Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Hoti: Duke nderuar familjen Jashari, nderojmë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz. Për 56 të rënët e kësaj familje, në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ai tha se janë sakrifica më sublime qe mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Hoti: Duke nderuar familjen Jashari, nderojmë pavarësinë e Kosovës (Video) “Sot bëm nderime këtu tek të rënët e familjes Jashari. Në këtë kompleks për të nderuar familjen Jashari për sakrificën më sublime, më të lartë që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Duke nderuar këta ne nderojmë të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Hoti. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ishte ...
Komentet te ​Hoti: Duke nderuar familjen Jashari, nderojmë pavarësinë e Kosovës Janë të Mbyllura

Ambasada gjermane uron Kosovën: Gëzuar ditën e pavarësisë

Lajme
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e bërjes shtet. “Ne përgëzojmë 🇽🇰 Kosovën dhe të gjithë qytetarët kosovarë në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Urime Dita e Pavarësisë💙💛”, thuhet në urimin e Ambasada së Gjermanisë në Kosovë..KosovaPress ...
Komentet te Ambasada gjermane uron Kosovën: Gëzuar ditën e pavarësisë Janë të Mbyllura

Xhaçka: Ëndrra që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet

Lajme
Ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka duke uruar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se një ëndërr që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet. “Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur”, ka shkruar ajo./KosovaPress ...
Komentet te Xhaçka: Ëndrra që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet Janë të Mbyllura

Homazhe në Prekaz në 13-vjetorin e pavarësisë, Jashari: U deshtë sakrificë për të pritur këtë ditë

Lajme
Të bashkuar për të quar proceset para, është thirrja qe po bën përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekimi. Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ai bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz. Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se u desh shumë mund dhe sakrificë për të arritur te kjo ditë. Veç tjerash, theksoi se të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të quar para proceset. Jashari: Përçarja mund t’i zgjasë proceset të cilat duhet të përfundohen (Video) “Përndryshe po vazhduam të jemi të përçarë mund të na zgjasë edhe më shumë kohë proceset të cilat ka nevojë shumë ...
Komentet te Homazhe në Prekaz në 13-vjetorin e pavarësisë, Jashari: U deshtë sakrificë për të pritur këtë ditë Janë të Mbyllura

​Arrestohet një grua që keqtrajtoi fëmijët e vet

Lajme
Një femër është arrestuar në fshatin Çagllavicë të Graçanicës, pasi që e njëjta sipas bashkëshortit të saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë./KosovaPress ...
Komentet te ​Arrestohet një grua që keqtrajtoi fëmijët e vet Janë të Mbyllura

​Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sport
Liga e Kampionëve mbrëmë u rikthye pas një pushimi të gjatë, ku pamë disa rezultate interesante. Paris Saint-Germain ishte mysafirë i Barcelonës, ku kjo e fundit pësoi humbje të thellë në shtëpi, me rezultat 1:4, dhe Liverpooli, arriti të mposhtë skuadrën gjermane RB Leipzig, ku rezultati përfundimtar ishte 0:2. Faza eliminatore e Ligës së Kampionëve do të vazhdojë edhe sot, ku Juventus është mysafir i Portos. Kurse, Sevilla do të zhvillojë ndeshje kundër Borussia Dortmundit, përcjell KosovaPress. Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në kuadër të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve e gjeni të bashkangjitur më poshtë. 21:00 Porto – Juventus (Stadiumi Dragao) 21:00 Sevilla – Borussia Dortmund (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan) /KosovaPress ...
Komentet te ​Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje interesante Janë të Mbyllura

​Krizat e brendshme politike dëmtuan Kosovën në arenën ndërkombëtare

Lajme
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë vlerësojnë se shteti nuk ka shënuar arritje të mëdha në arenën ndërkombëtare, që sipas tyre, është rezultat i krizave të brendshme politike, korrupsionit dhe shërbimit jo të konsoliduar diplomatik. Si pasojë e kësaj, ata vlerësojnë se ka ngecje në sigurimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Periudhën 13-vjeçare të Kosovës si shtet i pavarur, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti e konsideron periudhë të mundësive të jashtëzakonshme por të arritjeve modeste.   Hoti: Në majë të agjendës kanë qenë zhvillimet e brendshme në Kosovë, asnjëherë politika e jashtme   (Video)   “Shkuarja në zgjedhje në mënyrë të vazhdueshme dhe këto zgjedhje ...
Komentet te ​Krizat e brendshme politike dëmtuan Kosovën në arenën ndërkombëtare Janë të Mbyllura

Osmani e Kurti te varri i Demaçit: Simboli i rezistencës shqiptare, nuk është thyer asnjëherë

Lajme
Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje bënë homazhe edhe pranë varrit të veprimtarit kombëtar, Adem Demaçi. Osmani tha se Demaçi është simboli i rezistencës së shqiptarëve, i cili para lirisë individuale ka vendosur lirinë kolektive. Osmani: Nderuam simbolin e rezistencës së shqiptarëve në Kosovë Video: “Sapo nderuam simbolin e rezistencës së shqiptarëve në Kosovë. Njeriun i cili para lirisë individuale e vendosi lirinë kolektive dhe para interesit të vet, e vendosi interesin e përgjithshëm. Veprimtarin e çështjes kombëtare, zotëri Adem Demaçi”, tha Osmani. Ndërsa, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Demaçi ...
Komentet te Osmani e Kurti te varri i Demaçit: Simboli i rezistencës shqiptare, nuk është thyer asnjëherë Janë të Mbyllura

​Edhe pas 13 vjetësh shtet, papunësia problem i madh në Kosovë

Lajme
Papunësia mbetet shqetësimi dhe problemi kryesor, ani pse sipas të dhënave zyrtare thuhet se ka shënuar rënie. 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më shumë se 30 përqind e popullatës janë të papunë. Gratë, rinia dhe të diplomuarit po konsiderohen si kategoritë më të prekura nga papunësia. Kritika po drejtohen për institucionet që edhe pas 13 vjetësh shtet ende nuk kanë hartuar politika të duhura për hapjen e vendeve të punës. Papunësia mbetet gati me të njëjtat shifra si para shpalljes së pavarësisë dhe pas saj. Hulumtuesi në Institutin GAP, Jeton Mehmeti thotë se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm, ndërkohë që edhe atyre që kanë pasur marrëdhënie pune, ...
Komentet te ​Edhe pas 13 vjetësh shtet, papunësia problem i madh në Kosovë Janë të Mbyllura

Ambasadori italian uron Pavarësinë e Kosovës: Italia qëndron krah jush

Lajme
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Orlando në urimin e tij ka ritheksuar qëndrimin e presidentit italian, Sergio Mattarella i cili tha të martën se Italia qëndron krah Kosovës. Orlando ndër tjera shkruan edhe se Italia do të mbështes me vendosmëri konsolidimin institucional dhe angazhimin e saj për reforma. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! Siç ka shkruar Presidenti Mattarella, Italia qëndron përkrah jush, duke mbështetur me vendosmëri konsolidimin institucional dhe angazhimin tuaj për reforma, në rrugën drejt shtëpisë sonë të përbashkët europiane. Përpara! #Kosova13 🇮🇹🇪🇺🇽🇰”, ka shkruars Orlando./KosovaPress ...
Komentet te Ambasadori italian uron Pavarësinë e Kosovës: Italia qëndron krah jush Janë të Mbyllura