
Komentet te Franca kërkon lisa 200-vjeçar për rindërtimin e Notre Dame Janë të Mbyllura