Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Nëntë kuriozitete për Zanzibarin

Lifestyle
Njihuni me ishullin e erëzave, ku koha rrjedh ndryshe, të gjithë përshëndeten me mirësjellje dhe pasdite pinë çaj. Kultura dhe feja Zanzibari është një rajon gjysmë-autonom dhe një ishull në Oqeanin Indian. Edhe pse zyrtarisht i përket Tanzanisë, në pothuajse të gjitha aspektet – politikë, fe, kulturë, madje edhe ushqim – ai ndryshon nga ai vend, shkruan National Geographic. Populli Suahilian jeton në bregun lindor të Afrikës dhe ishujt e saj – ata gjithashtu flasin gjuhën Suahile me të njëjtin emër. Ndërsa të krishterët, myslimanët dhe vendasit jetojnë në pjesën kryesore të Tanzanisë, në Zanzibar, e cila është udhëhequr nga Omani për shekuj, popullsia është pothuajse tërësisht myslimane. Sot, në ...
Komentet te Nëntë kuriozitete për Zanzibarin Janë të Mbyllura

Liga e Kampionëve, Mbappe fundosë Barçën, Liverpooli me një këmbë në fazën tjetër

Sport
Janë zhvilluar të martën dy ndeshjet e para të fazës 1/16 të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Në “Camp Nou” u zhvillua ndeshja kryesore ndërmjet Barcelonës dhe Paris-Saint – Germain, ku skuadra e Maurizio Pochetinos ka korrur një fitore të madhe duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4-1 me tre golat fantastik të francezit Kylian Mbappe si dhe një tjetër të realizuar nga Moise Kean, raporton KosovaPress. Të katër golat e PSG-së erdhën si reagim pas golit të epërsisë së Barcelonës të realizuar nga Lionel Messi nga penalltia në minutën e 27’ të ndeshjes. Ky rezultat ia bënë shumë të vështirë Barcelonës për t’u kualifikuar për në fazën tjetër ...
Komentet te Liga e Kampionëve, Mbappe fundosë Barçën, Liverpooli me një këmbë në fazën tjetër Janë të Mbyllura

​Zbulohet mashtrimi i madh në Kinë: Fiton 3 milionë dollarë duke shitur vaksina me ujë

Rajoni dhe Bota
Kina ka arrestuar drejtuesin e një bande që fitoi gati tre milionë dollarë duke shitur vaksina të rreme kundër virusit korona, raportojnë mediat kineze. Zyra e prokurorit të lartë të Kinës tha se Kong Mu dhe bashkëpunëtorët e tij mbushnin 58,000 vaksina me tretje fiziologjike dhe i shisnin nëpër Kinë, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua. Kong, i cili u arrestua më 25 dhjetor 2020, u mburrej klientëve se kishte marrë paketimin e prodhuesit të vaksinës falë “kanaleve të brendshme”, raporton Business Insider. Grupi fitoi 18 milionë juanë (2.8 milionë dollarë) dhe nëntorin e kaluar, Kong shiti 2,000 doza të vaksinës së rreme një krimineli tjetër të dyshuar me emrin Lee ...
Komentet te ​Zbulohet mashtrimi i madh në Kinë: Fiton 3 milionë dollarë duke shitur vaksina me ujë Janë të Mbyllura

Vuçiq pas ardhjes së Biden në krye të SHBA: Do të ketë presion vetëm mbi Serbinë

Lajme
Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e nevojshme gjetja e një kompromisi për Kosovën. Ai tha se ‘ne jemi duke punuar shumë për këtë’, dhe se bazuar në atë që ai sheh sot, veçanërisht pasi presidenti i ri i SHBA, Joseph Biden, mori detyrën, do të ketë serish presion vetëm mbi Serbinë. Vuçiq iu përgjigj deklaratës se Serbia mund të bashkohet me BE vetëm “së bashku me shtetin fqinj të Kosovës”, të cilën ai nuk e njeh, dhe pyetjes se kur do të ndryshojë kjo: “Ju thoni se është një vend fqinj, ne jo. Është çështje e vizionit dhe gjendjes ...
Komentet te Vuçiq pas ardhjes së Biden në krye të SHBA: Do të ketë presion vetëm mbi Serbinë Janë të Mbyllura

