Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, e ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë me çdo kusht në skuadër mbrojtësin David Luiz, raporton “The Independent”. Ende nuk ka pasur bisedime mes krerëve të Arsenal-it dhe agjentit të Luiz, por Arteta e sheh atë si lojtar kyç të formacionit bazë, përcjell KosovaPress. Luiz vazhdon të jetë zgjedhja kryesore në qendër të mbrojtjes për Artetan, duke bërë kështu 14 paraqitje këtë sezon, për Arsenalin në Premier Ligë. /KosovaPress ...
Komentet te Arteta dëshiron ta mbajë Luizin në skuadër Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ah, sheqeri në edicionin më të shijshëm – kush do t’i rezistonte? Padyshim jo Somer Jill, një vajze nga Kent në Angli, së cilës nëna e saj së pari i ofroi një çokollatë, megjithëse, ajo thotë se u përpoq ta mbante atë larg këtij ushqimi jo të shëndetshëm. Në çdo rast, Somer mori një kafshatë dhe – në mënyrë të pabesueshme – “u çmend” nga lumturia, siç thonë të rinjtë. Do të pranoni, është më e ëmbël se çokollata. https://youtu.be/hp1kCQcWWJw/KosovaPress ...
Komentet te Reagimi i vajzës së vogël pas shijes së parë së çokollatës Janë të Mbyllura
Një puthje në ballë është një shenjë shumë më intime dhe personale nga sa mendojnë shumë. Kur dikush ju puth në ballë, dijeni që ju zë një vend shumë të veçantë në zemrën e tyre. Ja pse! Ju mund të merrni një puthje si kjo nga shoku juaj kur jeni nën stres, dhe ai dëshiron t’ju ngushëllojë. Por, nëse një person që ju ka dashur më parë në një mënyrë më intime ju puth kështu, kjo do të thotë që marrëdhënia juaj të bëhet më serioze. Po ashtu, një puthje në ballë nga një partner thotë që ai dëshiron të kujdeset për ty, për të të mbrojtur. Me një puthje ...
Komentet te Ja se çfarë do të thotë një puthje në ballë Janë të Mbyllura
U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga mbreti i Suedisë Carl Gustaf R, mbreti i Belgjikës, Philipe Roi des Belges, presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq. Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R dhe ai i Belgjikës, Philipe Roi des Belges në telegramet e tyre kanë uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë. Ndërkaq presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin, duke përmendur marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet të të dy vendeve, ka shprehur kënaqësinë që ky bashkëpunim vazhdon të thellohet pavarësisht rrethanave të krijuara nga pandemia. Edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka përmendur sfidat e shkaktuara nga pandemia, ...
Komentet te Liderë evropianë urojnë Osmanin për Ditën e Pavarësisë Janë të Mbyllura
Gati 4.000 punonjës të kompanisë Amazon morën rezultate të pasakta të testit për COVID-19, pas një gabimi. Rezultatet e provave private të ndara me Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS) në Britaninë e Madhe dhanë 3.853 rezultate të pasakta më 13 shkurt, konfirmoi qeveria, raporton BBC. Punonjësit fillimisht u thanë se ishin negativë ndaj COVID-19, dhe pastaj ata morën një mesazh krejtësisht të ndryshëm. Qendra e thirrjeve të shërbimit “Provo dhe gjeni” në NHS mori më shumë se 500 telefonata nga punonjësit. “Amazon tha se ndoqi udhëzimet e NHS, se punonjësit ishin të vetëdijshëm për gabimin dhe i mbështetën ata për të ndërmarrë hapat e duhur.” Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies ...
Komentet te Rreth 4.000 punëtorë të Amazon morën rezultate të pasakta të testit Janë të Mbyllura
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë ndërmjet Barcelonës dhe Paris – Saint – Germain e vlefshme për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Camp Nou” nga ora 21:00, përcjell KosovaPress. Skuadra e Maurizio Pochettinos paraqitet pa dyshen Di Maria – Neymar të cilët janë të lënduar. Këto janë formacionet zyrtare: Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Sergio, Griezmann, Messi, Dembele, Lenglet, Pedri, Alba, De Jong PSG: Navas, Florenzi, Mrquinhis, Kimpembe, Kurzava, Ganaguye, Verratti, Paredes, Kean, Icardi, Mbappe/KosovaPress ...
Komentet te Barcelona – PSG, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Britania e Madhe regjistroi 799 vdekje të tjera nga COVID sot, ndërsa 10,625 persona të tjerë ishin infektuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Numri i vdekjeve nga koronavirusi është 230 më i lartë se dje, por në Britaninë e Madhe, të dhënat nga e hëna ndonjëherë vonohen derisa të mblidhen të dhëna nga fundjava, raporton Reuters. Shifrat zyrtare tregojnë se 15.6 milionë njerëz në Britaninë e Madhe morën dozën e parë të vaksinës, ndërsa 546.165 njerëz morën dozën e dytë./KosovaPress ...
Komentet te Britania e Madhe raporton 799 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Sot Italia regjistroi sërish rritje të numrit të viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit, me 336 vdekje të reja nga dje që ishin 258, sipas të dhënave nga MInistria italiane e Shëndetësisë. Gjithsej, ka 2 074 pacientë në kujdes intensiv për Covid, me 154 pacientë shtesë në 24 orët e fundit, raporton ATSh. Të shtruarit me simptoma në pavijone të zakonshme tashmë janë 18 463. Aktualisht pozitive janë 393 686 (-4 412 në 24 orët e fundit), të shëruarit janë 2 251 734 (+14 444), ndërsa në izolim shtëpiak janë 373 149 persona (-4 345). Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë tani 2 739 591 dhe ...
Komentet te Itali, sërish rritje e numrit ditor të viktimave nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Nesër, më datë 17 shkurt, me fillim në ora 13:00, do të organizohet akademi solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në përkujdesje të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Akademia solemne do të mbahet në hapësirat e ‘DoubleTree by Hilton’ në Shkup./KosovaPress ...
Komentet te Në Shkup do të mbahet akademi solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Katër milionë qytetarë të Izraelit ose rreth 44% e popullsisë, morën dozën e parë të vaksinës kundërCOVID-19, u njoftua sot nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas të dhënave më të fundit, rreth dy të tretat e izraelitëve të vaksinuar morën vaksinën Pfizer/BioNTech. Rreth tre milionë izraelitë nuk mund të vaksinohen, duke përfshirë ata nën moshën 16-vjeç, njerëz që janë infektuar me COVID dhe disa grupe të tjera të popullsisë. 2.6 milionë izraelitë morën dy doza të vaksinës, raporton Times of Israel./KosovaPress ...
Komentet te Izraeli vaksinon katër milionë qytetarë Janë të Mbyllura