Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sot është hapur ekspozita “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”, ku u shtrua nevoja e sistemimit të dokumentacionit arkivor në mënyrë që të prezantohet siç duhet historia e Kosovës. Në hapjen e kësaj ekspozite u bë e ditur se këtë vit do të fillojë ndërtimi i kullës së heroit Salih Çekaj. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se është e rëndësishme që të sistemohet i gjithë dokumentacioni arkivor për njerëzit që kanë sakrifikuar për lirinë. Ai tha se ndihet i nderuar të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës për veprimtarinë e Salih Çekajt jo vetëm si kryeministër, por edhe si ...
Komentet te Hoti: Të sistemohet dokumentacioni arkivor për njerëzit që u sakrifikuan për liri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar sot të gjithë qytetarët e Kosovës në 13 vjetorin e pavarësisë, pas vizitës për homazhe që bëri në Prekaz së bashku me lidershipin e partisë. “Në këtë datë të shenjtë për të gjithë ne, mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e dëshmorëve, me invalidët dhe veteranët e UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook. Ai ka thënë se sot e ndjejnë mungesën e themeluesëve të shtetit, presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë. “Në këtë përvjetor të 13-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e ndjejmë mungesën e themeluesëve të shtetit ...
Komentet te Krasniqi: Në këtë ditë feste, zemrat tona janë me familjet e dëshmorëve dhe themeluesit e shtetit që po mbahen në Hagë Janë të Mbyllura
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilët kanë ardhur përmes postës nga data 2 deri më 12 shkurt. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Elezi: Pas disa dite dihet numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit Video ”Në QNR, Shërbimi Votues i KQZ-së ka filluar procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat kanë ardhur nga jashtë̈ Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postes nga 2 deri më 12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse pakot në ...
Komentet te Elezi: Pas disa dite dihet numri i saktë i fletëvotimeve nga diaspora Janë të Mbyllura
13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Komuna e Vushtrrisë e ka shënuar përmes një akademie solemne, në të cilën u vlerësua lartë lufta për liri e pavarësi të vendit. Kjo akademi solemne është organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili tha se më 17 shkurt 2008 u lind Republika e ëndrrave të shumë gjeneratave, një shtet i lirë e i pavarur i ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së, dijen e intelektualëve, sakrificën dhe lotin e nënave kosovare. Kreu i Vushtrrisë tha se populli i Kosovës asnjëherë nuk është ndalur së kërkuari të drejtën e vet për të qenë i lirë dhe i ...
Komentet te 13-vjetorin e pavarësisë Vushtrria e shënon me akademi solemne Janë të Mbyllura
Kryeministri i ri italian Mario Draghi kërkoi sot rindërtimin e vendit, goditur nga një krizë shëndetësore dhe ekonomike, brenda një Bashkimi Evropian më të integruar. “Ashtu si qeveritë menjëherë pas luftës, ne kemi përgjegjësi të fillojmë një Rindërtim të Ri”, konfirmoi ai gjatë prezantimit të programit të rij në Parlament. “Ky është misioni ynë si italianë, të lëmë një vend më të mirë dhe më të drejtë për fëmijët tanë dhe nipërit tanë”, shtoi ai. Mario Draghi, i cili pasoi Giuseppe Conten, mori drejtimin e vendit në një situatë shumë të vështirë. Italia që po i afrohet pragut prej 100.000 të vdekur si pasojë e COVID-19, ka regjistruar në vitin ...
Komentet te Draghi: Të rindërtojmë Italinë brenda një Evrope më të integruar Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i ka dërguar një mesazh urimi homologes së tij Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Osmanit, ku thekson se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës për liri, sovranitet e drejtësi. “Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju dërgoj urimet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht. Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës për liri, sovranitet e drejtësi. ...
Komentet te 13-vjetori i pavarësisë, Ruçi uron Osmanin: Shqipëria mbështet dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë Janë të Mbyllura
Kosova ka shënuar Ditën e Pavarësisë me një manifestim qendror në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. Aty ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për unifikim në mënyrë që, siç tha ajo, t’i japin kuptim shtetit të Kosovës. Osmani e cila është komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se Kosova është e pavarur dhe e tillë do të mbetët gjithnjë me kufijtë e saj aktual. Osmani: Sot na duhet solidaritet dhe unifikim (Video) “Para nesh kemi sfida të cilat do të testojnë jo vetëm durimin, përmbajtjen, por edhe gatishmërinë tonë që problemet e hapura t’i mbyllim me maturi dhe gjithnjë në interesat e vendit ...
Komentet te Osmani: Sot na duhet solidaritet dhe unifikim Janë të Mbyllura
Ford ka njoftuar se do të ndërtojë një makinë të re elektrike në Evropë duke përdorur kornizën mekanike të Volkswagen – një platformë për automjetet me bateri dhe se do të shpenzojë 1 miliard dollarë për të rindërtuar një fabrikë në Gjermani për të prodhuar makina me emisione zero. Presidenti i Fordit në Evropë Stewart Rowley u tha gazetarëve sot se fabrika në Këln do të ndërtojë një model të automjetit elektrik të pasagjerëve që do të hynte në treg në mes të vitit 2023 dhe është e mundur që një model tjetër të prodhohet atje. Ai tha se ishte pjesë e përpjekjeve të Ford për të ofruar versione plotësisht ...
Komentet te Ford prodhon makinën e re elektrike në platformat e Volkswagen Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 375 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1123 tiketa trafiku. Ndërkohë, kanë ndodhur edhe 15 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te 375 tiketa për mosrespektimin e masave-Covid-19 Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina e ka shijuar në maksimum festën e Shën Valentinit me partnerin e saj Fisnik Syla. Ndonëse kanë kaluar disa ditë, kanë zbuluar nëpërmjet postimeve në rrjete sociale se si ishin ato ditë për ta. Syla postoi disa imazhe në Instastory, ku duket i shtrirë në vaskë të mbushur me petale të kuqe, ka vënë një maskë në fytyrë dhe përballë tij është Fjolla. “Qe ç’ka të bon nusja”, shkroi Syla. Ndërsa Fjolla postoi fotografi krah Fisnikut, i cili e kishte mbushur dhomën me trëndafila të kuq për këngëtaren. “Ka vetëm një lumturi në jetë: të duash dhe të dashurohesh. Faleminderit dashuria ime për këtë surprizë ...
Komentet te I shtrirë në vaskë me maskë në fytyrë, partneri i Fjolla Morinës publikon fotografi nga Shën Valentini Janë të Mbyllura