Osmani: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani gjatë ditës ka marrë urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo me këtë rast ka falënderuar mbretëreshën britanike Elisabet II, presidentin gjerman Frank Steinmeir, atë francez Emmanuel Macron dhe italian Sergio Mattarela për urimet e dërguara për ditën e pavarësisë së Kosovës. “Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë”, shkruan Osmani në Facebook. Postimi i plotë: Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet ...
Komentet te Osmani: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë Janë të Mbyllura

Liga e Kampionëve, mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve, këto janë rezultatet

Sport
Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen sonte me fillim nga ora 21:00. Barcelona dhe Paris – Saint – Germain kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1, raporton KosovaPress. E para në epërsi ka kaluar Barcelona me golin e Lionel Messit në minutën e 27’ kur argjentinasi realizoi nga penalltia, por mysafirët e barazuan rezultatin pas vetëm pesë minutave me një gol të bukur të realizuar nga Kylian Mbappe në minutën e 32’. Në ndeshjen tjetër ndërmjet RB Leipzig dhe Liverpoolit vazhdon të mos ketë gola të realizuar dhe skuadra kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë./KosovaPress ...
Komentet te Liga e Kampionëve, mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve, këto janë rezultatet Janë të Mbyllura

​Veliaj uron Kosovën për 17 shkurt: Ja kështu bëhet, dashuri nga Tirana

Lajme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë. “Ja kështu bëhet! Dashni nga Tirana! #Kosova13 , shkruan Veliaj krahas një videoje të postuar në Facebook me një flamur gjigant të Kosovës në godinën e bashkisë që ai drejton. Kosova nesër shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin. <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=354&href=https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/143855934240746/&show_text=false&width=560″ width=”560″ height=”354″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>.KosovaPress ...
Komentet te ​Veliaj uron Kosovën për 17 shkurt: Ja kështu bëhet, dashuri nga Tirana Janë të Mbyllura

Sejdiu: Dorëheqja e Isa Mustafës është me ‘bisht’, LDK pësoi ‘nokaut’

Lajme
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar humbjen e thellë të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai në emisionin Debat të RTK-së ka thënë se nuk ka shumë shpjegim për dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së. “Është një temë që kërkon trajtim të thellë. Çështjet që ua kam adresuar që 11 vjet, kanë qenë të rëndësishme e që LDK-ja me këtë lidership nuk i ka kushtuar kujdes. Është e dhimbshme kjo që ka ndodh me LDK-në”, ka thënë Sejdiu. Ai e ka quajtur “me bisht” dorëheqjen e Isa Mustafës pas debaklit të 14 shkurtit që e renditën këtë parti të tretën me ...
Komentet te Sejdiu: Dorëheqja e Isa Mustafës është me ‘bisht’, LDK pësoi ‘nokaut’ Janë të Mbyllura

​Ende pa marrëveshje mes Ramos dhe Real Madridit

Sport
Real Madridi ende nuk po mund të arrijë marrëveshje me yllin Sergio Ramos, për të nënshkruar një kontratë të re, raporton “Cadena Ser”. Ramos ka thënë që do të vazhdojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”, vetëm nëse Reali vazhdon ta paguajë 12 milionë euro në sezon, përcjell KosovaPress. Presidenti i klubit Florentino Perez së bashku me agjentin e Ramos janë në bisedime të vazhdueshme, ku edhe i është kumtuar lajmi që për shkak të problemeve ekonomike si pasojë e COVID-19, klubi i Realit nuk ka mundësi ta paguajë shumën që po kërkon mbrojtësi veteran. 34-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në fund të këtij sezoni, dhe është spekuluar së fundmi se ...
Komentet te ​Ende pa marrëveshje mes Ramos dhe Real Madridit Janë të Mbyllura

​Liverpool dhe Manchester United të interesuar për yllin e Schalke

Sport
Gjigantët e Premier Ligës angleze në garë për tinejxherin amerikan. Liverpool dhe Manchester United janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Schalkes Matthew Hoppe, raporton “90min”. 19-vjeçari amerikan, i cili sapo ka nënshkruar kontratë profesionale në Gjermani, thuhet se është duke e tërhequr vëmendjen e Manchester City dhe Tottenham, përcjell KosovaPress. Këtë edicion, Hoppe ka arritur të bëjë 11 paraqitje në Bundesligën gjermane, dhe ka arritur të regjistrojë 5 gola për skuadrën e Schalkes./KosovaPress ...
Komentet te ​Liverpool dhe Manchester United të interesuar për yllin e Schalke Janë të Mbyllura