Përvjetori i 13-të i Pavarësisë së Kosovës i gjen shqiptarët e veriut në rrethana të njëjta sa i përket realizimit të të drejtave të tyre individuale dhe kolektive. Ata edhe më tutje ndihen të diskriminuar jashtëzakonisht, ndërsa akuzojnë institucionet se nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim. Emir Azemi, banor i veriut të Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress se tek banorët shqiptarë të asaj pjese nuk ka ndonjë entuziazëm për festë, ndonëse tha se mblidhen mes vete dhe urojnë njëri tjetrin aty ku ka mundësi. Sipas tij, veriu vazhdon të mbetet problem i madh, andaj është e pamundur që shqiptarët në atë pjesë të festojnë me flamuj, ...
Komentet te 13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës i gjen shqiptarët e veriut të diskriminuar? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Që nga 13 marsi i 2020-ës në Kosovë janë infektuar me virusin korona 64 mijë e 768 persona. Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 56 mijë e 344 persona kanë arritur që të shërohen nga infektimi me koronavirus. Mirëpo janë edhe 1 mijë e 548 të tjerë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me SARS CoV2. Ndërkohë që në vend janë 6 mijë e 876 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve ...
Komentet te 1 mijë e 548 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Gjatë së mërkurës në Kosovë do të mbaj mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1deri në 3 gradë Celsius “Të mërkurën do të mbajë mot i kryesisht i vranët. Vranësira gjatë orëve të pasdites parashihen të shoqërohen me reshje të dobëta bore, me fokus në viset e larta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius”, njofton IHMK. Ndërsa, të enjten ...
Komentet te Moti sot, temperaturat minimale -13 gradë Celsius Janë të Mbyllura
Kosova shënon sot 13-vjetorin e shtetësisë së saj me një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet e saj qendrore dhe ato lokale. Ceremonitë për nder të kësaj dite do të fillojnë me ngritjen e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë, në të cilin do të marrin pjesë ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti. Manifestimi qendror do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa nën përkujdesjen e u.d. presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet edhe një pritje shtetërore. Gjatë ditës do të ketë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari ...
Komentet te Aktivitetet me rastin e 13-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura
17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur. Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë. Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri. Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli./KosovaPress ...
Komentet te 13 vjet shtet Janë të Mbyllura
U.d. presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. (Oborri i ZKM-së, ora 08:00) U.d. presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të bëjë homazhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ora 08:30- 10:00) Bëhen homazhe te varri i presidentit Rugova, vendosje kurorash me lule nga liderët shtetërorë. (Velani – Prishtinë, ora 09:00) Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10:00) Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj për nder të përvjetorit të 13-të ...
Komentet te Ngjarjet e datës 17 shkurt Janë të Mbyllura
Bitcoin u ngrit sot mbi 50,000 dollarë, në një rekord të ri të të gjitha kohërave, nxitur, ndër të tjera, nga njoftimi i ndërmarrjes softuerike “Micro Strategies” se do të mbledhë 600 milionë dollarë duke shitur para efektive dhe të investojë të ardhurat në blerjen kriptovaluta më e vjetër në botë. Sipas Reuters, bitcoin arriti një lartësi të re prej 50,602 dollarësh, pasi më parë tregtonte me 3,3 për qind në 49,537 dollarë. Që nga fillimi i vitit, bitcoin është forcuar me rreth 72 për qind, me një rritje të konsiderueshme të regjistruar pasi prodhuesi i makinave elektrike “Tesla” njoftoi se kishte investuar 1.5 miliardë dollarë në blerjen e kësaj ...
Komentet te Bitcoin në një rekord të ri të të gjitha kohërave Janë të Mbyllura
Disa shoqata të konsumatorëve në Evropë kanë bërë një ankesë kundër TikTok lidhur me përdorimin e të dhënave nga platforma. Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) njoftoi ankesën të martën, duke akuzuar rrjetin e njohur social për shfrytëzimin e të drejtave dhe të dhënave të përdoruesve të saj të rinj. “TikTok bie ndesh me shkelje të shumta të të drejtave të konsumatorit të BE dhe nuk arrin të mbrojë fëmijët nga reklamat e fshehura dhe përmbajtja e papërshtatshme,” tha BEUC në një njoftim për shtyp. Organizata gjithashtu u ka kërkuar autoriteteve në 15 vende evropiane që të hetojnë sjelljen e TikTok më tej. Pas një hetimi disa mujor, platforma popullore u ...
Komentet te TikTok akuzohet për shkelje të të drejtave të përdoruesve evropianë në ‘shkallë masive’ Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti është deklaruar në lidhje me organizimin e një referendumi për bashkim me Shqipërinë, ide kjo e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nëse Kosova deri në vitin 2024 nuk integrohet në strukturat euroatlantike. Kurti në një intervistë me Euronews ka thënë se nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votojë pro. “Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë. Mendoj se do të votoja pro. Po”, tha Kurti, i pyetur se si do të votonte në një referendum të ...
Komentet te Kurti: Po të kishte referendum për bashkim me Shqipërinë, do të votoja pro Janë të Mbyllura
Paris – Saint – Germain është treguar skuadër e pamëshirshme në ballafaqim me Barcelonën duke i mposhtur “Blaugranët” në “Camp Nou” me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve. Lionel Messi i kaloi “Katalanasit” në avantazh nga penalltia në minutën e 27’, por Kylian Mbappe shpërtheu duke realizuar tre gola për të përmbysur Barcelonën i ndihmuar edhe nga Moise Kean më një tjetër gol, raporton KosovaPress. Super-ylli argjentinas Lionel Messi ishte i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij dhe në fund të ndeshjes u pa duke u larguar nga fusha tejet i mërzitur. Kjo në fakt, mund të ishte edhe ndeshja ...
Komentet te Messi largohet i mërzitur nga “Camp Nou”, kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Champions me Barçën Janë të Mbyllura