Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Everton-Manchester City, derbi në Premier Ligën angleze

Sport
Një Everton me formë të luhatshme pret në shtëpi një Manchester City të pandalshëm, në kuadër të xhiros 16 të Premier Ligës. “Karamelët” u ndalën në xhiron e fundit nga skuadra e Fulham, ku pësuan humbje me rezultat 2:0, ku në anën tjetër, Manchester City arriti t’i arkëtojë tri pikë të plota kundër Tottenham, kështu duke fituar ndeshjen e 16-të radhazi, përcjell KosovaPress. Pas 23 xhirosh, Manchester City gjendet në vendin e parë në tabelë, me 16 fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 53 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Manchester United. Ndërsa skuadra e Everton, pas 22 ndeshjeve të zhvilluara, ka arritur të regjistrojë 11 ...
Komentet te ​Everton-Manchester City, derbi në Premier Ligën angleze Janë të Mbyllura

Sevilla-Dortmund, të rejat rreth formacioneve

Sport
Sevilla do të përballet sot me Dortmundin, në kuadër të ndeshjes së parë të këtij takimi të Ligës së Kampionëve, ku ndeshja do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”. Të dy skuadrat nuk janë takuar më me njëra tjetrën, që nga sezoni 2009/10, ku atëkohë u takuan në kuadër të Ligës së Evropës, përcjell KosovaPress. Skuadra e Sevillas së fundmi është duke kaluar në formë të shkëlqyer, ku në nëntë ndeshje kanë regjistruar nëntë fitore, duke pësuar vetëm një gol. Në anën tjetër, që nga viti 1997 kur Dortmund arriti të shpallet kampion në këtë garë, dhe së fundmi e kur e prekën finalen në vitin 2013, ...
Komentet te Sevilla-Dortmund, të rejat rreth formacioneve Janë të Mbyllura

​Hoti: Ushtria forcon themelet e shtetit tonë

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në fjalimin e tij para ushtarëve të FSK-së, në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se ende mbetët shumë punë për të realizuar aspiratën për integrime euroatlantike. “Sot festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve. Për t’i dhënë mundësinë këtyre djemve dhe vajzave në radhët e ushtrisë që forcon themelet e shtetit tonë”, tha Hoti. Në shënimin e manifestimit qendror në Kazermën “Adem Jashari”, kanë marrë pjesë ambasadorë të vendeve të QUINT-it, ministri në detyrë Anton Quni, ish komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi dhe ish-ministri Agim Çeku./KosovaPress ...
Komentet te ​Hoti: Ushtria forcon themelet e shtetit tonë Janë të Mbyllura

Kinë: Gjashtë të vdekur nga zjarri në minierën e arit

Rajoni dhe Bota
Gjashtë vetë kanë humbur jetën sot në një zjarr që shpërtheu në një minierë në provincën lindore kineze të Shandong, njoftoi media shtetërore kineze. Zjarri shpërtheu rreth orës 6:00 të mëngjesit gjatë mirëmbajtjes së rregullt të pajisjeve në minierën e arit Chaojiawa në qytetin e Zhaoyuan, raporton Reuters, duke iu referuar agjencisë Xinhua. Dhjetë minatorë ishin bllokuar në minierë për shkak të zjarrit, por katër u shpëtuan dhe u dërguan në spital për mjekim. Një shpërthim ndodhi gjithashtu në një minierë ari në të njëjtën krahinë në janar, duke vrarë 10 minatorë, pas së cilës qeveria provinciale dërgoi një inspektim sigurie për t’u përqendruar në miniera që nuk kishin lidhje ...
Komentet te Kinë: Gjashtë të vdekur nga zjarri në minierën e arit Janë të Mbyllura

​Osmani: Të gjithë bashkë jemi gardian të Republikës së Kosovës

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani u është adresuar njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Osmani tha se liria e Pavarësia e Kosovës do të ishin vetëm ëndërr pa punën dhe sakrificën e presidentit historik, Ibrahim Rugova e komandantit legjendar, Adem Jashari. Gjithashtu, ajo falënderoi vendet partnere që e kanë ndihmuar çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. “Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmoreve nga djersa e mundi i secili prej jush, nga urtësia e brezave të tërë mësuesish mjekësh, burrash e gra që kanë rënë për këtë ditë të shenjtë. Falë kontributit tuaj të vlefshëm të gjithë bashkë ...
Komentet te ​Osmani: Të gjithë bashkë jemi gardian të Republikës së Kosovës Janë të Mbyllura

Njoftim shtesë (Video)

Njoftim shtesë (Video)
Konferencë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve lidhur me procesin që po zhvillohet në këtë qendër. (Ora 13:00) Do të ketë video – LIVE/KosovaPress ...
Komentet te Njoftim shtesë (Video) Janë të Mbyllura

​Pfizer/BioNTech: Ne do të dorëzojmë 200 milionë doza në BE

Rajoni dhe Bota
Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se kanë arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian për furnizimin e 200 milion dozave të tjera të vaksinave kundërCOVID. Kompanitë amerikane dhe gjermane thanë në një deklaratë të përbashkët se ata do të dorëzonin 300 milionë doza që ishin rënë dakord fillimisht dhe Komisioni Evropian do të kërkojë edhe 100 milionë doza të tjera, raporton AP. Pfizer/BioNTech shton se 200 milionë doza do të dorëzohen këtë vit, nga të cilat 75 milionë doza në tremujorin e dytë./KosovaPress ...
Komentet te ​Pfizer/BioNTech: Ne do të dorëzojmë 200 milionë doza në BE Janë të Mbyllura

​Jashari: Shtetin e kemi amanet që ta zhvillojmë

Lajme
Në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Skenderajt me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovë, drejtues të kësaj komune theksuan se sakrifica shekullore e popullit tonë, lufta dhe gjaku i derdhur ndër shekuj është bazamenti i shtetit tonë demokratik të ndërtuar me shumë mund e sakrificë. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se shteti ynë tani pas 13 viteve ekzistencë tani ka nevojë për udhëheqës të mirë dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Jashari: Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen as jetën, tani e kemi amanet që ta duam Video “Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen as jetën, tani ...
Komentet te ​Jashari: Shtetin e kemi amanet që ta zhvillojmë Janë të Mbyllura

​Pa valutë kombëtare edhe pas 13 vitesh mëvetësi, shteti sfidohet nga dinari serb

Lajme
Kosova edhe pas 13 viteve të pavarësisë nuk ka nxjerrë valutën kombëtare, ani pse për të pasur një të tillë, vendi duhet të ketë një bazë relativisht të shëndoshë ekonomike. Megjithëse, valuta nacionale është stemë për një shtet në aspektin ekonomik, ekspertë të fushës dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thonë se nuk është në interesin e shtetit të ketë valutën e saj kombëtare. Sfidë për vendin vazhdon të mbetet dinari i Serbisë që po qarkullon si mjet pagese në komunat me shumicë serbe, dukuri kjo e cila nga njohës të fushës së çështjeve ekonomike po konsiderohet si antiligjore dhe antikushtetuese. Profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi ...
Komentet te ​Pa valutë kombëtare edhe pas 13 vitesh mëvetësi, shteti sfidohet nga dinari serb Janë të Mbyllura

​Abbott: Dita e Pavarësisë mundësi e mirë për të reflektuar mbi sakrificën e së kaluarës

Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e bërjes shtet. Ai në urimin e tij ka shkruar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës. Ambasadori Abbott thotë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë Kosovës. “Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush ...
Komentet te ​Abbott: Dita e Pavarësisë mundësi e mirë për të reflektuar mbi sakrificën e së kaluarës Janë të Mbyllura